Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all 739 articles
Browse latest View live

Rina Osmani: Në të ardhmen e shoh veten si një ‘muziko-terapiste’ (VIDEO)

$
0
0

Vitin e kaluar, Rina Osmani filloi studimet në drejtimin e psikologjisë. Por, ajo ka një lidhje shumë të ngushtë edhe me muzikën. Rina është marrë me muzikë dhe art që në moshë të hershme. Ajo vazhdimisht mundohet të kontribuojë në shoqëri, në nxitjen e mendimit kritik te të rinjtë edhe në sferat siç është aktivizmi, ka marrë pjesë në konferenca lokale, rajonale dhe globale, si dhe angazhohet në promovimin e projekteve multikulturore dhe shkencore. Gjithë këtë arriti ta kultivojë pas përzgjedhjes si Alumni Koordinatore në Këshillin Amerikan, rrjetin e gjërë të YES Alumnive, shkruan Portalb

Intervistën me Rinën e nisëm me historinë dhe lidhjen e ngushtë që ajo ka me muzikën. Në skenë Rina ka pasur mundësi të këndojë solo, në kor, si dhe me praninë e orkestrës dhe ajo ndau me ne eksperienca të ndryshme që ka kaluar.

“Solo këndimi është pak më i vështirë pasi që kërkon shumë më shumë ushtrim dhe gjatë performimit kërkohet të aktrosh, të vësh në pah emocionet dhe ta mbizotërosh/eksplorosh stilin personal. Ndërsa këndimi në kor është ekperiencë edhe më e bukur, pasi që ndjehesh një me të tjerët dhe e trajnon veshin me harmoni apo vija melodike të tjera nga e jotja. Në fund, këndimet me orkstër janë kulmi i seriozitetit, po edhe gdhendjes tënde si këngëtare profesioniste.” u shpreh Rina.

Pjesëmarrja e Rinës në ansamble dhe performanca ka qenë çdo herë një përvojë e cila jo vetëm që i ka dhuruar kënaqësi shpirtërore por edhe e ka edukuar dhe ka transformuar një version të ri të vetes.

“Ndonjëherë kam ndjesinë sikur unë u zhyta në muzikë rastësisht. Ishte një zgjedhje eksprimentale, sa për ta provuar përshtatjen time në këtë sferë. Mendoj që udhëheqjen dhe inspirimin e kam plotësisht nga mësuesja ime e kantos e cila më ka përkrahur në çdo hap dhe më ka motivuar me fjalë të mira, buzëqeshje konstante dhe një ligjërim me standarde perëndimore.” tha Rina.

Rina bën një lidhje shumë të bukur mes psikologjisë dhe muzikës. Ajo në të ardhmen e afërt e sheh veten si një muzikoterapiste, një sferë jo shumë e njohur në vendin tonë. Ndërsa në vazhdim Rina shpjegoi për ne se çfarë ndikimi ka muzika në organizmin tonë:

“Para se të flasim për organizmin tonë, duhet potencuar se ka lloje të ndryshme të muzikës (jazz, blues, klasik, rock, ritmike), të cilat mund të emetohen nga instrumente të ndryshme. Tani, cila ka qenë përvoja jote e parë me muzikë? Nëse e analizojmë thellësisht këtë pyetje, pa marrë parasysh percepcionin tënd rreth muzikës, përgjigjja do të jetë muaji i pestë kur ke qenë në barkun e nënës. Në muajin e pestë të shtatëzënisë, fetusit i zhvillohen shqisat e dëgjimit. Duke pasur parasysh këtë fakt, është shumë e rëndësishme që bebeve mos u ekspozohet muzikë e cila ka një ritëm të shpejtë, pasi që ajo rezulton me rrahje më të shpejta të zemrës duke e shqetësuar fetusin. Nga ana tjetër, muzika e qetë klasike është zgjedhje më e rekomanduar për një përvojë të parë me muzikën.” Tha Rina Osmani.

Një prespektivë tjetër psikologjike rreth muzikës është ajo e psikologjisë evolutive. Muzika dhe arti kanë qenë prezent te njerëzit edhe para se të flisnin. Këndimi si dukuri vërehet edhe te kafshët, siç janë zogjtë, balenat, të cilat prodhojë tinguj për komunikim. Efekti i muzikës përdoret edhe në përmirësimet e çrregullimeve të lëvizjeve, si për shembull stimujt ritmik të dëgjimit janë treguar se e përmirësojnë aftësinë e ecjes së pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit dhe me goditje në tru.

Shëndeti mendor është esenca për një jetë të lumtur. Muzika ka aftësinë që të krijon përvoja të këndshme dhe reagime pozitive emocionale. Kur dëgjojmë muzikë shihet një aktivizim në rajonet e trurit, si amigdala, striatumi ventral, truri i mesëm. Të gjitha këto fusha aktivizohen edhe në situata të tjera të këndshme emocionale. Pra, në jetën e pëditshme, trupi ka një bombardim nga neurotransmetuesit, siç janë dopamina, serotonina dhe oksitocini.”tha Rina.

Ndërsa mesazhi që ajo përcolli për të gjithë artistët e rinj është që të jenë sa më kreativ, më origjinal, më autentik dhe të mos shqetësohen nga kritikat dhe paragjykimet që njerëzit i kanë për ta dhe më e rëndësishmja është që të kënaqen me punën që bëjnë.


U mbajt për herë të parë Festivali i Teatrit në Kërçovë “Uskana” (VIDEO)

$
0
0

“Shfaqja që shkon mbrapsht”-Shkup mori vendin e parë në Festivalin e Teatrit i quajtur Uskana i cili u mbajt sivjet për herë të parë në Kërçovë nga 3 deri më 9 dhjetor. Në këtë qytet që nga nata e parë e festivalit, u vërejt etja për art dhe teatër, ku kishte një intersim tejet të madh për t’i ndjekur shfaqjet. Përveç kësaj, kishte një interesim nga ana e vullnetarëve për të realizuar këtë festival, ku numri shkoi deri në 30 veta. Në një intervistë për Portalb, Rrahim Ramadani, një prej organizatorëve të festivalit, foli më shumë rreth këtij evenimenti.

Për këtë projekt ne aplikuam përmes Shoqatës Artistike ArTact-Us nga Kërçova, shoqatë e cila vitin e ardhshëm do t’i bëjë pesë vjet ekzistencë. Gjatë këtyre pesë viteve ne kemi realizuar rreth 22 aktivitete. Vitin e kaluar ne menduam të bëjmë diçka më të madhe, meqë jemi të gjithë njerëz të teatrit, vendosëm të bëjmë një festival teatri, i cili i mungonte qytetit tonë. Që nga fillimi i festivalit u vërejt një interesim i madh nga publiku për t’i ndjekur shfaqjet. Një gjë që na bëri shumë përshtypje është se kemi një interesim shumë të madhe nga gjimnazistët për të na ndihmuar vullnetarisht në realizimin e këtij festivali.” u shpreh Rrahman Ramadani.

Festivali u hap me trupën e Teatrit Turk nga Maqedonia, me shfaqjen “Rapunzel”, natën e dytë ishin “5 Djelmoshat.si” nga Tetova, natën e tretë ishte shfaqja “Gruaja e përsosur” nga Teatri ULTRA – Kumanova, natën e katër ishte shfaqja “Hamshorët e Vardarit”, i IN Teatrit i Komedisë – Shkup, natën e pestë ishte shfaqja “Nata e së vërtetës” (Nata e Helverit) nga Teatri TEMPULLI – Shkup, dhe u përmbyll me shfaqjen “Shfaqja që shkon mbrapsht” nga Shkupi.

Click to view slideshow.

“Për shkak të buxhetit të cilin na e aprovuan, ne do të kemi vetëm një çmim dhe ky është për shfaqjen më të mirë. Absolutisht që shfaqjet që ne i kemi ftuar janë njëra më e mirë se tjetra, por, juria do e vendos me detaje se cila është shfaqja më e mirë. Juri përbëhet nga Sokol Haxheri nga Tirana, Qamil Aliu nga Kërçova dhe aktori Mihajllo Petrovski. tha Ramadani.

Problemi i vetëm që organizatorët hasën gjatë festivalit ishte që interesi ishte aq i madh, sa disa nga publiku u detyruan të ktheheshin, për arsye se nuk ka patur më karrige për t’u ulur e as vend për të qëndruar në këmbë. Por, kjo rrjedh edhe nga masat restriktive të cilat ka marrë Qeveria për mbrojtje nga pandemia. ArTact-Us thanë për Portalb, se do të vazhdojnë me aktivitete të ngjajshme edhe në vitin 2022. 

Shkupi në sytë e të rinjve, OJQ EYE organizoi ekspozitë dhe panel diskutimi (VIDEO)

$
0
0

A mundemi të bëjmë ndryshime në vend përmes artit? Kjo ishte çështja që u shtjellua gjatë panelit të diskutimit, mbrëmë në hamamin Daut Pasha në Çarshinë e Shkupit. Ky  panel diskutimi u organizua nga OJQ EYE-Organizata për Ekologji dhe Mjedis Jetësor. Pas panelit u mbajt edhe ekspozita e quajtur “Shkupi në Sytë e Mi”. Karriget në sallën e Daut Pashës, u mbushën. Atmosfera e artit ndihej kudo që e ktheje kokën. Për Portalb, folën më shumë organizatorët e këtij evenimenti.

“Paneli i diskutimi dhe ekspozita janë dy aktivitetet e fundit sa i përket projektit Shkupi në Sytë e Mi. Ky projekt u mbështet nga Democracy Lab dhe ISD Young Cities. Ne kemi punuar për gjashtë muaj për t’i realizuar gjithë këto aktivitete. Realisht jemi befasuar nga interesi që kanë shfaqur të rinjtë për ta ndjekur dhe mbështetur gjithë aktivitetet të cilat i kemi realizuar gjatë këtyre gjashtë muajve. Kjo na motivon që të vazhdojmë me aktivitete të tjera.” tha Erzana Maliqi, projekt asistente në OJQ EYE.

Aktiviteti i parë që EYE realizuan me projektin Skopje Through My Eyes ishte një punëtori dy ditore. Në këtë punëtori 20 të rinj u trajnuan për fotografi, fotoraportim, aktivizëm dhe gazetari. Ata morën ligjëratat dhe motivin për të dalë në Shkup dhe për të treguar se si ata e shohin Shkupin në sytë e tyre. Më pas, fotografitë më të bukura u selektuan dhe u ekspozuan për herë të parë në tetor në Kotur.

Click to view slideshow.

“Ne nuk i kufizuam se çfarë të fotografojnë. Të gjithë kanë qenë të lirë të fotografojnë qoftë anën e mirë ose të keqe të Shkupit. Fotografitë kanë dalë më të bukura se që i kemi pritur. Duket se ligjëratat kanë pasur efekt të mirë te të gjithë pjesëmarrësit. Ajo që e vërejtëm te fotografitë të cilat i punuan, storjet që janë prekur më shumë janë varfëria, papastërtia nëpër Shkup por, nuk mund të anashkalojmë edhe faktin që të rinjtë kanë zgjedhur ta shpalosin edhe anën e mirë të Shkupit.” tha Maliqi.

"Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes" "Skopje Through My Eyes"

Organizatorët gjithashtu theksuan se për fotografitë më të bukura u ndanë katër çmime të cilat ishin të përzgjedhura nga juri profesionale. Kishte tre çmimet e para dhe çmimi i publikut i cili u vlerësua me fotografinë e cila mori më shumë pëlqime nëpër rrjete sociale. Dy të rinjve ju shpërnda kurs intensiv për fotografi dhe dy të tjerëve ju dhanë materiale për të fotografuar. Këtë gjë ata e bënë që t’i motivojnë të rinjtë të bëjnë fotografi më të bukura.

“Ne menduam që ta përmbyllim këtë projekt me një panel diskutimi, për të ju dhënë hapësirë të rinjve që të shprehin mendimin sa i përket temës se sa mund të bëjmë ndryshime përmes artit. Mbrëmë në hapësirat e Daut Pashës panelistë ishin Osman Demiri-fotograf, Sabina Memishi-aktore dhe Naim Idrizi-grafit dizajner. Në fund të panelit, u dha edhe njëherë ekspozita Shkupi në Sytë e Mi.” u shpreh Dorina Ajdini, projekt meanxhere e OJQ EYE.

Përmes këtij projektit Zana Shehi, organizatore e projektit, tha që mesazhi që duan të përcjellin përmes këtij projekti është që të rinjtë çdoherë mund ta ngritin zërin për problemet që i tangojnë ato në shoqëri. Sipas EYE asnjëherë nuk duhet të anashkalohet fuqia që e kanë të rinjtë për të bërë ndryshime. Të rinjtë kanë vullnet, energji për të bërë ndryshime pozitive që të arrihet në një botë më inkluzive, më e qëndrueshme dhe më e barabartë për të gjithë. Organizata Joqeveritare EYE thanë për Portalb se do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera gjatë vitit tjetër. Fokusi kryesor do të jetë ambienti jetësor dhe ekologjia.

Aziz Sulejmani: Në kuadër të projektit Rinia Lufton Gjuhën e Urrejtjes, u realizuan katër aktivitete (VIDEO)

$
0
0

Organizata Joqeveritare Liberal Alternative Institute ka një dekadë që merret me projekte për të rinj, ku fokusi kryesor është ngritja e vetëdijes, angazhimi dhe aktivizmi social i të rinjve. Kjo, si një interes i përgjithshëm shoqëror për ngritjen e vetëdijes por, mbi të gjitha, për një shoqëri më progresive, një shoqëri e cila është e gatshme t’i ndihmojë komunitetit të vet dhe të angazhojë të rinjtë të kenë një rol vendimmarrës në proceset kyçe, shkruan Portalb.

“Katër projektet e fundit janë në kuadër të një projekti të madh të quajtur Youth Combating Hate Speech, i cili u mbajt në një shkollë verore në Strugë. Nga pjesëmarrësit e asaj shkolle verore kanë buruar katër projekte të tjera. Këto projekte janë lokale dhe ralizohen nga pjesëtarë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Maqedonisë.” tha Aziz Sulejmani, anëtar i OJQ LAI.

Në kuadër të projektit Rinia Lufton Gjuhën e Urrejtjes, u realizuan këto evente: Tetovo Interfaith Youth Week, Metamorphosis, Together dhe Brave.

“Projekti i parë kishte për qëllim që të mbëlidhte të rinj të fejave të ndryshme në një tryezë dhe të ndanin aspektet teologjike dhe duke u fokusuar në aspektin se si bashkëpunimi ndërfetar mund ta luftojë gjuhën e urrejtjes. Ky projekt ka pasur pjesëmarrës të feve të ndryshme në Maqedoni. Përveç bisedave mbi gjuhën e urrejtjes, kishte edhe vizita nëpër objekte fetare.” tha Sulejmani.

Together kishte për qëllim që t’i sjellë bashkë të rinjtë e shkollave të mesme. Fokusi kryesor ishin aspektet kulturore dhe tradicionale. Komunitete të ndryshme etnike kanë marrë rolin e një grupi tjetër etnik, duke përfshirë këtu këngët, gjuha, traditat, duke performuar në një shfaqje. Kjo u bë me qëllim që të rinjtë të njihen me kulturat e njëri-tjetrit.

“Ky aktivitet bëri që të rinjtë të kuptojnë që pavarësisht se jemi të ndryshëm, kulturat ndonjëherë kanë edhe elementet e tyre të përbashkëta dhe si të tilla ato na afrojnë. Mbi të gjitha, ne duhet të shfaqim respekt ndaj kulturave të tjetra. Duke performuar në një shfaqje të tillë na bën të kuptojmë që gjuha e urrejtjes jo që është e dëmshme, por, është diçka e panevojshme.” u shpreh Azizi.

Ndërsa me Metamorphosis, ata kishin për qëllim që rrëfimet e realta me gjuhë të urrejtjes t’i shndërrojnë në vepra arti. Ky aktivitet u realizua me Fakultetin e Arteve të UT-së. Këto vepra të artit u ekspozuan të hënën në Galerinë e Arteve në Tetovë.

“Ndërsa me Brave, i cili kishte për fokus nxënësit e shkollave të mesme, ku ata morën njohuritë e nevojshme se si mundemi ne ta luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe bullizmin që e hasim në rrjetet sociale. Kjo u mbajt në katër webinare të ndryshme, ku u ligjërua për aspektet legale, diskriminimi gjinor, mbi gjuhën e urrejtjes që shfaqet në rrjetet sociale dhe si përmbyllje u bë një bisedë joformale në një lokal në Tetovë.” tha Aziz Sulejmani.

Ky projekt u realizua me shumë sukses dhe kishte një impakt të mirë te të rinjtë. LAI do të vazhdojë të realizojnë aktivitete të ngjashme. Nga kjo organizatë theksojnë se është shumë e rëndësishme që të rinjtë  të kyçen në projekte të këtilla. Sipas tyre, Maqedonia e Veriut në aspektin institucional nuk ka punuar mjaftueshëm që të rinjtë të angazhohen dhe kjo është një hendikep i madh.

Fizikantja bërthamore Ivona Vasileska ka zbuluar diçka që mund ta bëjë energjinë elektrike më të lirë për tërë Evropën

$
0
0

Pasi u shpall studentja më e mirë e gjeneratës në Moskë, në fushën e fizikës atomike dhe bërthamore, Ivona Vasileska nga Struga para pak kohësh doktoroi në Universitetin e Lubjanës. Kjo adhuruese e fizikës gjatë hulumtimeve, si pjesë e punës së saj të doktoraturës, ka ardhur te një zbulim me anë të të cilit do të përshpejtohej vënia në përdorim e reaktorit të madh të fuzionit magnetik ITER në Francë dhe në atë mënyrë e gjithë Evropa të furnizohej me energji elektrike më të lirë.

Shumë pak shkencëtarë në botë janë marrë në kërkime në këtë temë. Prandaj dua të jem pjesë e tyre dhe me kërkimet e mia të kontribuoj diçka për njerëzimin, thotë Ivona, e cila në intervistë për Meta.mk flet për atë se si kishin reaguar anëtarët e komisionit me rastin e mbrojtjes së doktoraturës, punës së saj, si dhe për planet në të ardhmen.

Para pak kohësh doktoruat në Universitetin e Lubjanës. Cila ishte tema e doktoraturës që e mbrojtët? Çfarë keni hulumtuar?

Vasileska: Tema e doktoraturës sime ishte “Modelimi i flukseve të nxehtësisë në pllakat e diverterit gjatë transicioneve intensive të plazmës në tokamakët”, gjegjësisht ”Modeling of divertor target plate heat fluxes during intense plasma transients in tokamaks“. Me këtë hulumtim gjeta një metodë, me të cilën do të kontrollohen flukset me ndihmë të kushteve kufitare dhe në atë mënyrë do të mbrojë diverterin ose tokamakun si pjesën kyçe të reaktorit të fuzionit. Kushtet kufitare u përcaktuan duke përdorur kodet kinetike dhe fluide të modelimit. Kjo metodë e gjen zbatimin në mbrojtjen e diverterit nga ndikimi i flukseve të nxehtësisë për të parandaluar shkatërrimin e tij.

Ndërtimi i reaktorit të fuzionit magnetik ITER (“rruga” lat.) Në Francë | Foto: iter.org, tetor 2021

Ku do të zbatohej ky zbulim i juaj?

Vasileska: Reaktori i fuzionit aplikohet në prodhimin e energjisë elektrike. Kur të vihet në përdorim ITER (reaktori më i madh i fuzionit që po ndërtohet aktualisht në Francë), Evropa do të ketë energji elektrike më të lirë. Qëllimi është zëvendësimi i termocentraleve bërthamore me reaktorë të fuzionit.

Si reaguan pedagogët që ishin në komision?

Ivona Vasileska gjatë mbrojtjes së doktoraturës në Universitetin e Lubjanës | Foto nga arkivi personal, përdoret me leje

Vasileska: Komisioni përbëhej nga pesë profesorë, njëri ishte mentori im nga Sllovenia, bashkë-mentori nga organizata ITER në Francë, dy profesorë gjithashtu nga Universiteti i Lubjanës- Slloveni dhe një anëtar i jashtëm i cili është nga Instituti i Fizikës Plazmatike në Pragë-Çeki. Profesorët reaguan pozitivisht sepse hulumtimi që kam bërë në aspektin e fizikës është shumë kompleks. Plazma është një gaz jonizues dhe është gjendja e katërt e materies. Detyra ime kryesore ishte të kombinoja dy metoda të ndryshme në një (kinetike dhe fluide) që më pas të hulumtoj flukset termike të plazmës. Kjo metodë u testua fillimisht në një tokamak JET më të vogël i cili është në Angli dhe më vonë e njëjta metodë u testua në ITER. Natyrisht, me kalimin e kohës kjo metodë do të plotësohet ashtu që në fund kur ITER të fillojë me punë do të kemi metodë të plotë, e cila do të funksionojë në çdo lloj plazme. Zbatimi përfundimtar i kësaj metode është të përdoret në çdo reaktor të fuzionit.

Derisa ishit në studimet e magjistraturës, në fokus të interesit tuaj ishte plazma. A ka ndonjë risi në hulumtime në pjesë që ka të bëjë me fizikën e plazmës?

Vasileska: Gjatë studimeve të mia pasuniversitare në Moskë, kam hulumtuar për plazmën me temperaturë të ulët, të gjeneruar në kushte të laboratorit, ndërsa tani puna ime fokusohet në plazmën me temperaturë të lartë që gjenerohet në reaktorët e fuzionit. Në një mënyre, ajo që e  hulumtova në Rusi ma dha bazën dhe njohuritë për të filluar kërkimin në këtë lloj të plazmës, sepse pa njohuri për plazmën me temperaturë të ulët nuk mund të bëhen kërkime në temperaturë të lartë. Kështu, studimet e mia të doktoraturës ishin vazhdimësi e asaj që e punova në Moskë.

Ivona para mbrojtjes së doktoraturës në Universitetin e Lubjanës | Foto nga arkivi personal, përdoret me leje

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Vasileska: Planet e mia për të ardhmen janë të qëndroj në këtë fushë të hulumtimit sepse është pjesa më e re në fizikë dhe ka shumë për të hulumtuar. Kam disa negociata për të vazhduar në post-doktoraturë, për të forcuar metodën e hulumtimit tim të doktoraturës. Studenti i fundit në Universitetin e Lubjanës, i cili ka doktoruar në fushën e fizikës bërthamore, ka qenë para 7 vitesh dhe shumë pak shkencëtarë në botë janë të angazhuar në hulumtime në këtë temë. Prandaj dua të jem pjesë e tyre dhe me kërkimet e mia të kontribuoj diçka për njerëzimin.

Dea Pajaziti: Për ta ushtruar profesionin e aktores duhet të kesh shumë vullnet dhe dashuri (VIDEO)

$
0
0

Dea Pajaziti është aktore  e punësuar në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Fillimet e saj në këtë sferë i kujton me shumë nostalgji. Gjithçka filloi në shkollë të mesme dhe dashurinë ndaj këtij profesioni e kuptoi shumë rastësisht. Për Portalb, Dea rrëfeu rrëfimin e saj drejt profesionit të aktrimit.

“Në shkollë të mesme nisa me disa projekte të disa organizatave joqeveritare, ku ne përgatitnim shfaqje amatore. Kanë qenë shumë kohëra të bukura, ne me orë të tëra rrinim dhe ushtronim shfaqjen. Që prej atij momenti unë u dashurova me aktirimin dhe e dija që ky do të jetë profesioni i cili do ta ushtroj gjatë gjithë jetës.” tha Dea.

Dea ndihet me fat që menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme kishte konkurs të hapur për aktrim. Periudha e studimeve ka qenë shumë e bukur. Çdo semestër ata kanë qenë të detyruar që të kenë një shfaqje ku edhe merrnin notat përfundimtare. Por, Dea ndihet me fat që të gjithë studentët e tjerë kanë qenë të përkushtuar ndaj këtij profesioni dhe kjo e ka bërë më të lehtë punën.

Shfaqja që e veçon nga të tjerat është Lojëra në Oborrin e Pasmë, në regji të Agon Miftarit. Personazhi që Dea luajti në këtë shfaqje ishte shumë i vështirë, por, ajo arriti ta bëjë më së miri.

Dea së fundmi ishte pjesë e një seriali të quajtur Besa, i cili ishte produksion i Kosovës. Sipas saj, në Maqedoni nuk ka mundësi të mjaftueshme për një aktor. Por, fatmirësisht ka shanse më të mëdha për të punuar në Kosovë dhe Shqipëri.

“Serialin Besa e kam ndjekur që në sezonin e parë dhe gjithmonë më ka pëlqyer shumë. Pas një kohe, profesori im Refet Abazi më njoftoi që ka audicione për të qenë pjesë e serialit. U gëzova shumë kur kuptova që isha pranuar, edhe më shumë u gëzova për personazhin të cilin do e luaja. Ishte një eksperiencë fenomenale, të punosh me një staf aq profesional ishte magjike.” u shpreh Dea.

Mesazhi që Dea Pajaziti përcolli për të gjithë artistët e rinj është që për ta ushtruar profesionin e aktores duhet të kesh shumë vullnet dhe dashuri. Sipas Deas, në këtë profesion duhet të sakrifikosh gjithçka, pasi që duhet t’i përkushtosh shumë kohë dhe energji.

Nertila Pitarka: Kemi mungesë të leximit dhe prindërit mund ta ndryshojnë këtë (VIDEO)

$
0
0

Viti i Ri i Nertila Pitarka Vejselit nisi me një botim të ri të një libri për fëmijë i tituluar “Eda mëson shkronjat”. Ky është botimi i saj i tretë me radhë, duke përfshirë edhe dy librat e tjerë “Falemnderit Nëna ime” dhe “Djali që shiste çokollata”. Nertila është mësimdhënëse në shkollën “Imri Elezi” dhe përveç se ushtron detyrën e mësimdhënëses, është shkrimtare dhe poete për fëmijë dhe jo vetëm. Jeta e saj lidhet shumë ngushtë me fëmijët dhe kjo ka shtyrë atë që të shkruajë libra dedikuar atyre. Nertila është bashkautore dhe përkthyese e revistës për fëmijë ‘Vesa’, si dhe përkthyese në Qeverinë e RMV. Pitarka për Portalb.mk foli për botimin e saj të fundit dhe rëndësinë e leximit te fëmjët.

“Eda mëson shkronjat” është një përmbledhje poezish. Poezitë janë të marra nga disa numra të revistës ‘Vesa’, të cilat janë botuar gjatë katër viteve. Ne kemi përzgjedhur vjersha, strofa dhe poezi për çdo shkronjë të alfabetit. Ky libër do të jetë një ndihmesë për fëmijët parashkollor, por edhe për ata në klasë të parë për t’i mësuar shkronjat.” tha Nertila Pitarka.

Sipas Nertilës, në RMV ka mungesë të materialeve shtesë për lexim në gjuhën shqipe, por ndjehet dukshëm edhe mungesa e fëmijëve dhe inkurajimi i tyre për të lexuar. Kjo është edhe një nxitje dhe motiv për të që të shkruajë libra për fëmijë.

“Ligjërimi te fëmijët është më pak efektiv në krahasim me atë se çka sheh një fëmijë, domethënë ana vizuele. Fëmija imiton atë që sheh, qoftë në shtëpi ose në shkollë. Në qoftë se ne prindërit lexojmë libra para tyre, atyre do t’u mbillet në kokë leximi. Ndërsa, nëse ata nuk kanë asnjë kontakt me librin, është shumë normale që nuk do kenë dëshirë për të lexuar. Unë mundohem që në fillim të çdo ore të mësimit t’u lexoj nxënësve një fragment, me qëllim që të ngjall interes tek ata për të lexuar.” u shpreh Nertila.

Kur u pyet Nertila se cili do kishte qenë mesazhi që do e kishte përcjellë për të rinjtë sa i përket leximit, ajo parapëlqeu që mesazhin t’ua përcjellte prindërve:

“Ne prindërit jemi ata të cilët ua japim drejtimin e jetës fëmijëve dhe normalisht si çdo prind ne e duam më të mirën për ta. Në periudhën e teknologjisë dhe keqpërdorimit të saj duhet të gjejmë një rrugë ku fëmijët duhet të jenë sa më afër leximit. Të mundohemi sa më shumë të lexojmë bashkë me ta dhe të vizitojmë librari. Kemi një deficit në lexim dhe prindërit janë ata të cilët mund ta ndryshojnë këtë.” përmbylli Pitarka.

Nertila do të vazhdojë me publikimin e librave, por, e vetmja gjë që e ndalon është mbështetja institucionale. Ajo ka shkrime për disa libra, duke përfshirë këtu edhe libra për të rritur.

Shfaqja kamertale “Audienca e Vaclav Havelit” nga Kosova sot vjen në Shkup (VIDEO)

$
0
0

Shfaqja kamertale “Audienca e Vaclav Havelit” nga Kosova sot shfaqet në Shkup, me fillim në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Drama është e shkruar nga Jeton Neziraj, një prej dramaturgëve më të suksesshëm kosovar dhe është në regji të Agon Myftarit, regjisor i vlersuar dhe i mirënjohur shqiptar. Shfaqja u realizua në produksion të Qendrës Multimedia. Për Portalb.mk flet Agon Myftari për mbarëvajtjen e shfaqjes.

“Premiera e shfaqjes ishte në nentor të viti 2020 në Prishtinë. Duke i pasur parasysh vështirësitë e pandemisë, me këtë produksion kemi udhëtuar vetëm në Tiranë. Jam shumë i gëzuar që sot po vijmë në Shkup. Kam punuar gjashtë projekte në Teatrin Shqitar dhe për Fëmijë. Nuk di t’i veçoj se te cila shfaqje kam kaluar më mirë. Çdo eksperiencë e imja atje ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Kam një lidhje shumë të veçantë me Shkupin, me teatrin dhe kolegët e mi atje. Nuk di ta ndaj Shkupin prej Prishtinës.” u shpreh Myftari.

Shfaqja “Audienca e Vaclav Havelit” është e bazuar në ngjarje të vërteta. Agoni dhe Jetoni kanë nxjerrë përvoja personale të përbashkëta që kanë përjetuar në teatër. Deri më tani janë dhënë 20 repriza të shfaqjes dhe gjithnjë salla ka qenë plot me publik. Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë Shpëtim Selmani dhe Dukagjin Podrimaj, dy aktotë të brezit të ri, të dalluar dhe shumë të talentuar.

“Shfaqja është e bazuar tek audienca e dramaturgut, politikanit, shkrimtarit Vaclav Havel. E gjithë shfaqja ka të bëjë kryesisht me byrokracinë, kur një hetues vjen në teatër për ta hetuar një drejtor teatri, me një dosje të teatrit. Për një orë sa zgjat shfaqja, shpaloset një rrëfim interesant mes drejtorit të teatrit dhe hetuesit. Por, nga ana tjetër, shpalos një raport mes byrokracisë në një shtet autoritar, i cili e ka ndërtuar një kullë prej rregulloreve.” tha Agon Myftari.

Agoni vetëm në Shkup ka punuar gjashtë shfaqje, duke përfshirë tre në Teatrin Shqiptar të Shkupit dhe tre në Teatrin për Fëmijë. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që punët, veprat e artistëve të shkëmbehen mes Tiranës, Shkupit dhe Prishtinës.

“Nuk është vetëm pandemia që e vështirëson shkëmbimin e këtyre përvojave mes vete. Por, është mungesa e përkrahjes institucionale për të krijuar bashkëpunime. Ndonjëherë është edhe vetëdembelia e artistëve për t’i lidhur këto tri qendra shqiptare në fushën e teatrit. E pakta që mundemi të bëjmë është që t’i shpërndajmë shfaqjet që ne i punojmë nëpër qytete të tjera. Kjo është shumë e rëndësishme që të bëhet.” tha Agoni.

Vitet e fundit, Agoni ka qenë shumë aktiv me projekte. Për planet e së ardhmes nuk e parapëlqen të flasë, pasi që teatri është i paparashikueshëm. Por, ai na tha që ka shumë plane, tekste dhe ftesa nga teatro të ndryshme nga Kosova dhe gjithçka mbetet për t’u parë.


Sonte në Teatrin Shqiptar shfaqet premiera e dramës “Nyjat” (VIDEO)

$
0
0

Sot publiku shqiptar do të ketë mundësinë të sheh një shfaqje me strukturë fragmentare, ku trajtohen nyjet në fatet e shumë personazheve. Shfaqja “Nyjat” do të jepet sot në ora 20:00 në Teatrin Shqiptar. Drama është e shkruar nga Refet Abazi dhe është në regji të Kushtrim Bekteshit. Është hera e parë që vihet në skenë dhe publiku do të ketë mundësinë për herë të parë ta shijojë tekstin, lojën e aktorëve, regjinë, skenografinë dhe të gjithë komponentët e tjerë, shkruan Portalb.mk.

“Në shfaqjen ‘Nyjat’ do të projektohet një pikturë e trishtë dhe shumë reale të kohës që po e jetojmë. Si lajtmotiv ka nyjat mes dritës dhe errësirës të një personazhi, ndërsa shpjeguar në nivel metafizik, atë mes të mirës dhe të keqes, ose mes asaj çfarë përfaqëson Zoti dhe çfarë përfaqëson djalli. Kjo shfaqje do të komunikojë me të gjithë publikun, sepse në aspektet që i hap shfaqja, çdonjëri do e gjejë vetveten në ndonjë pjesë të luajtur”, tha Kushtrim Bekteshi, regjisori i shfaqjes.

Kjo nuk është hera e parë që Kushtrimi punon shfaqje me tekst të Refet Abazit. Kujtojmë që ai para disa vitesh kishte premierën e dramës “Akuariumi” të po këtij autori. Ndërsa, sa i përket dramës që do të luhet sonte, Refet Abazi e shkruajti në vitin 2015 dhe që në momentin kur Kushtrimi e lexoi tekstin, e intrigoi shumë dhe tha që kur do të rinovohet Teatri Shqiptar, do të fillojë ta punojë.

“Gjatë provave jam ndjerë shumë i relaksuar, sepse ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me gjithë ekipin dhe kjo e bën punën edhe më të lehtë. Jam ndjerë shumë i përkrahur nga të gjithë, duke përfshirë këtu aktorët dhe stafin teknik. Provat kanë zgjatur më shumë seç e kishim planifikuar, për arsye të pandemisë, për shkak të disa tragjedive që ndodhën, si vdekja e aktorit Hajrulla Ramizi dhe më pas tragjedia që ndodhi në Bullgari, ku njëri prej aktorëve humbi të dashurën e vet”, u shpreh Bekteshi.

Interesimi për ta ndjekur këtë shfaqje është shumë i madh, prandaj do ketë dy premiera, sot dhe nesër. Kjo do të ndodh për arsye se kapaciteti në teatër do të jetë i përgjysmuar, për shkak protokolleve të pandemisë.

Në këtë shfaqje do të luajnë: Adem Karaga, Fisnik Zeqiri, Bislim Muçaj, Teuta Ajdini Jegeni, Amernis Nokshiqi, Osman Ahmeti, Sabina Memishi, Mentor Kurti, Ibrahim Xhemaili, Hetem Etemi, Rahim Ramadani, Abedin Alimi dhe Erdin Xhemaili.

Skenograf i shfaqjes është Betim Zeqiri, kostumografe Emira Imeri dhe kompozitor Trimor Domi.

Si ta kalojmë ankthin që e kemi si pasojë e ndryshimeve klimatike

$
0
0

Ne e dimë se ndryshimet në mot dhe stinët mund të ndikojnë në disponimin tonë. Është shumë e rëndësishme të njihen efektet negative që mund të kenë në shëndetin mendor dhe fizik ndryshimet klimatike, shkruan CNN, transmeton Portalb.

Në librin e Bonnie Schneider, ish meteorologia e CNN, “Taking the Heat: Si ndryshimet klimatike po ndikojnë në mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj dhe çfarë mund të bëni për të” dokumentohen sfidat dhe ndahen këshillat e ekspertëve se si të përballemi me këto ndryshime.

Bonnie Schneider
Bonnie Schneider

Si mund të ndikojnë ndryshimet klimatike në shëndetin mendor?

Schneider: Mjedisi ynë ndikon në shëndetin tonë. Ndryshimet e temperaturës, cilësia e ajrit dhe ujit, siguria dhe disponueshmëria e ushqimit, madje edhe mirëqenia jonë emocionale janë të lidhura me mjedisin tonë. Ndryshimet në këto variabla mund të ndikojnë edhe te njerëzit e shëndetshëm.

A keni provuar ndonjëherë të flini në një dhomë të nxehtë pa ajër të kondicionuar? Rritja e temperaturës mund të prishë gjumin dhe të zvogëlojë qartësinë mendore dhe kujtesën.

Ndryshimet klimatike janë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet, zjarret, stuhitë e forta dhe uraganet që zgjasin më shumë dhe prodhojnë më shumë reshje. Në vitin 2021, 20 fatkeqësive të motit dhe klimës në SHBA rezultuan në humbje mbi 1 miliard dollarë për secilin vit.

Në përgjithësi, fatkeqësitë natyrore tani ndodhin më shpesh, duke prekur më shumë njerëz.

Shëndeti mendor ndikohet qoftë si pasojë e traumës, humbjes së komunitetit apo zhvendosjes. Hulumtimet tregojnë se këto pasoja psikologjike mund të zgjasin me vite apo edhe dekada.

Gjithashtu e rëndësishme të përmendet është se fatkeqësitë natyrore mund të ndikojnë në shëndetin mendor edhe në mesin e atyre që nuk janë ndikuar drejtpërdrejt. Trazirat në komunitetin e dikujt, natyrisht, mund të shkaktojnë shqetësime. Por, edhe vetëm ndjekja e lajmeve me fatkeqësi të motit në TV mund të shkaktojë ankth.

Çfarë është “eko-ankthi” dhe sa i përhapur është ai?

Schneider: Eko-ankthi i referohet ankthit dhe frikës që njerëzit kanë mbi ndryshimet klimatike dhe të ardhmen e planetit.

Në një sondazh global të vitit 2021 me 10,000 njerëz, 84% e njerëzve nga mosha 16 deri në 25 vjeç, shprehën se shqetësohen për ndryshimet klimatike. Më shumë se 56% besonin se “njerëzimi është i dënuar” dhe 45% thanë se ndjenjat e tyre për ndryshimin e klimës ndikuan negativisht në jetën dhe funksionimin e tyre të përditshëm.

Ekspertët në Aleancën e Psikiatrisë Klimatike dhe Aleancën e Psikologjisë Klimatike konfirmojnë betejat e vërteta që individët, veçanërisht të rinjtë, kanë me këtë lloj ankthi. Mund të ndikojë shumë në jetën e përditshme, të ndërhyjë në mendimet e njerëzve dhe të ndërhyjë në gjumin e shëndetshëm.

A i bëjnë disa kushte mjekësore njerëzit më të prekshëm ndaj ndryshimeve mjedisore?

Schneider: Po. Shumica e ekspertëve mjekësorë thonë se ekstremet e motit të çdo lloji mund të stresojnë trupin. Me ndryshimin e klimës, ne kemi ditë më të nxehta për një periudhë më të gjatë kohore. Kjo mund të çojë në telashe për njerëzit me sëmundje të caktuara autoimune që ndizen në kushte të veçanta mjedisore.

Çfarë lidhje kanë ndryshimet klimatike me sëmundjet infektive?

Schneider: Humbja e biodiversitetit është bërë një problem i madh. Në një punim që u bë në shtator të vitit 2020 nga Dr. Anthony Fauci dhe Dr. David Morens, dy specialistët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se pandemitë po ndodhin më shpesh.

Rritja e temperaturave të ujit besohet se ka sjellë baktere vdekjeprurëse në ujërat e paprekura më parë. Një studim i vitit 2018 zbuloi se numri vjetor i rasteve të të gjitha infeksioneve Vibrio u rrit me 41% midis 1996 dhe 2005. Noti në ujërat bregdetare në Florida, Maryland dhe Gjirin e Delaware ka rritur numrin e të infektuarve.

Çfarë ndikimi ka ngrohja globale tek alergjitë?

Schneider: Sezoni i alergjive është zgjatur. Më shumë ditë pa ngrica nënkuptojnë më shumë polene potencialisht irrituese. Ekziston gjithashtu një debat midis shkencëtarëve nëse rritja e dyoksidit të karbonit në atmosferë e ka bërë polenin më intensiv.

Shumë sulme të astmës fillimisht shkaktohen nga alergjitë. Astma mund të shkaktohet nga stuhitë dhe tymi i zjarreve. Është e gjitha e lidhur.

Nuk është çudi që njerëzit po përjetojnë ankth klimatik. Si ta përballojmë këtë ankth?

Schneider: Psikologët me të cilët fola theksuan se ne nuk mund të tallemi me eko-ankthin. Ajo është e rrënjosur në shqetësime të vlefshme dhe njerëzit janë vërtet të shqetësuar.

Meditimi i ndërgjegjes dhe mirënjohja janë mjete të tjera për trajtimin e eko-ankthit. Pastrimi i një ambienti ku ju jetoni, mund të ndihmojë në gjendjen psikologjike të njerëzve.

Ta mbështesim yllin shqiptar Jon Ajdini, që të na përfaqësojë në Eurovizion (VIDEO)

$
0
0

Jon Ajdini, me emrin artistik Yon Idy, po garon për ta përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Eurovision 2022. Kënga titullohet Dreams. Para pak ditësh u publikuan gjashtë këngët finaliste, të cilat u përzgjodhën në kuadër të jurisë kombëtare për këngë dhe përfaqësues në Eurovision 2022. Këtë vit RMV do të mund të votojë oline për përzgjedhjen e këngës e cila do ta përfaqësojë vendin tonë në Torino, shkruan Portalb.mk.

Yon Idy dje publikoi një video në “Tik Tok” duke na lënë ta kuptojmë se këngën e ka për ish të dashurën e tij. Në refrenin ai është në një ëndërr ku gjithçka është në rregull dhe lidhja po shkonte shumë bukur dhe në pjesën tjetër të këngës ai zgjohet dhe e kupton se gjërat janë ende në një vend të keq. 

“Të gjithë ëndërrojmë për një dashuri të përsosur dhe në refrenin e këngës Dreams flitet për një dashuri pikërisht të tillë – të përsosur, nga ëndrrat. Strofat pasqyrojnë çaste reale, konflikte dhe mosmarrëveshje të jetës sime private dhe na kthejnë në realitet dhe na e kujtojnë se për të qenë diçka kaq e përsosur, duhet vërtet të përpiqemi.” thotë Yon Idy.

Yon Idy është autor komplet i këngës Dreams, ndërsa në orkestrim i ndihmoi Angel Qosevi. Është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të qenë përfaqësues potencial i Maqedonisë. Sipas tij, Eurovisioni është një ngjarje në të cilën shfaqen kulturat e ndryshme në mënyrën më të bukur, dhe kjo është muzika.

I ftojmë të gjithë që ta votojnë Jonin, duke klikuar tek YON IDY – “DREAMS”, në celular, kompjuter, tablet, në fund të faqes (jo fotografinë) në linkun më poshtë.

https://evrovizija.mrt.com.mk/

Me stilin e tij të veçantë të interpretimit, Yon Idy duket si një muzikant i huaj i cili rastësisht është gjetur në skenën tonë. “Si nga Shkupi?!”, “Po kjo tingëllon botërore!”, “Mendoja se është ndonjë i huaj”, janë pjesë e reagimeve në portalet dhe rrjetet sociale, ndërsa “Botërore, por e jona” tashmë i është bërë emri i dytë gjatë paralajmërimit të këngëve të tija në stacionet e radiove, si dhe gjatë prezantimit të tij në portalet vendore.

Disney ia plotësoi ëndrrën një vajzës 12-vjeçare, tani kemi një heroinë me syze (VIDEO)

$
0
0

Një vajzë 12-vjeçare e quajtur Lowri, i shkroi një letër Disney-t duke i kërkuar të krijonte një personazh me syze. Disney ia plotësoi dëshirën duke krijuar një film vizatimor të quajtur Encanto, ku personazhi kryesor ka syze, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Printrscreen nga BBC - Lowri
Printrscreen nga BBC – Lowri

Lowri është nga Chilwell në Nottinghamshir dhe kërkesën për të pasur një personazh me syze e shkroi kur ishte nëntë vjeç. Regjisori i filmit tha se ai nuk ishte në gjendje t’i thoshte asaj në atë kohë se dëshira e saj ishte gati të realizohej.

Lowri tha se e do personazhin Mirabel dhe për të ajo është qesharake dhe e guximshme. Lowri tha se e shkroi letrën sepse ishte e vetmja në familjen e saj që mbante syze.

“U ndjeva e vetmuar dhe nuk ndihesha sikur isha mjaftueshëm e bukur.” tha ajo.

Filmi flet për një familje që jeton në një vend magjik të quajtur Encanto, ku çdo fëmijë ka një superfuqi përveç Mirabelit. Megjithatë, me trimërinë që Mirabel ka, arrin që t’ia dalë në mënyrën më të mirë.

Printscreen Disney
Printscreen Disney

“Unë e dua absolutisht Mirabelin. Ajo është shumë qesharake dhe thjesht një personazh i mrekullueshëm, i guximshëm. Unë jam shumë e lumtur që vajzat dhe djemtë e rinj tani kanë një model për t’u parë.” tha Lowri.

Jared Bush, i cili shkroi dhe drejtoi Encanto, tha në Twitter se kur Lowri i shkroi Disney-t, kompania po planifikonte një film ku luante një personazh me syze.

“Tre vjet më parë, Lowri shkroi Disney duke kërkuar një heroinë me syze. Nuk mund të thoja në atë kohë që dëshira e saj po realizohej.” shkroi ai.

Lowri kur kishte nëntë vjeç shkruajti një libër për një princeshë që mbante syze. Tani, ajo ndjen se syzet e saj janë një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj.

“Nuk do të doja të mos mbaja syze. Ndjehem sikur syzet e mia janë pjesë e imja.” tha ajo.

Drita Zeqiri: Ushtroni joga për një fizik dhe mendje të shëndoshë (VIDEO)

$
0
0

Joga është një disiplinë që i jep shumë përfitime trupit tonë, duke përfshirë këtu ndryshimet pozitive fizike dhe emocionale. Sot në rubrikën për të rinjtë CTRL Z të Portalb.mk flasim me Drita Zeqirin për jogën. Drita është 29-vjeçare dhe ka studiuar ekonominë në Universitetin e Evropës Juglindore. Ku më pas studimet master i vazhdoi në Lubjanë për Administrim Biznesi. Por, krahas karrierës së saj profesionale, Drita ka një lidhshmëri shumë të ngushtë me jogan.

“Unë nuk e kam pëlqyer disiplinën e jogas, e kam provuar disa herë, por nuk më pëlqente. Ndoshta ka qenë edhe fakti që kam provuar joga më të qeta dhe kjo më ka bërë që të mos e pëlqeja për arsye se jam si tip shumë energjike. Por, në periudhën e pandemisë, u mbyllën shumë studio për ushtrime dhe fitnes dhe i vetmi opsion që më mbeti ishte që të filloja ashtanga joga”, u shpreh Drita Zeqiri.

Kemi disa lloje të jogave dhe ajo varet prej dinamikës dhe fuqisë së trupit të njeriut dhe praktikës që ne zgjedhim ta ushtrojmë. Llojet e jogës që praktikohen më shumë janë: hatha joga, ashtanga joga, bikram joga, jin joga dhe shumë të tjera.

“Është e rëndësishme që në momentet kur fillon ushtrimet duhet të jesh komplet i përqendruar te vetvetja, te frymëmarrja jote dhe të jesh sa më i qetë që mundesh. Unë ushtroj ashtanga joga dhe është mjaft e shpejtë, ku në një frymëmarrje ke një lëvizje. Gjatë kësaj praktike jemi gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe duhet të jesh fizikisht i fortë dhe i qëndrueshëm, pasi që energjia e cila harxhohet gjatë frymëmarrjes e vështirëson praktikën.” tha Drita.

Click to view slideshow.

Koha e duhur për të ushtruar joga është mëngjesi, herët para se të konsumohet ushqim. Por, ky rregull nuk qëndron te çdokush. Ka njerëz të cilët e kanë të vështirë të ushtrojnë në mëngjes. E gjitha varet se në cilën periudhë të ditës kemi më shumë energji. Drita ushtrimet preferon t’i bëjë në mbrëmje.

“Përfitimet të cilat i ndjej nga ushtrimet e jogave është që trupin e kam më fleksibil, fle më mirë, me shpinën më nuk kam problem dhe më ndihmon shumë në gjendjen psikologjike. Prandaj, kur më pyesin se cilat janë përfitimet ju them se janë të shumta. Kjo është një ndër arsyet që jam aktive nëpër rrjetet sociale, që t’i shtyjë sa më shumë njerëz të merren me këtë disiplinë.” shtoi Drita.

Është e rëndësishme që ne të konsumojmë ushqime më të shëndetshme në momentin kur nisim të ushtrojmë joga, duke i përfshirë këtu drithërat. Jo çdo ushqim që ka më shumë kalori, të jep më shumë energji. Ushqimet më të lehta e bëjnë më të lehtë edhe praktikën e jogës. Ushqimi duhet të konsumohet tri orë para se të nisen ushtrimet, me atë që gjysmë ore para praktikës nuk guxon të pihet as ujë.

Mesazhi që Drita përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Ju kisha sugjeruar që të nisni me joga. Nëse jo me joga, i inkurajoj të gjithë të rinjtë që të merren me sport. Është shumë e rëndë deri në momentin sa fillon me ushtrime, por, pas ushtrimeve e ndjen gjithë përfitimet që mund t’i ketë një sport. Ndjenja është e papërshkruar, tre muajt e para mund të jenë të vështira, më pas e gjitha bëhet stil jete.” përmbylli Drita Zeqiri.

Modelja 22-vjeçare me sindrom Down, nënshkruajti kontratë me një agjenci të madhe modelimi (FOTO)

$
0
0

Një vajzë 22 vjeçare, Bethe Mathews nga Swansea, me sindrom Down ka nënshkruar kontratë me një agjenci të madhe modelimi, pasi ka parë punën e modeles Ellie Goldstein, shkruan Daily Mails, transmeton Portalb.mk.

Beth u inspirua në momentin kur e pa Ellien, e cila gjithashtu ka sindromën Down, duke përfaqësuar Guccin në një fushatë.

Ajo tani ka nënshkruar kontratë me Zebedee, agjenci modelimi gjithëpërfshirëse, në të cilën është e edhe Ellie.

Click to view slideshow.

Zebedee, u lançua pesë vjet më parë dhe është agjenci që ofrojnë modele dhe aktorë të ndryshëm në mbarë botën. Kjo agjenci konsiderohen si furnizuesi lider në botë të talenteve me aftësi të kufizuara.

Rruga e Beth-it drejt modelingut filloi kur familja e saj nisi të kërkonte mundësi, pasi vuri re një kërkesë më të madhe për personat me aftësi të kufizuara vitet e fundit.

Nëna e Beth-it, Fiona Matthews, tha se që nga fillimi i modelingut, vajza e saj 22-vjeçare ka shkëlqyer. Ajo gjithashtu përmendi fotosesionin e saj të parë ku në 30 minutat e para ajo i mahniti të gjithë me talentin që kishte.

“Revolucioni i gjithëpërfshirjes po ndodh dhe jam shumë e kënaqur që vajza ime po e përjeton.” tha Fiona Matthews.

Fiona tha se kur Beth lindi, ishte një përvojë shumë e keqe sepse familjes iu tha se jeta e tyre do të ishte mjaft e vështirë, por ajo thotë se nuk është aspak e vërtetë, jeta me Beth është një mrekulli.

“Unë mendoj se ne kemi pasur momentet tona si çdo prindër me një fëmijë të vogël, por, Beth i ka tejkaluar pritjet tona. Ne nuk i kemi vënë asnjë pengesë mësimit të saj dhe mund ta shihni sot, ajo thjesht doli të jetë një zonjë e re e mrekullueshme.” tha nëna e Beth, Fiona Matthews.

Rosana Aleksoska: Ndikimi rus depërton veçanërisht në periudha dhe ngjarje kyçe për Maqedoninë e Veriut

$
0
0

Organizata joqeveritare MOST së fundmi publikoi një studim dedikuar luftës kundër lajmeve dhe narativave të rreme. Studimi Dezinformatat dhe distorzioni informativ në Maqedoninë e Veriut Dhjetor 2021“ fokusohet tek narrativat dominante në vitin 2020, me një fokus të veçantë tek artikujt e publikuar në periudhën nga 1 janari deri më 10 maj. Janë analizuar gjithsej 2.659 artikuj nga 211 portale dhe faqe/grupe në Facebook. Në fokus të këtij studimi janë dezinformatat dhe një varg veprimesh ndërkombëtare informative që e tangojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për atë se si tema të caktuara janë targetuar nëpërmjet fushatave të dezinformimit, se si krijohen narrativat dezinformuese dhe si ato amplifikohen nëpërmjet një rrjeti kompleks të aktorëve online dhe rrjeteve sociale, Vërtetëmatësi” bisedoi me Rosana Aleksoska nga MOST, një nga autorët e këtij studimi.

Shkruan: Ana Anastasovska

Cilat janë pesë teknikat e përgjithshme ose 5D të dezinformatave?

Pesë teknikat e dezinformatave paraqesin një koncept i cili fillimisht përfshinte katër elemente:sulmimin ose ofendimin (Dismiss), shtrembërimin/distorzionin (Distort), tërheqjen e vëmendjes (Distract) dhe shqetësimin/frikësimin (Dismay).Me shtimin e elementit të pestë, krijimin ose thellimin e ndarjeve (Divide), koncepti fillestar evoluoi në 5D të dezinformatave.

Ofendimi ose sulmimi – nëse dikujt nuk i pëlqen kritika, atëherë në vend të fakteve dhe argumenteve sulmohet me ofendime. Shumë shpesh cak i këtyre ofendimeve janë gratë në politikë, grupet e margjinalizuara ose bashkësitë etnike më të vogla.

Shtrembërimi/distorzioni – kjo teknikë përdoret kur dikujt nuk i pëlqejnë faktet, e të njëjtat shtrembërohen, ndërsa rezultati është një gjysmë e vërtetë, e cila është më e rrezikshme në raport me gënjeshtrën e trilluar. Këtu si shembull mund të jepet distorzioni gjatë informimit për incidentin midis anijes luftarake britanike (HMS Defender) dhe flotës detare ruse që ndodhi në korrik të vitit 2021 në Detin e Zi. Dezinformatat ruse për ngjarjen ishin prezente në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë informimit për ngjarjen në hapësirën online u vu re një distorzion serioz. Gjegjësisht, 70 përqind e artikujve për ngjarjen e përcollën anën ruse të ngjarjes, ndërsa rreth 30 përqind atë britanike. Thuajse 60 përqind e artikujve përdorën burime ruse, ndërsa vetëm 19 përqind përdorën burime britanike. Përveç kësaj, një pjesë e burimeve britanike ishin shtrembëruar dhe manipuluar në favor të narrativit rus.

Tërheqja e vëmendjes ndodh për defokusim të publikut nga ngjarje të caktuara kyçe, ose nga arritje historike. Dezinformatat për rrezikun nga rrjeti 5G tek ne u plasuan në mënyrë të organizuar në periudhën rreth 27 marsit të vitit 2020, ditën kur u bëmë anëtarë të NATO-s.

Frikësimi –kur një shtet i caktuar zbaton politikë të caktuar dhe ka zgjedhur një kurs të cilin e mbështet shumica e qytetarëve, siç zgjodhi Maqedonia e Veriut integrimet euroatlantike, atëherë ndodh që shteteve të treta që nuk u konvenon kjo gjë të shpërndajnë frikë.

Ndarja – përdoret çdo mundësi që të bëhet ndarja e qytetarëve mbi bazë partiake, etnike dhe fetare, e kjo teknikë përdoret edhe për të krijuar ndarje midis shteteve të ndryshme ose fqinje.

Pasi të përdoret një ose më shumë nga këto teknika, kalohet në amplifikim, me qëllim që dezinformata të arrijë deri te një numër sa më i madh i qytetarëve. Në këtë drejtim rrjetet sociale u treguan si një nga mjetet për shpërndarjen e dezinformatave, me çka janë identifikuar një numër i madh i portaleve të njohura dhe anonime proruse dhe antiperëndimore që për amplifikimin e informacioneve përdorin infrastruktura të zhvilluara mirë nëpër rrjetet sociale. Në studimin „Dezinformatat dhe distorzioni informativ në Maqedoninë e Veriut“ që e publikoi FN në dhjetor të vitit 2021, u analizuan informacionet për ndihmën e siguruar për menaxhimin e KOVID-19 nga shtete të ndryshme dhe entitete ndërkombëtare.  Në këtë mënyrë, u vu re se artikujt që i referoheshin ndihmës nga Kina dhe Rusia u amplifikuan në masë më të madhe nëpërmjet rrjeteve dhe aktorëve në mediet sociale, që rezultoi në atë që numri i artikujve për ndihmën nga këto shtete dhe interaksionet e tyre në Facebook të jenë shumë më të larta nga shtetet dhe entitetet e tjera, që nuk ishte proporcionale me kontributin e tyre real.

Sipas Raportit për edukim mediatik për vitin 2021 i cili e vlerëson potencialin për rezistencë ndaj lajmeve të rrejshme në 25 shtete evropiane, Maqedonia e Veriut ndodhet në fund të listës– pozicion që e mban që nga viti 2017. Cilat janë burimet kryesore të dezinformatave në Maqedoninë e Veriut dhe pse shteti ynë ndodhet në fund të listës?

Arsyet se pse Maqedonia e Veriut është në fund janë përmendur edhe në vetë raportin, ndërsa një nga ato është arsimimi dhe në mënyrë konsekuente, niveli i lartë i mosbesimit në shkencë. Krahas edukimit mediatik, vlen të përmendet edhe hulumtimi i GLOBSEC për cenueshmërinë e vendeve të Evropës qëndrore dhe Ballkanit Perëndimor nga ndikimet e Rusisë dhe Kinës, në të cilën shoqëria e Maqedonisë është në mesin e shkallës me indeks të cenueshmërisë prej 40 nga 100 të mundshme. Si pjesë të faktorëve që kontribuojnë për këtë gjendje janë shënuar fragmentizimi i shoqërisë, polarizimi politik, si dhe dallimet etnike dhe religjioze, të cilat këtë shoqëri vullnerable demokratike e kthejnë në një shenjestër të lehtë nga ndikimet e dëmshme perëndimore. Sa i përket burimeve të dezinformatave, siç edhe përmenda, në studimin tonë janë identifikuar disa grupe portalesh proruse dhe antiperëndimore me një infrastrukturë të zhvilluar mirë në Facebook për shpërndarje të dezinformatave.

A ka ndikim të jashtëm në Maqedoninë e Veriut dhe si pasqyrohet ai?

Doemos që ka. Ajo që e vumë re është se ndikimi i këtillë depërton në periudha dhe ngjarje kyçe për shtetin, sidomos kur janë në pyetje integrimet euroatlantike. Gjatë çdo ngjarje kyçe në këtë proces, u vu re një aplikim i fushatave dezinformative ose operacioneve informative me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga këto arritje historike, sulm ndaj perëndimit, diskreditim të personaliteteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe institucionet perëndimore. Me rëndësi është të përmendet se ky ndikim i jashtëm i dëmshëm vjen nga shtete autoritare dhe joliberale dhe i njëjti mund të karakterizohet si „sharp power”. Ky koncept në fakt do të thotë se këto regjime autoritare në shtetet e tyre e shtypin lirinë e fjalës dhe i shkelin të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëtën kohë i keqpërdorin shoqëritë e hapura demokratike që të promovojnë dhe imponojnë joliberalizëm dhe autoritarizëm. Ndikimi autoritar tek demokracitë e reja dhe të cenueshme të Ballkanit Perëndimor është karakterizuar si „i ashpër” në sensin e asaj se depërton deri te ose e perforon hapësirën informative, duke u përpjekur që të ndikojë deri te qytetarët nëpërmjet manipulimeve dhe distorzionit të informacioneve. Ky proces aplikohet nëpërmjet shumë agjentëve të ndikimit dhe operacioneve informative, si të huaj ashtu edhe të vendit, të cilët janë të pozicionuar në nivele të ndryshme dhe që kanë role të ndryshme në këtë proces. Kur flasim për narrativat dezinformative në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, duket të jemi të vetëdijshëm se ato polarizojnë dhe shkaktojnë ndarje.

Në studim një theks të veçantë keni vënduar tek propaganda anti-BE dhe anti-NATO në Maqedoninë e Veriut. Si e dalluat dhe në çfarë mënyrë ajo plasohet në mediet e Maqedonisë?

Siç thashë, një nga teknikat e dezinformimit është tërheqja e vëmendjes, e cila tek ne ishte posaçërisht e dukshme gjatë arritjeve kyçe ose ngjarjeve me integrimet euroatlantike, e kështu u bëmë dëshmitarë të dy fushatave dezinformative kundër BE-së dhe NATO-s.

E para, e emërtuar në mënyrë ironike „Batanije për ty“, ishte në kuadër të narrativit anti-BE „BE-ja nuk e ndihmon Maqedoninë e Veriut/Ballkanin” dhe kishte për qëllim që ta nënvlerësojë ndihmën e siguruar nga BE-ja për Maqedoninë e Veriut për menaxhimin me KOVID-19. Pas deklarimit të ambasadorit të atëhershëm të BE-së, Samuel Zhbogar, se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihma nëpërmjet mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, e cila midis të tjerash përfshinte edhe 1.000 batanije, menjëherë u reagua me narrativ anti-BE, ndërsa titulli i fushatës ishte një shtrembërim ironik i slloganit „BE-për ty”. Në fakt, kjo mund të interpretohet si një përpjekje që të anashkalohet informacioni se Maqedonia e Veriut në atë periudhë mori 66 milionë euro nga BE-ja për menaxhim me koronavirusin, duke pasur parasysh se të gjithë aktorët e përfshirë në fushatë e injoruan dhe aspak nuk e përmendën atë. A mund ta parafytyroni se si do të ishin kushtet dhe gadishmëria e sistemeve që të menaxhojnë pandeminë nëse nuk ishte ndihma sistematike afatgjatë që aleatët perëndimorë e japin që nga shkatërrimi i Jugosllavisë e deri sot?

Fushata e dytë u zbatua në periudhën rreth 27 marsit të vitit 2020, ditën kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Ajo kishte për qëllim që ta tërheqë vëmendjen e publikut nga kjo arritje historike e cila është qëllim strategjik i shtetit që prej pavarësimit dhe vazhdimisht ka mbështetje të lartë nga qytetarët. Për fat të keq, kjo fushatë ishte e mirëorganizuar dhe e koordinuar dhe implikonte se NATO-ja po imponon rrjetin 5G, me qëllim që të nxisë frikë dhe panik tek qytetarët. Krahas kësaj, narrativat anti-NATO u vunë re edhe në kontekst të pandemisë me KOVID-19, si për shembull dezinformata nga muaji marsi i vitit 2020 sipas së cilës 70.000 ushtarë amerikanë kanë arritur në Gjermani , qëllimi i të cilës ishte që të diskreditohen stërvitjet ushtarake „Defender Europe 2020” dhe të krijohet përshtypja se në Evropë mbisundon frika dhe paniku.

Nga këta dy shembuj mund të shihet se temat e përdorura për dezinformim janë më së shpeshti emocionale, diçka për të cilën njerëzit reagojnë, si shëndeti i tyre, apo shëndeti i fëmijëve, siguria, çështjet e identitetit, marrëdhëniet ndëretnike etj.

Për momentin aktuale është situata me Rusinë dhe Ukrainën. A bëhet në vendin tonë një glorifikim i Rusisë? Çfarë thonë narrativat në hapësirën publike dhe mediatike?

Kjo pyetje në një farë mënyre ndërlidhet me pyetjet e mëparshme, ndërsa është e rëndësishme për kontekstin aktual. Siç u pa më parë, shumica e narrativave të drejtuara kundër Perëndimit, SHBA-së, BE-së apo NATO-s, në të njëjtën kohë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nënkuptojnë edhe promovim ose glorifikim të Rusisë. Këtu (keq)përdoren një sërë faktorësh, si trashëgimia nga komunizmi, origjina dhe feja sllave, hapja e shoqërive demokratike, etj… Pra, dezinformatat dhe veprimet informative udhëhiqen nga keqkuptimet, perceptimet e gabuara dhe besimet e gabuara që ekzistojnë tek një pjesë e qytetarëve. Nga ana tjetër, përhapja e dezinformatave dhe propagandës kontribuon në përforcimin e keqkuptimeve, perceptimeve dhe bindjeve të gabuara. Është në interes të Rusisë që ky rajon të jetë pjesë e „sferës së ndikimit” të saj dhe nuk mund të pajtohet me faktin se pothuajse të gjitha këto vende janë bërë tashmë anëtarë të NATO-s. Në këtë periudhë, kjo strategji e Rusisë mund të shihet edhe nga situata me Ukrainën, ku përveç luftës hibride që po bën kundër Ukrainës që nga pushtimi i Krimesë në vitin 2014, ajo ka kaluar në një nivel më të lartë dhe kërkon nga një shtet sovran të politikën e jashtme të mos e drejtojë sipas interesave të qytetarëve të tij, por sipas interesave ruse. E gjithë kjo, përfshirë këtu edhe vuajtjet e qytetarëve dhe shtetit ukrainas, jetën e kanë humbur më shumë se 14.000 ukrainas, është shkelur integriteti territorial dhe sovraniteti i Ukrainës, është në kundërshtim me parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare që garantojnë paqen dhe sigurinë. Glorifikimi i Rusisë, ndër të tjera, kryhet edhe përmes agjentëve të ndikimit dhe operacioneve informative, të huaj dhe vendas, të cilët janë të lidhur mes veti dhe përhapin dezinformata dhe propagandë, dhe kjo ndonjëherë bëhet edhe në mënyrë shumë suptile.

Një nga shembujt e fundit janë reagimet për paraqitjen e Ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Top Tema, për shkak se ajo ka thënë se ARM-ja po shqyrton skenarë për vendosjen e trupave tona në Ukrainë si pjesë e NATO-s dhe se Maqedonia e Veriut e respekton dhe mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ajo që është befasuese është se struktura të caktuara në shoqëri ende sillen sikur Maqedonia e Veriut të mos ishte anëtare e NATO-s, edhe pse po bëhen gati dy vjet nga anëtarësimi i saj në NATO. NATO është mbi të gjitha një Aleancë, që do të thotë se ne kemi hyrë në një aleancë të mbrojtjes dhe sigurisë me 29 shtetet e tjera anëtare dhe natyrisht që duhet të marrim pjesë në çdo operacion mbrojtës që ndërmerr ose që planifikon të ndërmarrë NATO.


Milot Selmani e botoi librin e tij të parë “Poet i mallkuar” (VIDEO)

$
0
0

Milot Selmani, pas shumë vitesh vendosi ta botojë veprën e tij të parë “Poet i mallkuar”. Miloti është nga Tetova, por në moshën 20-vjeçare u largua nga atdheu për në Gjermani. Ai ka shtatë vjet karrierë si poet, mbi 3.300 poezi të shkruara, një libër të botuar dhe dy libra të tjerë online, shkruan Portalb.mk.

“Në moshën 20-vjeçare jam larguar nga atdheu për në mërgim dhe sa arrita atje mora një frymëzim që të merrja hapat e para në botën e poezisë. Kuptohet, në mërgim isha larg familjes, shoqërisë dhe personave të dashur, ndjeja mungesën e tyre dhe vetmia ishte ajo që më shtyu të shkruaja për atdheun.” tha Milot Selmani.

Miloti është shumë aktiv edhe nëpër rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ku ai ka 66.500 ndjekës. Sipas tij, rrjetet sociale shërbejnë sot si një metodë e re moderne që të rinjtë lexojnë.

“Në rrjetet sociale jam aktiv që nga viti 2017 dhe kam qenë i impresionuar se sa shumë mbështetje dhe dashuri kam marrë për poezitë dhe thëniet që kam shkruar. Edhe pse si popull nuk jemi shumë lexues të librave por, në rrjetet sociale kam vërejtur që është e kundërta. Aty shoh që ka lexues shumë dhe jo më kot kam aq ndjekës.” u shpreh Miloti.

Shumica e poezive të Milotit janë të frymëzuara nga problemet e njerëzve dhe prandaj shpeshherë lexuesit e gjejnë veten në shkrimet e tij. Ndërsa, sa i përket botimit të tij të fundit, ai tha:

Libri “Poet i Mallkuar” është botimi im i parë dhe u shkrua në një periudhë të vështirë të jetës sime. Librin e kisha përfunduar para tre vjet, por, si poet i ri, ishte jo pak por shumë problematike ta botoja librin, duke gjykuar edhe nga vendi ku jetojmë. Por, gjithsesi, libri u botua dhe është pritur shumë mirë nga lexuesit. Libri është i përbërë me poezi rreth dashurisë, problematikave që i hasim në përditshmëri.shtoi Selmani.

Mesazhi që Miltoi përcolli për të gjithë të rinjtë sa i përket leximit është:

“Rinia gjithnjë do të ketë nevojë për lexim, sepse duke lexuar e përvetësojmë fjalorin dhe komunikimin. Kështu që unë besoj se çdo i ri ka ëndrra të cilat do t’i realizojë dhe nëse dëshirojnë që të jenë versioni më i mirë i vetvetes, duhet të komunikojnë dhe ta përvetësojnë fjalorin duke lexuar.” përmbylli Milot Selmani.

Miloti ndjen një mbështetje të madhe nga ndjekësit e tij nëpër rrjetet sociale dhe kjo për të është një shtysë e madhe që të vazhdojë të shkruajë. Ai gjithsesi se ka edhe plane për të ardhmen, pasi ka edhe katër libra të tjera të përfunduara. Njëra do të botohet verës, ndërsa librat tjerë do t’i botojë në vitet në vijim.

Leart Bucaliu, 16-vjeçari që ka miliona shikime në Youtube (VIDEO)

$
0
0

Youtube është platformë që shumë njerëz e kanë zgjedhur për të përfituar, duke krijuar video me përmbajtje të ndryshme. Një nga to është 16-vjeçari nga Kosova, Leart Bucaliu, që ka arritur miliona shikime me videot e tij në kanalin e tij TRP Matrix. Për Portalb.mk ai ndau me ne eksperiencën e tij dhe  na tregoi se si të arrijmë sukses në Youtube.

Deri më tani Learti ka arritur të ketë 50.000 ndjekës dhe 16 milionë shikime. Videon e parë që ai publikoi në kanalin e tij ishte në vitin 2019. Sipas tij, ne nuk duhet të presim që në fillim të kemi shpërthim me shikueshmëri, por, duhet të jemi të durueshëm dhe në vazhdimësi të publikojmë video.

“Ka shumë strategji të ndryshme se si të arrijmë ta kemi vëmendjen e shikuesit, por, gjëja kryesore është kreativiteti. Normalisht, cilëasia e videos është shumë e rëndësishme dhe, për këtë arsye, një kamerë dhe një mikrofon i mirë do të të ndihmojë shumë në karrierën tënde në Youtube. Videot që shikuesit e mi duan më së shumti janë ato që kanë sfida interesante dhe qesharake.” tha Leart Bucaliu.

Një prej ndjenjave më të bukura që Learti përjeton përskaj gjithë angazhimit të tij në Youtube është momenti kur ndjekësit e tij e ndalojnë në rrugë për ta përshëndetur dhe për të bërë fotografi me të.

Në fillim incizmet dhe montazhin Learti i bënte përmes celularit të tij. Më pas, dëshira e tij që ta çonte kanalin e Youtube-it në një nivel tjetër e bëri që ai të merrte një kamerë profesionale dhe të mësonte të bënte montazh vetë. Xhirimet për një video i zgjasin dy deri në katër orë  dhe pastaj montazhi i merr pesë deri në tetë orë.

“Shumë nga shikuesit e mi veçse e dinë inspirimin tim dhe ky është Youtuber-i i famshëm amerikan i quajtur MrBeast. Ndërsa, sa i përket emrit tim artistik që e përdor TRP Matrix, ka qenë rastësi. Pasi shokun tim Gjinin të gjithë e njihnin si Matrix, ndërsa unë videot e para i kam punuar me të dhe vendosëm bashkë ta quanim kanalin Matrix.” tha Learti.

Mesazhi që Learti përcolli për të gjithë të rinjtë është që të bëjnë dhe të provojnë atë çfarë iu don zemra.

“Nëse keni dëshirë që të bëheni youtuber, atëherë gjithçka që do ju duhet është të keni kreativitet dhe mos të dorëzoheni asnjëherë. Në fillim të hapjes së kanalit nuk do të keni shumë shikueshmëri dhe as ndjekës, por gjithçka arrihet me shumë punë dhe përkushtim!” tha ai.

Yon Idy: Më pëlqen se mund të qesh duke menduar për të kaluarën (VIDEO)

$
0
0

Kantautori Jon Ajdini, me emrin artistik Yon Idy, e promovoi klipin e këngës së tij më të re „In Time“. Pibliku më i gjerë e njohu këtë interpretues të ri pasi u përzgjodh si një nga gjashtë finalistët e përzgjedhjes për përfaqësues të Maqedonisë në Evrovizion 2022. Por, Yon-i nuk ndalet dhe menjëherë e xhiroi klipin për ta kompletuar rrëfimin për këngën In Time, shkruan Portalb.mk.

Yon-i gjithmonë me sukses e kombinon muzikën dhe tekstin, për ta përçuar emocionin te publiku i vet, pikërisht ashtu siç e përjeton ai vetë – „Wish I could think of you and not say it’s something wrong / No it didn’t last long, but I am still holding on to you“.

“In Time në fakt është një këngë për kujtimet e bukura. Para do kohe e kuptova se si do që të përfundojë marrëdhënia me dikë, ajo që gjithmonë na mbetet në kujtesë janë kujtimet e bukura. Më pëlqen se mund të qesh duke menduar për të kaluarën. Këtë këngë sidomos e kam për qefi sepse publiku më së miri reagon kur e këndoj live”, thotë Yon-i.

In Time” ndërlidhet me këngën e tij të lëshuar në shtator 2021, “My Fire”, e cila ka 15.000 strim-a në Spotify, me mbi 92.000 shikime të videos së tij.

Yon Idy u rrit i rrethuar me muzikë në qytetin e tij të lindjes në Shkup. Ai u dashurua në muzikë dhe mësoi nga artistët klasik Beatles dhe Leonard Cohen, më vonë nën ndikimin e Muse, me doza të shëndosha të bluzit dhe skenës indie. Këndon para publikut disa herë në javë dhe me padurim pret ta publikojë albumin e tij të parë në vitin 2022.

Emir Kurtishi lansoi projektin e parë muzikor “Koleksionist i fjollave të borës” (VIDEO)

$
0
0

Emir Kurtishi është i riu i cili së fundmi befasoi të gjithë me publikimin e këngës së tij të parë. Ai është nga Shkupi dhe aktualisht është doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore. Ai ka dhe përvojë në ushtrimin e profesionit si jurist duke filluar në zyre avokatie, noterie e deri në angazhimin si demonstrator/asistent në UEJL. Ai është dhe autor i punimeve të botuara në revista shkencore. Por, çfarë e lidh atë me muzikën? Emiri për Portalb.mk flet më gjatë për dashurinë e tij ndaj muzikës.

Me muzikë Emiri është marrë që në fëmijëri dhe pasioni i tij më i madh ka qenë këndimi. Ai kujton me nostalgji kasetat e vjetra me shirita të babait të tij që i dëgjonin në veturë e në kasetofon në shtëpi, e sidomos plakat e magnetofonit që edhe sot e kësaj dite i dëgjon këngët e vjetra të viteve ’80.

“Pasioni im më i madh për muzikë u rrit mund të them që në moshën 12 apo 13 vjeçare, atëherë kur fillova seriozisht ta mësoj kitarën, e cila me vite të tëra qëndronte në këndet e ndryshme të shtëpisë, me tela të këputura. Ky instrument me historinë e saj interesante që i ngjanë trupit të një femre, gjithmonë më ka intriguar! Dhe me vete thashë ç’më mungon që ta mësoj këtë instrument të bukur? Hapat e mia të para i mora nga daja im i cili në moshë rinore ka qenë pak i angazhuar në asamblin Emin Duraku dhe më pas kam vazhduar duke shikuar video të shkurta nga Youtube. Sot e kësaj dite vazhdoj ta quaj vetën amator në këtë instrument, megjithatë kam përfituar shumë nga ajo.” u shpreh Emiri.

Gjatë viteve Emiri ka tentuar disa herë që të publikojë këngë të tija, megjithatë i mungonte guximi dhe kishte frikë nga paragjykimi se këngët rock&roll shqiptare nuk pëlqehen nga publiku. Këngët që ai këndonte gjithmonë janë pëlqyer nëpër manifestime të ndryshme nga ana e shoqërisë, publikut dhe kjo e ka motivuar atë që të vazhdojë më tutje të mësojë këngë të reja, të këndojë dhe t’i bie kitarës. Momenti që ai vendosi të publikojë këngë të tij ishte kur Lirim Alija, tekstshkruesi i grupit të njohur Elita 5, ia besoi poezinë e tij.  

“Jam i vetëdijshëm edhe sot e kësaj dite, edhe pas publikimi të këngës, se nuk do të arrij që të jem konkurrent serioz i këngëtarëve me nam të madh të stilit rock, por thellë në vete e di që s’kam bërë një këngë shkel e shko edhe pse është modeste. Nuk është këngë për secilin, nuk është këngë komerciale dhe nuk dëgjohet në çdo stinë! Jo që e kam kënduar unë, por teksti është jashtëzakonisht i bukur. E di që e keni dëgjuar edhe vetë ju, pra teksti përmban fjalë që rrallë ose aspak nuk dëgjohen në muzikën tonë shqiptare. Është këngë baladë e thellë, ashtu e kanë gjykuar shumica, këngë melankolike dhe nga komentet e deritanishme përtej shoqërisë së ngushtë, janë pozitive dhe e kanë vlerësuar si diçka të nevojshme dhe të bukur që ka ndodhur në këtë fillim vit dhe i vlerësoj çdo kush që ka dhënë qoftë edhe ndonjë koment modest.” tha Emir Kurtishi.

Gjithçka filloi me publikimin e një fotografie në rrjetin Facebook me një thënie të legjendës së muzikës së ish Jugosllavisë, Toma Zdravkoviq, ku në fotografi Emiri shkruajti thënien “Njerëzit e lumtur nuk shkruajnë këngë. Për të shkruar këngë duhet mirë të zhytesh”. Ky ishte moment kur Lirim Alija i komentoi “A dëshiron tekste…?”.

“Kur e lexova këtë u shtanga dhe u habita! Tekstshkruesi i grupit shqiptar Elita 5, autori i këngës së famshme “Al kapone” i ofron një amatori si Emir Kurtishit tekste këngësh?! Nuk e mora shumë seriozisht, derisa ai në murin tim në Fejsbuk e postoi tekstin e plotë të këngës. Të them të drejtën më hapi shumë punë të tjera! Atë periudhë kohore në mëngjes dilja nga shtëpia, vonë kthehesha në shtëpi. Nuk më lejonte ndërgjegjja që tekstin e këngës të mos e përpunoja në këngë. Dhe shumë shpejt e mora kitarën dhe me net të tëra ushtroja derisa e komponova dhe ia dërgova videon e parë autorit të tekstit. Komentet ishin pozitive, me përjashtime të vogla, derisa më tha ik në studio muzikore dhe inçizoje.” shtoi Kurtishi.

Mesazhi që Emiri përcolli për të gjithë artistët e rinjë është që ta shfaqin talentin që kanë brenda vetes, sepse gjithmonë do të ketë dikush që do e vlersojë dhe do ta mbështesë punën që bëni.

Planet e tij janë që të vazhdojë bashkëpunimin me Lirim Alijun. Ai theksoi që tani që po vjen pranvera dhe vera nuk e përjashton mundësinë që të punojë një projekt të ri muzikor.

Trajkovski shkëlqeu në Danimarkë, rekord i ri në kërcim së gjati

$
0
0

Atleti maqedonas Andreas Trajkovski vendosi një rekord të ri kombëtar në kërcimin për së gjati në palestër, me rezultat prej 7 metra e 65 centimetra, që është 32 centimetra më i lartë se rekordi i mëparshëm në kampionatin e hapur në Skive të Danimarkës, i cili u zhvillua fundjavën e kaluar, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Përveç kërcimit së gjati, Andreas mori pjesë në garën e 60 metrave ku shënoi kohën më të mirë të sezonit, me rezultat 6,90 sekonda, këtë herë është vetëm një e qindta më e ulët se rekordi i tij personal prej 6,89 sekondash, ose vetëm 4 qindra sekonda nga rekordi i Maqedonisë, që është 6,86 sekonda.

Trajkovski vendosi një rekord botëror jozyrtar në këtë garë në reagimin më të shpejtë. Sipas rregullave të Federatës Botërore të Atletikës (WA), koha e reagimit – e matur me sensorë në pistoletën e nisjes dhe në blloqet e nisjes, nëse është më pak se 0.100ms tregon se vrapuesi e ka nisur garën e tij para kohe dhe kështu do të jetë skualifikuar. Andreas pati një reagim prej 0.100ms në të dyja garat prej 60 metrash (kualifikim dhe final).

Rekordin jozyrtar botëror për reagimin më të shpejtë në start e mbajti atleti Bruno Surin nga Kanadaja në gjysmëfinalen e 100 metrave në Kampionatin Botëror 1999 në Sevilje, ku reagimi i tij ishte 0.101 ms.

Andreas, i cili një muaj më parë ka marrë leje nga Federata Botërore e Atletikës për të performuar nën ngjyrat dhe flamurin e Maqedonisë dhe më parë ka luajtur për Danimarkën, më 5 mars (e shtunë) do të ketë paraqitjen e tij të parë për ekipin maqedonas të atletikës në Balkanijada, e cila do të mbahet në Stamboll të Turqisë.

“Jam shumë i kënaqur me thyerjen e rekordit kombëtar në kërcim së gjati, aktualisht jam në formë të shkëlqyer dhe në periudhën e ardhshme do të mundohem të shfrytëzoj formën e mirë për të thyer rekordet e mia këtë sezon. Mezi pres pjesëmarrjen time të parë nën flamurin e Maqedonisë në Lojërat e ardhshme Ballkanike në Stamboll dhe shpresoj se do të arrij një rezultat të mirë”, tha Andreas Trajkovski.

Në Balkanijada në sallë, Trajkovski do të garojë në kërcim së gjati dhe në garën 60 metra. Përveç Andreas në Stamboll, ngjyrat e Maqedonisë do t’i mbrojnë edhe Dario Ivanovski (AK Delta) në garën 3000 metra dhe Jovan Stojoski (AK Ohër) në garën 400 metra.

Viewing all 739 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>