Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all 754 articles
Browse latest View live

Tik Tok-eri i njohur nga Norvegjia, Mustafa Ahmed, në një intervistë ekskluzive për Portalb (VIDEO)

$
0
0

“Përshëndetje”, “Si je” dhe “Falemnderit” ishin fjalët që kishte mësuar brenda tre muajve qëndrimi në Shkup Mustafa Ahmedi, Tik Tok-eri i njohur në Maqedoni. Për një kohë shumë të shkurtër ai arriti që të fitojë zemrat e shumë qytetarëve në Maqedoni përmes videove interesante që publikon në Tik Tok. Dëshira e tij më e madhe është që të udhëtojë gjatë gjithë kohës. Këtë ai ia mundësoi vetes në momentin që hapi një biznes online, me çka ai tani mund të punojë, të fitojë para dhe në të njëjtën kohë të udhëtojë. Mustafa prejardhjen e ka nga Somalia e Afrikës, por ka lindur në Norvegji. Pas përfundimit të masterit, ai punoi për disa vite në një firmë vendase. Por, në fillimin e pandemisë, ai vendosi të largohet nga Norvegjia dhe të shëtisë, shkruan Portalb.mk.

Mustafa ka udhëtuar në shumë vende në botë, ndërsa së fundmi fokusin e ka në vendet ballkanike. Ardhja e tij në Maqedoni ishte shumë e rastësishme. Më parë asnjëherë nuk kishte dëgjuar për vendin tonë. Përderisa ishte në udhëtimet e tij nëpër Serbi, ai po shihte në hartë se cili vend afër Serbisë është i bukur për të vizituar dhe rastësisht pa Shkupin. Ai është duke qëndruar në Shkup gati tre muaj deri më tani dhe nuk ka në plan të shkojë në ndonjë vend tjetër për një kohë të gjatë. Sipas tij, Shkupi i jep shumë arsye për të qëndruar.

“E kujtoj herën e parë që erdha në Shkup, nëpër rrugë nuk shihja shumë njerëz, është një qytet shumë i qetë. Më vjen interesant fakti që në rrugë njerëzit nuk të buzëqeshin, madje nëse ti u buzëqesh të shohin çuditshëm. Në fillim mendoja mos ndoshta janë nervoz diçka, por më vonë e kuptova se nuk e kishit në kulturë atë formë të përshëndetjes. Në Norvegji, kur u buzëqesh njerëzve në rrugë tregon respekt. Por, ajo që më pëlqen është se në momentin kur fillon të shoqërohesh me dikë, janë shumë të shoqërueshëm dhe mikpritës.” u shpreh Mustafa Ahmed.

Një ndër arsyet që Ahmedit i pëlqen të qëndrojë këtu është edhe fakti që ai tani ka arritur të ketë një audiencë të madhe nga Maqedonia në Tik Tok. Ai deri më tani ka arritur të ketë 16.200 ndjekës dhe rreth 250 mijë pëlqime. Nëpër videot e tija ai shijon ushqimet tradicionale dhe ushqimet e shpejta nëpër restorante.

“Kam shtuar shumë kilogramë duke konsumuar shumë ushqime të shijshme në Maqedoni. Kur jemi te ushqimi tradicional, pjata ime e preferuar është “turli tava” dhe “pastërmajlia”. tha Mustafa Ahmed.

Si çdo turist tjetër, edhe Mustafait i pëlqen fakti që çmimet në tregun tonë janë më të ulëta nga standardi që ai është mësuar të jetojë. Kjo e mundëson atë që të bën një jetesë më të rehatshme dhe mendon të qëndrojë në Shkup sa më gjatë. Tani Mustafai është bërë një yll në rrugët e Shkupit, kudo që ai ec, e ndalojnë për ta përshëndetur.


Ekspozita “Certifikatë për kafe” nga Bashkim Mexhiti në Galerinë Nacionale (VIDEO)

$
0
0

30 vite në botën e artit dhe 19 ekspozita nga Bashkim Mexhiti. Në këto 30 vite, ai thotë që ka kaluar në tre faza të pikturimit. Në Galerinë Nacionale më datën 19 tetor u hap ekspozita e 19-të e tij. Për Portalb, Mexhiti foli për rrugëtimin e tij në art.

“Gjatë punës time si artist, veprat e mija kanë kaluar në tre faza dhe atënë fazën e realizmit, ekspresionizmit dhe impresionizmi apstrakt. Unë nuk mundem t’i ndaj këto periudha, çdo njërën e kam përjetuar shumë bukur. Për t’u bërë një artist i mirë, patjetër që të duhet të kalosh në këto faza. Çdo njëra të ndërton dhe të pjek profesionalisht.” tha Bashkim Mexhiti.

Ekspozita “Certifikatë për kafe” nga Bashkim Mexhiti do të jetë e hapur në Galerinë Nacionale deri më 29 tetor. Në të janë të ekspozuara 33 piktura. Një të hyrë në Galeri sheh llojllojshmëri ngjyrash dhe sa më shumë që afrohesh dallon figura të cilat shfaqin të jetuarit në shoqërinë tonë. Gjatë këtyre ditëve, ka patur një interes të madh nga artdashësit që ta vizitojnë këtë ekspozitë.

Click to view slideshow.

“Piktura kryesore në këtë ekspozitë është “Certifikatë për kafe”, me çka edhe vet ekspozita e mban këtë emër. Kjo për shkak të triptikut të krijuar në epokën e pandemisë globale. Vetë piktura pasqyron këtë periudhë që kaploi botën. Në të mund të shohësh lajme të shkëputura nga revista, maska për mbrojtje dhe me qëllim kam vendosur një ngjyrë të verdhë e cila pasqyron shpresën dhe besimin ndaj shkencës.” tha Mexhiti.

Ekspresionizmi abstrakt është drejtimi në të cilin ai krijon dhe përcjell ngjarjet e tij nga natyra, mjedisi urban dhe peizazhet brenda një tonaliteti ngjyrash të ndritshme për të qetësuar të bardhën dhe të zezën në kontrast.

Mesazhi që Bashkim Mexhiti dha për të gjithë artistët e rinj është që ata duhet të punojnë shumë, mos të dorëzohen asnjëherë. Ai theksoi se bota e artit të frikson ndonjëherë dhe të shtyen në dilema se a do mundesh të mbietosh, por, tani rrjetet sociale kanë bërë shumë të lehtë që të rinjtë të promovojnë punën e tyre dhe ka mjaftueshëm hapsirë edhe për projekte të jashtme.

Lejla Bajrami, vajza e cila premton shumë në degën e Dizajnit të Tingujve (VIDEO)

$
0
0

Artet Bashkëkohore dega e Tingujve është lëmia ku 23-vjeçarja Lejla Bajrami është duke u spikatur. Lejla është nga Shkupi, por, ka disa vite që ajo është jeton në Zvicër për t’i ndjekur studimet. Me një të shkuar atje, ajo korri shumë suksese. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, Lejla aplikoi për master dhe tani si një studente e dalluar u zgjodh për asistente në Fakultetin e Arteve në Bern, shkruan Portalb.mk.

Dizajni i Tingujve është një degë që shumë rrallë të rinjtë marrin për të studiuar. Mirëpo, Lejla këtë degë e ka përvetësuar në mënyrë profesionale. Deri më tani ajo ka marrë pjesë në shumë projekte brenda dhe jashtë vendit. Para një viti ajo e punoi dizajnin e tingujve të një film të animuar të Aleksanda Siber. Ndërsa, këtë vit ata fituan çmim në Festivalin e Lucernit “Upcoming Film Makers”.

“Çmimi që morëm në Festivalin e Lucernit ishte i papritur. Gjatë këtij viti unë e dija që filmi të cilin e punuam ishte pjesë e shumë festivaleve të filmave, por, nuk e prisja që të fitonim çmim në një festival kaq prestigjioz. Çmimin të cilin e morëm kishte të bënte me sound design dhe ishte një fitore për mua.” tha Lejla Bajrami.

Click to view slideshow.

Lejla edhe gjatë qëndrimit të saj në Zvicër ka ftesa për të punuar në projekte në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe ajo ka punuar në një shfaqje teatrale “Modiliani” në regji të Sibel Abdiut. Premiera e shfaqjes ishte të enjten dhe interesimi ishte dukshëm i madh.

Mesazhi që Lejla përcolli për të gjithë artistët e rinj është që të japin më të mirën nga vetja për çdo punë, qoft edhe punë e vogël, se herët ose vonë çdo gjë shpërblehet.

Filmi “Dance In This Chaos” në regji të Murat Zherkës shfaq diskriminim e shoqërisë ndaj romëve (VIDEO)

$
0
0

Derisa shoqëria i shtyp dhe i diskriminon romët, ata qëndrojnë të fortë bashkë dhe luftojnë për të drejtat e tyre. Çdo padrejtësi ndaj tyre përpiqen ta tejkalojnë me këngë dhe me muzikë. Pikërisht kjo u shfaq në filmin “Dance In This Chaos” në regji të Murat Zherkës, shkruan Portalb.

“Jemi mësuar të shikojmë filma për romët në të cilat ka fyerje, vulgaritet dhe nënçmim, ku romët paraqiten në mënyrën më të mjerueshme. Në këtë film është paraqitur diçka tjetër, po edhe këtu do ta shohim diskriminimin, ngacmimin dhe jetën kundër romëve, por, mesazhi është shumë më i fortë.” tha Xhemiljana Abdullova.

Click to view slideshow.

Qëllimi i filmit është që t’i mbështesë të rinjtë të jenë pjesë e zgjidhjeve të problemeve në rrethin e tyre duke iniciuar ndryshime. Me këtë film u pasqyrua jeta e romëve në vendin tonë duke e shfaqur sjelljen e të tjerëve ndaj tyre. Me rrëfimin e filmit pasqyrohet diskriminimi social dhe institucional ndaj romëve. Lufta e tyre e përditshme për një jetë të barabartë u shfaq në vetëm 15 minuta të filmit.

“Xhemilijana Abdullova ishte me ne nga nisja e idesë për këtë film dhe na ka ndihmuar shumë në çdo aspekt. Filmi u xhiruar për katër muaj. Do kisha dashut t’i falemnderohem në veçanti lagjjes rome ku ne xhiruam filmin. Se ne nuk xhiruam për 2-3 ditë, por kemi jetuar për katër muaj aty. Ne bisedonim për problemet që ata i hasin gjatë jetës, por, shpesh bisedat përfundonin me muzikë dhe hare. Prandaj edhe vetë filmi u titullua “Kërce Në Këtë Kaos”.” tha Murat Zherka.

Filmi u mundësua nga Democracy Lab, ICD Youth Can. Mbështetje të madhe pati edhe nga: Romano Ilo, Lumiere Films, Vardar Film, Prima Studio, Roma Rock School, Komuna Qendër dhe Qendra Kulturore Rinore.

Arta Qerimi: Vetëm duke e sfiduar veten e kupton në çka je më i/e mirë (VIDEO)

$
0
0

Sfidat janë ato që e nxisin ta tejkalojë veten, gjegjësisht vajzën e re nga Shkupi, Arta Qerimin. Edhe pse sudioi për PR dhe Studime Evropiane, ndonjëherë di të gjejë veten duke aplikuar në vende të punës që nuk kanë fare lidhje me drejtimin që ka studiuar. Arta gjithnjë ka qenë aktive në sektorin civil. Kjo, sipas saj, ndihmon shumë në zhvillimin personal dhe profesional të një të riu. Kjo ka bërë Artën që të merrte pjesë në projekte, trajnime dhe seminare brenda dhe jashtë vendit, shkruan Portalb.mk.

“Gjithmonë kam dashur që në një menyrë të jem motiv nxitës në shoqëri, që së pari ata të investojnë në veten, duke u marrë edhe me diçka plus, krahas edukimit formal. E më pas, të rinjtë të jenë zëri i ndryshimit pozitv në vend, duke kontribuar në mënyra të ndryshme në rrethin ku ata jetojnë. E konsideroj shumë të rëndësishme pjesën e motivimit, për shkak se shpeshherë neve të rinjve na mjafton që dikush të na thotë  ‘Ti mundesh’ dhe kjo automatikisht të nxit për veprim.” tha Arta Qerimi.

Projekti i fundit që Arta punoi bashkë me Jetmir Asanin ishte “Çair’s Youth Artivists”.  Projekti u financua nga USAID-i dhe Civic Engagement Project, grant i fituar si bursistë të LEAD MK Master Class Programës. Projekti ishte në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Përkrahje gjetën edhe nga vetë stafi i SHFK “Hasan Prishtina”, në oborrin e së cilës u bë edhe murali si dhe kishin angazhimin e pakursyer të të rinjve vullnetarë. Për dizajnin e muralit në terrenin sportiv ndihmoi Naim Idrizi nga Kumanova, artist i 3D Street Art-it. 

Click to view slideshow.

“E dimë që ne kemi një rini të shëndoshë, rini e cila është e mbushur përplot me vullnet për ndryshime. Por, fatkeqësisht, e dimë që rinisë i mungon edhe pak motivim për t’u aktivizuar. E pikërisht për këtë arsye, qëllimi i projektit “Çair’s Youth Artivists” ishte angazhimi i të rinjve të Komunës së Çairit në aktivitete në të cilat do ta kuptojnë rëndësinë dhe përfitimet e të qenit aktiv në shoqëri. Gjithashtu, një tjetër qëllim që ndërlidhet direkt me atë pse rinia duhet të kontribuojë në këtë drejtim është fakti që rinia është ajo e cila e sjell ndryshimin. Ne realizuam një mural në një terren sportiv, gjë të vogël, por, me një mesazh shumë domethënës dhe të rëndësishëm.” u shpreh Arta.

Mesazhi që Arta përcolli për të gjithë të rinjtë është:

“Të rinjtë ta sfidojnë veten në më shumë sfera, sidomos në sfera në të cilat kanë qenë të bindur që nuk do t’ia dalin. Se vetëm duke e sfiduar veten e kupton në çka je më i/e mirë dhe në të vërtetë çka do nga vetë jeta.” përmbylli Arta Qerimi.

Artisti nga Dibra – Tahiri, tha: Pranoni sa më shumë kritika nga artistët me përvojë (VIDEO)

$
0
0

Tahiri që i vogël kishte mëdyshje shumë të çuditshme për artin. Filloi të vizatojë nga mosha katërvjeçare. Por, kishte një periudhë që ai la pas artin dhe hyri në botën e kompjuterit. Si çdo i ri i cili provon veten në më shumë gjëra, edhe Tahiri ishte i tillë. Por, mendja dhe shpirti i tij gjithnjë qëndronte tek arti. Kështu, në moshën 14-vjeçare, ai nisi të merret më seriozisht me të, shkruan Portalb.mk.

Në fillimet e tij, ai u përball me një periudhë shumë të vështirë. Mosha në të cilën ai nisi me vizatim ishte shumë delikate. Por, ishte shoku i tij Roni, i cili e nxori nga kjo situatë e keqe. Roni jeton në SHBA dhe ata vazhdojnë komunikimin mes rrjeteve sociale.

“Që atëherë e deri më tani, unë kalova shumë nivele në vizatim dhe pikturë. Falë tërë atyre kritikave të shokut tim Ronit, unë kuptova aq shumë gjëra sa që të gjithë ato që i mësova, më bën të kuptoj gjëra pafund për artin. Gjithashtu, dua të them që pikturën që e bëj unë e bëj nga shpirti, nuk e bëj nga kërkesat e njerëzve ose çfarë pëlqejnë të tjerët. Gjithçka që bëj është personale.” tha Tahiri

Stili që Tahiri përdor në vizatimet e tij, siç thotë ai, është akademik klasik modern. Atij i pëlqen të pikturojë portrete, natyra të qeta dhe ndonjëherë dhe abstrakt. Inspirimin e gjen nga artistët e mëdhenj si Rembrandt dhe David Leffel. Ai gjithashtu theksoi se një inspirim të madh i jep edhe muzika.

Mesazhi që Tahiri përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Mesazhi im për të gjithë artistët e rinj është që të punoni sa më shumë. Ndiqni atë stil që ju tërheq më së shumti. Pranoni sa më shumë kritika nga artistët me përvojë. Kini durim dhe besim për punën që bëni.” pëmbylli Tahiri.

Ëndrra e Fionës Konxhelit është që të hap një klub për gjimnastikë ritmike në Kosovë (VIDEO)

$
0
0

Mungesa e një klubi të gjimnastikës ritmike në Kosovë bëri që Fiona Konxhelin, që në moshë shumë të re, të zhvendoset në Maqedoninë e Veriut. Fiona është 22-vjeçare dhe vjen nga Ferizaji. Që e vogël, prindërit e saj i kanë parë lëvizjet dhe fleksibilitetin që ajo posedon. Kështu ata bënë të pamundurën që të gjenin një vend për të ushtruar Fiona këtë sport. Klubi i vetëm me gjimnastikë ritmike që gjetën ishte ai në Shkup, shkruan Portalb.

“Meqë në Kosovë nuk kishte klub të gjimnastikës ritmike, në moshën 7-vjeçare nisa me balet. Brenda kësaj kohe, kam hulumtuar për klube të gjimnastikës ritmike jashtë Kosovës. Kërkova në Shqipëri, por, as atje nuk kishte. Në fund, gjetëm një klub në Shkup ku zhvillohej kjo disiplinë sportive. Kështu vendosa që në moshën 15-vjeçare të shpërngulem në Shkup dhe u regjistrova në shkollën e mesme “Metodi Mitevski-Brico” në drejtimin Edukata Fizike. Brenda dy viteve unë mësova gjuhën maqedonase dhe menjëherë fillova gjimnastikën ritmike në klubin Ritmiko.” tha Fiona

Me regjistrimin në Ritmiko, Fionës iu dha mundësia që të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Në të dyja garat ku mori pjesë fitoi çmime. Në Serbi Fiona fitoi vendin e dytë dhe në Bullgari vendin e tretë. Në vitin 2020 ishte e planifikuar që të merrte pjesë edhe në Bosnja dhe Hercegovina, por, pandemia ishte ajo që ia prishi planet. Tani Fiona po përgatitet për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Click to view slideshow.

Mesazhi që Fiona përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Mos ndaloni asnjëherë. Punoni shumë. Pa pasur parasysh kushtet minimale që ne i kemi, mos ndaloni. Luftoni për ëndrrat tuaja.” u shpreh Fiona

Gjimnastika ritmike është profesioni që e ushtron me shumë vullnet. Fiona tani është bërë trajnere në klubin Ritmiko dhe ushtron fëmijë të moshës së vogël. Planifikon që studimet t’i fillojë jashtë vendit, por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ajo që dihet është se do të ushtrojë ende deri sa ta përsos gjimnastikën ritmike. Ëndrra e Fionës është që një ditë të hap një klub për gjimnastikë ritmike në Kosovë. 

Mirsad Kryeziu, realizoi udhëtim me biçikletë prej në Kosovë në Zvicër (VIDEO)

$
0
0

Polici i pikës kufitare Dheu i Bardhë, Mirsad Kryeziu, realizoi udhëtim me biçikletën e tij  prej në Kaminicë të Kosovës deri në Cyrih të Zvicrës. Ky nuk është udhëtimi i tij i vetëm me biçikletë, ai në vitin 2017 udhëtoi edhe deri në Stamboll. Për eksperiencën e tij gjatë udhëtimit, vështirësitë dhe kënaqësitë, na foli më shumë vetë Mirsadi në një bisedë për Portalb.mk.

“Para se të nisem, kishim në plan të shkonim tre shokë. Por, në fund ngela i vetëm, për arsye se shokëve të tjerë nuk iu aprovua viza për udhëtim. Udhëtimi ishte i planifikuar të zgjaste 16 ditë dhe gjithçka shkoi sipas planit. Gjatë rrugës nuk hasa në asnjë vështirësi. Në çdo ndalesë që bëja, takoja njerëz shumë të mirë, të cilët më pyesnin për rrugëtimin tim dhe më jepnin kurajo që të vazhdoja.” tha Mirsad Kryeziu.

Për mbulimin e shpenzimeve të rrugës, Mirsadi kishte kërkuara ndihmë financiare nga Komuna e Kaminicës, por nuk mori përgjigje. Në momentin që Mirsadi arriti në Split të Kroacisë, pati një telefonatë nga një biznesmen, mërgimtar nga Zvicra, i cili i ofroi që t’ia mbulonte të gjitha shpenzimet që do i kishte deri në Zvicër.

Udhëtimin me biçikletë e fillonte çdo ditë prej në ora tetë të mëngjesit deri në ora tetë të mbrëmjes. Për 12 orë, Mirsadi kalonte rreth 150 kilometra. Interesante është që Mirsadi gjatë këtij viti nuk kishte bërë asnjë kilometër me biçikletë në Kosovë. Për lëvizje nga një vend në tjetër, ai përdor mjete të tjera transporti.

“Kulmi ka qenë kur nga fundi i rrugëtimit tim unë kisha telefonatë nga Konsullata në Cyrih, nga Shukrije Ramadani. Ajo më ftoi për të më uruar për iniciativën time. U ndjeva shumë i privilegjuar dhe krenar me veten në atë moment.” u shpreh Kryeziu.

Si rezultat i mungesës së infrastrukturës së rregullt, Mirsadi është detyruar të ngasë nëpër rrugë magjistrale. Duke filluar nga Kosovë, edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Kroaci nuk ka pasur asnjë shteg për biçikleta. Ndërsa nga Sllovenia deri në Zvicër ka pasur shteg adekuat për biçikleta.

Mesazhi që Mirsadi përcolli për të gjithë sportistët e rinj është që të kenë vetëbesim. Ai zgjodhi ta bëjë këtë udhëtim në një periudhë të vështirë që po përjeton e gjithë bota, gjatë pandemisë. Andaj, Mirsadi sugjeron që të rinjtë të mos e zgjedhin rrugën më të lehtë, por të rrezikojnë dhe ta sfidojnë veten.


Asya Gashi – këngëtarja kosovare e cila po bën bujë në Turqi (VIDEO)

$
0
0

Laureta Gashi, ose ndryshe e njohur në publikun turk me emrin Asya, është vajza e re nga Shtimja e Kosovës, e cila po bën bujë në gjithë Turqinë. Para pesë vitesh Asya pati ftesë për të filluar karrierën e saj artistike në Turqi. Gjithçka filloi papritur. Por, tani ajo quhet Lady Gaga e Turqisë. Zëri i saj po dëgjohet gjithandej. Në Youtube ka me miliona klikime dhe ndjekës, transmeton Portalb.mk.

Kur ajo iku për në Turqi, nuk dinte as gjuhë e as që kishte ndonjë orientim. Ndërsa tani Stambolli është bërë shtëpia e saj e dytë. Interesante është se që në fillim Asya filloi karrierën e saj muzikore me këngë në gjuhën turke. Për të folur iu deshën më shumë vite për të mësuar, ndërsa për të kënduar nuk e kishte aspak problem. As nuk dallohej theksi i saj se ajo vinte nga Kosova.

Tani unë punoj me studiot më të mira të produksionit në Turqi. Në fillim kur erdha u ndjeva si e huaj. Asnjëherë nuk e mendova se do arrija të kem kaq shumë audiencë dhe të pëlqehet muzika ime. Kur unë publikova këngën time të parë, kisha shumë oferta për të marrë pjesë nëpër filma turk, për arsye se u kishte pëlqyer shumë zëri im. Por, atëherë nuk e njihja aspak gjuhën turke dhe normal se nuk e pranova ftesën për një gjë të tillë.” tha Asya.

Përveç muzikës, Asya është adhuruese e madhe edhe e jogas. Për dy vjet radhazi është praktikuese e rregullt e jogas. Tani ka fituar edhe çertifikatën për mësuese të jogas. Planet e Aysas tani janë që t’ia nis edhe në botën e aktrimit. Për aktrim, Asya ka ftesa nga Turiqa dhe SHBA-ja. Ajo për Portalb tha që ka nisur me provat për realizimin e një filmi. Me këtë kuptuam që Asya po planifikon ta vazhdojë jetën në SHBA.

Mesazhi që Asya përcolli për të gjithë artistët e rinj është që ta duan veten dhe të mendojnë pozitivisht. Të punojnë shumë me veten se gjithçka është e arritshme.

Projektin e radhës Asya është duke e punuar në Orlando të Floridës. Kënga është e punuar nga Lindon Berisha dhe Darko Dimitrov. Kjo është kënga e saj e parë në gjuhën angleze. Ajo që e bën të veçantë këtë këngë është se do jetë pjesë e një filmi.

Rei Pelushi: Asnjëherë nuk është vonë të merresh me sport (VIDEO)

$
0
0

Pasioni më i madh i Rei Pelushit është tenisi. Ai ushtron këtë sport që në moshën gjashtëveçare. Prej shumë vitesh Rei ka arritur të ketë trofe të njëpasnjëshme. Kështu, duke qenë kampion i Shqipërisë për shumë vite me radhë. Në vitin 2014 Rei u kualifikua në një turne evropian dhe u be shqiptari i parë që arriti gjysëmfinalen në atë garë. Gjithashtu, ai përfaqësoi Shqipërinë në evenimentin më të madh botëror, në Davis Cup, transmeton Portalb.mk.

Tani e disa vite Rei u shpërngul në SHBA, për t’i vijuar studimet për Biznes Menaxhment. Në Florida ai fitoi 20 bursa. Me këtë rast, zgjodhi bursën më të mirë dhe tani është lojtar tenisi dhe student në kolexhin Missouri Valley. Por, kjo nuk do të thotë që Rei u ndal së ushtruari tenis. Ai edhe atje vazhdon të jetë një prej lojtarëve më të mirë të tenisit.

Kur u pyet Rei se ku mendon të vazhdojë të jetojë, ai tha:

“Unë vazhdoj ta dua vendin tim më shumë se çdo vend tjetër në botë. Synimi im që në ditën e parë ka qenë që të formohem sa më shumë si individ. Do mundohem që të gjitha përfitimet që kam marrë nga ky shtet t’i transferoj te vendi im dhe njerëzit e mi. Planifikoj që pas disa viteve të krijoj një akademi timen për tenis në Shqipëri.”

Rei bën një baraspeshë të mirë mes sportit dhe studimeve. Ai përfundoi studimet deridiplomike me nota ekselente. Ndërsa tani ka vendosur të vazhdojë edhe masterin në po të njejtin unversitet.

Mesazhi që Rei përcolli për të gjithë sportistët e rinj është “asnjëherë nuk është vonë që të merresh me sport. Idealja do kishte qenë të ekspozohesh në sport që në moshë të vogël. Të gjithë duhet të merren me diçka që i bën të ndjehen mirë.”

Bujana Ahmeti: Talenti është shumë i rëndësishëm, por, pa punë nuk mund të arrish asgjë (VIDEO)

$
0
0

Bujana Ahmeti është 15-vjeçare me preardhje nga Kumanova. U lind dhe u rit në Belgjikë. E gjihë bota e saj rrotullohet rreth harpës. Në Belgjikë është regjistruar në një akademi muzike. Аty Bujana kalon një pjesë të madhe të ditës së saj. Për arritjet e saj me harpë, Bujana foli në një intervistë për Portalb.

“Babai im e don shumë muzikën dhe ai ishte një prej shtytësve që unë të merrem me të. Në familjen time gjithmonë është dëgjuar muzikë e mirë. Kështu, kur isha e vogël,  e pash instrumentin e harpës dhe u dashurova që në shikim të parë. Që nëntëvjeçare unë fillova me akademinë e muzikës në Belgjikë.” tha Bujana.

Harpa ka një zë shumë relaksues, kjo ishte një ndër arsyet që bëri që ta përzgjedhte këtë instrument. Ajo deri më tani ka arritur të marrë shumë çmime me harpën e vet, duke u renditur edhe e para në gara. Një prej dëshirave më të mëdha të Bujanës është që të interpretojë një ditë në vendin e saj, në Kumanovë.

Mesazhi që Bujana përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Talenti është shumë i rëndësishëm. Por, pa punë nuk mund të arrish asgjë. Duhet të punoni shumë për të arritur majat e suksesit.” u shpreh Bujana.

Në Belgjikë Bujana ndjen një konkurencë të madhe në fushën e muzikës, pasi që atje ka një numër të madh muzikantësh. Por, kjo e forcon atë që të vazhdojë me ushtrime dhe të sfidojë.

Në mesin e panelistëve të Tregime Pjeshkash, këtë vit befasoi një mashkull (VIDEO)

$
0
0

U rikthye përsëri Tregime Pjeshkash me prani fizike me publikun. Në edicionin e pestë të këtij evenimenti, mes grashë, befasoi edhe një mashkull. Panelistët e kësaj mbrëmjeje ishin Rita Behadini, Elmedina Abdulahi, Adelina Tërshani, Vigan Shpuza, Zarije Jonuzi Çeliku dhe Afërdita Haxhijaha Imeri. Tema e sivjetshme quhej Natën Vonë. Të gjithë panelistët erdhën me nga një storje të vet origjinale, duke treguar eksperiencat e tyre të frikshme që kishin përjetuar natën vonë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe përcjelljes së mesazheve adekuate për ngacmimet seksuale dhe jo vetëm, shkruan Portalb.

“Tregime Pjeshkash bazohet në tre shtylla kryesore: lufta ndaj seksizmit, krijimi i opinionit publik dhe dhënia fund idesë së odave shqiptare. Me këtë organizim, mundohen që të arrijnë të bindin publikun se tregimet e grave, eksperiencat e grave, janë po aq të fuqishme, të mbushura me eksperiencë, dashuri dhe mund të zgjidhen shumë probleme.” tha Guxim Nuhiu, organizator i Tregime Pjeshkash.

Click to view slideshow.

Në vitin 2017 filloi organizimi i Tregime Pjeshkash. Njëkohësisht nisi ky eveniment edhe në gjuhën maqedonase, i titulluar me po të njëjtin emër, por në anglisht – Peach Preach. Inspirimi për të filluar një organizim të këtill Guxim Nuhiu gjeti nga Ana Vasileva dhe Rumena Buzharevska, organizatoret e Peach Preach.

“Në fillim ato ishin shumë skeptike që një djalë shqiptar po nis një organizim që ka të bëjë me gratë. Por, kur ato e panë rezultatin dhe interesimin nga njerëzit për  Tregime Pjeshkash, vendosën që edicionin e katër ta realizonim bashkë. Evenimenti u mbajt online për arsye të pandemisë. Me këtë rast, folën tre gra shqiptare dhe tre gra maqedone.” u shpreh Guximi.

Ndërsa, kur pyetëm Guximin se cili ishte qëllimi i nisjes së një evenimenti të këtillë, ai tha:

“Ne jemi munduar që të krijojmë një hapsirë ku gratë mund të shprehin lirshëm eksperiencën e tyre. Satisfaksionin më të madh e kam kur vajzat shumë të reja 16, 17-vjeçare, na shkruajnë në mesazhe se çfarë ndikimi ka patur storia e ndonjërës për ndryshimin e një mendimi dhe për motivim. Ndryshimet në shoqëri vijnë shumë ngadal[. Nëse në publik prej 100 njerëzish, njëri merr një mesazh dhe motivohet për të ndryshuar diçka në shoqëri, ose në jetën e vetë, ajo mjafton për ne.” tha Nuhiu.

Këtë vit, ndryshe nga herave të tjera, në periudhën e njëjtë do të mbahen dy evenimente të Tregime Pjeshkash. Organizimi i radhës do të mbahet në Teatrin Shqiptar më 11 shator. Panelistët, gjithjnë janë befasi për publikun.

Manushaqe Abdiu: duhet të sigurohet ndihmë psikologjike pas tragjedisë në Tetovë (VIDEO)

$
0
0
Manushaqe Abdiu
Manushaqe Abdiu

Flakë e papritur kaploi Spitalin Modular në Tetovë. Ishte e pabesueshme. Tetova për tre ditë radhazi është shumë e qetë. Qyteti është shumë i zymtë. Të gjithë qytetarët janë të tronditur. Dëshmitarët thonë se për pacientët e infektuar me Kovid-19 janë përkujdesur vetë familjarët e tyre. Faji i vihej dasmave për përhapjen e virusit, ndërsa  shkak paskan qenë edhe vetë spitalet të cilat i linin të lirë të lëviznin njerëzit brenda reparteve me pacientë të infektuar me Kovid-19.
Në artikullin e sotshëm për Portalb, flet Manushaqe Abdiu për atë se si ka ndikuar psikologjikisht te njerëzit dhe si mund ta kalojmë këtë periudhë tragjedie.

“Kisha kontakt me njerëzit menjëherë pas tragjedisë. Të gjithë janë të prekur nga ngjarja, por, më shumë janë të revoltuar. Njerëzit tani mund t’i ndajmë në dy grupe: ata të cilët besojnë se aksidenti ka ndodhur për shkaqe teknike dhe ata të cilët mendojnë se kjo është shkaktuar me qëllim.” tha Manushaqe Abdiu, psikologe.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë qytetarët e Tetovës, e në veçanti familjarët e viktimave, nuk po ju ofrohet ndihmë psikologjike. Kjo është një mangësi në kulturën e vendit tonë, ku të shkuarit në psikolog, ende nuk shikohet si një gjë e zakonshme.

“Njerëzit të cilët mendojnë se flaka te spitali modular është bërë me qëllim, këtë e përjetojnë më keq psikologjikisht. Për ta, kjo periudhë është më e dhimbshme. Ata vazhdojnë me ngulm që ta gjejnë shkaktarin e kësaj tragjedie dhe nuk mundohen që ta pranojnë realitetin. Të merren me veten e tyre, që të mos ndikojë edhe më keq kjo në gjendjen e tyre psikologjike.u shpreh Manushaqe Abdiu, psikologe.

Tragjedia që ndodhi në Tetovë, sikur për një moment na bëri ta harrojmë pandeminë. Gjatë periudhës së pandemisë, depresioni ka qenë shumë i theksuar te shumica e popullatës. Ndërsa te ne nuk folet edhe aq shumë rreth kësaj problematike, Manushaqja sugjeron që të gjithë ata të cilët kalojnë Kovid-19 të vazhdojnë me rrjedhën normale të jetës së tyre dhe të merren me sport.

Amar Jonuzi, 12-vjeçari nga Kosova, habit me aftësitë e tij për programim (VIDEO)

$
0
0

Amar Januzi, 12-vjeçari nga Kosova, habit me aftësitë e tij për programim. Për ta lehtësuar komunikimin me prindërit e tij, ai krijoi një aplikacion i cili ndjek se ku janë dhe për sa orë do të arrijnë në shtëpi. Ashtu si çdo fëmijë i kohës moderne të teknologjisë, edhe Amari që në moshën 3-vjeçare ka nisur të përdor telefonin e mençur. Por, ndryshe nga moshatarët e tij, ai gjithnjë ka kërkuar në Google informata për programim, shkruan Portalb.

“Gjuha angleze më ka ndihmuar që unë të mund të marr informata për programim në Google. Zakonisht harxhoj rreth pesë orë në ditë nëpër rrjete sociale. Ndërsa kohën tjetër e kaloj duke luajtur me shokët e mi.” tha Amar Jonuzi.

Amari është pjesë e Shkollës “Innovation Academy” në Vushtrri të Kosovës. Kjo akademi është e përqëndruar te sektori i teknologjisë informative. Me ndihmën e profesorëve të akademisë, Amari arriti që të krijojë faqen e parë në gjuhën shqipe të Netflix.

“Për shkak të të drejtave autoriale nuk mund të publikohet ky projekt. Por, unë i kam shkruar Netflix-it për ta njoftuar me projektin që e kam punuar dhe për të kërkuar që në mesin e gjuhëve të jetë edhe shqipja.” tha Amari.

Mesazhi që Amari përcolli për moshatarët e tij ishte që të mësojnë dhe të përpiqen të avancohen sa më shumë.

Fotografitë e Adrian Limanit, publikohen në mediet prestigjioze botërore (VIDEO)

$
0
0

Adrian Limani është nga Rainca e Luginës së Preshevës. Studioi në drejtimin Shkenca Kompjuterike dhe së fundmi kreu Digital Marketing Specialist. Tani Adriani jeton dhe vepron në Zvicër. Ai spikat në fotografim. Fotografitë e tij arritën edhe deri në BBC, CNN, Daily News, The Sun, The Australian dhe shumë medie të tjera prestigjioze, shkruan Portalb.

Para se të niste me fotografi, në fillim Adriani u mor me dizajne grafike të ndryshme. Në shtëpinë e tij kamera ka qenë gjithnjë prezente. Që i vogël ka patur interes për pikturimin, muzikën, dizajnin grafik dhe fotografinë.

“Çdoherë më kanë pëlqyer gjërat artistike dhe të bukura. Si fëmijë kam shikuar çdoherë kanale televizive ku emisioni i preferuar ishte Art Attack, i cili shfaqte gjëra të ndryshme artistike. Pastaj unë përpiqesha që ta imitoj dhe t’i bëj gjërat e njëjta. Me fotografi fillova të merrem në vitin 2009, kur edhe isha i pajisur me një kamerë digjitale në atë kohë.” tha Adriani.

Kamera e parë që ka filluar ta përdorë ka qenë kamera digjitale Sony Cyber Shot. Kjo kamerë për të paraqet një histori, pasi që me të filloi të merret gradualisht gjithnjë e më shumë me fotografinë. Ndërsa tani, fotografitë e Adrian Limanit i gjen nëpër mediet botërore dhe madje ai është shpërblyer me çmime të mëdha për punën që bën.

“Çdo gjë ka filluar gradualisht. Pas tre viteve unë kisha bërë një portofol mjaft të pasur sa i përket llojit Fine Art të fotografisë. Andaj, në vitin 2012, një gazetar më kontaktoi për të bërë një intervistë në lidhje me koleksionin tim me fotografitë me poç elektrik. Ajo intervistë përfundoi në tabloidin Daily Mail. Pas disa muajve realizova një intervistë tjetër për koleksionin tim me hënën, i cili është një nga më të publikuarit dhe më të famshmit që kam bërë.” u shpreh Limani.

Kulmin e arritjeve e kishte në vitin 2014, kur u shpërblye me medalje të artë në kategorinë e fotografive eksperimentale në një nga kompeticionet më të mëdha të fotografisë, Trierenberg Super Circuit, i cili mbahet në Linz të Austrisë.

Mesazhi që Adriani përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Fokusohuni në një kategori të cilën përgjatë viteve mund ta perfeksiononi. Nëse nuk jeni të vendosur se çfarë ju pëlqen, besoj se si fillim natyra mund të jetë një inspirim që mund ta shfrytezojnë të gjithë. Vendosni synimet tuaja, por, qëndroni fleksibël pasiqë jeta nganjëherë është e paparashikueshme dhe synimet tuaja mund të ndryshojnë. Çfarëdo që bëni, mundohuni ta jepni maksimumin. Pa pasur parasysh se çfarë ndodh, vendosni të qëndroni të lumtur dhe pozitiv.” përmbylli Adrian Limani.

Ajo që i bën të veçanta fotografitë e Adrianit, sipas tij, janë idetë, mesazhi dhe mënyra e përpunimit. Ai çdoherë mundohet të jetë unik, kreativ dhe të japë mesazhe pozitive për njerëzit. Pandemia bëri që shumë gjëra të pezullohen. Mirëpo, tani që ka filluar të rihapet bota, Adriani do të punojë në disa ekspozita personale dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

 


Anila Aliu, fitoi vendin e parë, interpretoi në një prej sallave më prestigjioze në botë, në Carnegie Hall (VIDEO)

$
0
0

Muret e mbushura me plot çmime dhe certifikata dhe çdonjëra prej tyre ka një histori në vete. Stacioni i saj i vetëm është po kjo kabinë, në të cilën ajo e kalon gjithë ditën. Sot për Portalb flet Anila Aliu, 21-vjeçarja nga Gjilani. Tani ajo  është në vitin e fundit në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku studion pianon. Me muzikë merret që në moshën 7-8-vjeçe dhe që në atë moshë Anila ka marrë pjesë në shumë koncerte, recitale, masterklasa dhe shumë evenimente të ndryshme, jo vetëm në Kosovë, por, në mbarë botën.

Për pianon ajo flet me shumë dashuri. Që nga paraqitja e saj e parë në skenë, ajo e kuptoi se i takon asaj skene dhe atij instrumenti. Veprat e artistëve botëror, skena, publiku, janë disa prej arsyeve që e shtyjnë Anilën ta japë maksimumin e saj dhe të mos heqë dorë nga muzika. Fakti që pas çdo performance ajo mezi priste performancën e radhës para publikut, e bëri të kuptojë se ky është profesioni që do ta ushtrojë gjatë jetës.

Para pak ditësh ajo fitoi çmimin e parë në Garën Ndërkombëtare të Muzikës Klasike në Nju Jork. Anila mori një ftesë për të interpretuar në një prej sallave më prestigjioze në botë, në Carnegie Hall. Aty ajo mori vëmendjen e merituar, ku u ndje si një yll holivudian. Të gjithë i afroheshin Anilës për komplimente, për fotografi dhe për autograf.

“Gjatë periudhës së pandemisë, kur gjithçka u mbyll, vendosa të kërkoj festivale të cilat transferoheshin on-line dhe kështu gjeta garën në Nju Jork. Vendosa të aplikoj, ku dërgova një videon time duke performuar. Pjesëmarrës kishte nga e gjithë bota, të disiplinave të ndryshme. Interpretova vepra të kompozitorëve të ndryshëm. Menjëherë u njoftova se jam kualifikuar për garën e radhës, ku më pas fitova vendin e parë. Tre vendet e para kishin ftesën që të interpretojnë në një prej sallave më prestigjioze në Nju Jork, në Carnegie Hall.” tha Anila Aliu.

Click to view slideshow.

Mirëpo, kjo nuk është arritja e vetme e Anilës. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale, duke nisur gjithçka në Kosovë. Më pas, kur kuptuan profesorët e saj talentin që ajo ka, e angazhuan edhe në gara dhe festivale në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Kroaci, për të vazhduar pastaj më larg, në Itali, Lituani, Gjermani, Austi, Luksemburg, Francë, Belgjikë, por dhe në Afrikë. Çdo vend ka qenë një eksperiencë e veçantë për Anilën, por kjo e fundit në Nju Jork do të ngelet gjithnjë e preferuara e saj.

“Gjithçka që bëj, e bëj për arsye se e dua pianon me gjithë shpirt, kjo më bën të lumtur. Ambiciet dhe qëllimet e mia janë të mëdha dhe ia kam caktuar vetes që do t’i arrij që kur kam qenë fëmijë. Tërë ky mund, orë të tëra ushtrimesh në piano, të cilët njerëzit nuk i shohin, por, në fund shohin vetëm rezultatin, është shumë i lodhshëm por, unë asnjëherë nuk jam dorëzuar. Do të vazhdoj të punoj deri në atë nivel kur do të jem e kënaqur me veten dhe deri sa ta arrij një nivel ku do të përfaqësoj jo vetëm veten, jo vetëm vendin tim, por, të gjithë shqiptarinë.” u shpreh Anila Aliu.

Mesazhi që ajo përcolli për të gjithë artistët e rinj është që secili nga ne ka brenda vetes një pasion që na dallon nga të tjerët. Gjetja e këtij elementi që kemi brenda vetes, caktimi i qëllimeve,  pastaj puna e madhe do të shpërblehen një ditë. Mos u dorëzoni asnjëherë dhe mos u ankoni që diçka që ju jeni duke e punuar nuk do të vlerësohet. Por, punoni dhe do t’i arrini qëllimet tuaja, e përmbylli Anila.

Rustemi: Pas miratimit të Projektit Ideor, do të dihet se kur do të jetë gati rruga Tetovë-Prizren

$
0
0

Rruga Tetovë-Prizren, është një prej projekteve më të përfolura si nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, por edhe ato të Kosovës. Ky projekt, i cili premtohet me vite, ka arritur që të vendoset në programet qeveritare të dy vendeve dhe përcakton, interes për qytetarët dhe shtetet.

Për këtë projekt, kemi biseduar me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së  Veriut, Ejup Rustemi.

Intervistoi: Suad Bajrami

Ku është procedura e ndërtimit të rrugës Prizren – Tetovë?

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore NPRSh posedon Studimin e Fizibilitetit që daton nga viti 2013, të hartuar me porosinë tonë dhe i financuar nga buxheti vjetor i ndërmarrjes. Sivjet kemi ndarë mjete vetanake për përpilimin e Projektit Ideor dhe i njëjti është parashikuar edhe me Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2021, si një variant më i volitshëm nga gjithsej tre që janë paraparë në Studimin e Fizibilitetit.

Në çfarë afati kohor mund të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës?

Afati për fillimin e punimeve do të jetë i lidhur ngushtë me variantin që cila do të propozohet dhe aprovohet nga Qeveria e RMV-së, pasi Komisioni i ngritur për këtë projekt të marrë vendim-propozimin përkatës. Pason shpallja për përzgjedhjen e Projektit Ideor dhe pastaj përpilimi i Projektit Infrastrukturor dhe bazik.

Ejup Rustemi
Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Në çfarë afati kohor mund të mbarojnë punimet për ndërtimin e rrugës?

Afatet për mbarimin e punëve për ndërtimin e rrugës nuk mund të parashikohen pasi, sikurse thash, kjo do të mund të bëhet pas miratimit të Projektit Ideor i cili do të ofrojë një pasqyrë të qartë për volumin e punëve dhe tipet e objekteve të ndërtimit. Ditë më parë në Malësinë e Sharrit ka qëndruar ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës i Kosovës, z. Liburn Aliu dhe jam i binduar se gjatë periudhës që pason nga të dyja palët do të bëhen përpjekje serioze për çuarjen përpara të këtij projekti me interes si për ne ashtu dhe për shtetin e Kosovës.

A është zgjedhur pika e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut se ku do të kalojë kjo rrugë?

Përzgjedhja e variantit nga Studimi i Fizibilitetit e vetpërcakton në teori pikën e përbashkët.

A është zgjedhur ndonjëri variant prej 3 opsioneve të cilat parashikohen në studimin e fizibilitetit?

Komisioni është duke punuar dhe analizuar opsionet nga çdo anëtar i tij. Janë mbajtur disa takime pune dhe në Komision NPRSh e ka anëtarin e vet.

Ejup Rustemi
Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut

Si është bashkëpunimi me autoritetet e Kosovës?

Bashkëpunimi është në nivelin më të lartë të mundshëm dhe vetë fakti që Memorandumi u nënshkrua nga ana e dy kryeministrave e tregon seriozitetin dhe përkushtimin që të dyja palët e kanë në lidhje me këtë rrugë. Janë mbajtur takime në Kosovë paraprakisht si dhe në Shkup nga vetë ministri Liburn, ministri Boçvarski si dhe unë.

Sa shpesh mbahen mbledhjet e përbashkëta të komisioneve të RMV-së dhe Kosovës dhe në çfarë konkretisht punojnë?

Komisionet janë duke i mbajt rregullisht mbledhjet e tyre dhe pritet se shpejti të japin propozim-vendimin për shqyrtim dhe aprovim të të dyja qeverive. Ata janë duke i analizuar mundësitë teknike dhe të përzgjedhin opsionin që është më i arsyeshëm për qytetarët e të dyja shteteve.

Detaje në lidhje me temën e rrugës Tetovë-Prizren, mund të lexoni: KËTU.

Galloway: 200 vende pajtohen se qymyri është problemi kryesor për ngrohjen globale

$
0
0

Mbajtja e Konferencës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara në Glasgou (COP26) ishte rast për Agjencinë e Lajmeve “Meta” që të bëjë intervistë me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Rachel Galloway. Ambasadorja në intervistë flet për sukseset kyçe që kanë dalë nga COP26, obligimet që i kanë marrë shtetet, sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në pjesën e ndryshimeve klimatike, por edhe për atë se si mundet Mbretëria e Bashkuar t’i ndihmojë vendit në tejkalimin e këtyre sfidave.

Intervistën me ambasadoren britanike Rachel Galloway e transmetojmë në tërësi:

Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike COP-26 u mbajt në dy javët e para të nëntorit në Glasgou, kurse Mbretëria e Bashkuar së bashku me Italinë ishin nikoqire të kësaj ngjarjeje globale. Sa e kënaqur është Mbretëria e Bashkuar me marrëveshjet e arritura ndërmjet liderëve botërorë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike?

Rachel Galloway: Pra, rezultati kryesor i COP 26 ishte se mbi 200 vende kanë nënshkruar Paktin e Klimës së Glasgout, i cili na angazhon të mbajmë rrugën për të mos rritur temperaturat globale më shumë se 1,5 gradë. Vetë teksti i paktit është vërtet shumë progresiv dhe mendoj se gjëja më e dukshme në të është se për herë të parë në 30 vjet të diplomacisë së OKB-së për këtë çështje, 200 vende kanë rënë dakord që qymyri është problemi kryesor dhe ne duhet të ndërmarrim veprime së bashku si botë. Ne pamë gjithashtu një numër nën-marrëveshjesh vërtet të mira për çështjet kyçe nga barazia gjinore, te angazhimet e të rinjve, bujqësia, pylltaria dhe angazhime vërtet të mira për financat dhe zbutjen.

Marrëveshja e Parisit për Klimën u nënshkrua në prill të vitit 2016 dhe liderët botërorë kanë marrë një sërë zotimesh. Pesë vjet më vonë, cilat janë synimet kryesore në COP-26 që mendoni se janë zotime të përsëritura, që do të zbatohen plotësisht në të ardhmen?

Rachel Galloway: Një nga elementët kryesore që u ra dakord në Glasgou ishte se Rregullorja e Parisit u miratua më në fund dhe se në fakt vendos sistemet dhe proceset që nevojiten për t’u arritur zotimi i Parisit në 1.5 gradë. Ne pamë gjithashtu angazhime për financat, zbutjen dhe përshtatjen. Për sa i përket financave, është vërtet një rezultat emocionues, më parë bota është zotuar të përpiqet të mbledhë 100 miliardë dollarë në vit që vendet në zhvillim të përshtaten me ndryshimet klimatike, ky angazhim tani është hequr, me synimin që nga viti 2025 të shikojë 1 trilion dollarë në vit. Ne kemi parë gjithashtu angazhime të rikthehen vitin e ardhshëm në COP për të parë se si vendet po i përmbushin objektivat e emetimeve të vitit 2030 dhe po angazhohen të bëjnë më shumë për t’i ofruar ato më shpejt dhe me më shumë ritme ambicioze.

Më shumë se 100 liderë botërorë kanë premtuar t’i japin fund shpyllëzimit dhe të ndryshojnë deri në vitin 2030, në marrëveshjen e parë të madhe të samitit të klimës COP26. Çfarë aktivitetesh duhet të pasojnë pas nënshkrimit të këtij zotimi nga liderët botërorë?

Rachel Galloway: Pra, është një angazhim i madh dhe është tepër i rëndësishëm. Ne kemi parë disa nga rreziqet për pyjet tona, qoftë nga prerjet ilegale, qoftë nga bujqësia masive, apo qoftë nga situata si këtu në Maqedoninë e Veriut, këtë verë dhe në rajon, ku u panë zjarret shkatërruese të pyjeve. Pra, ne duhet të shohim veprime në nivel lokal dhe duhet të shohim veprime në nivel qeveritar. Kjo është transparenca dhe strategjitë e përgjegjshme për ruajtjen e pyjeve, është luftimi i korrupsionit dhe disa prej aktiviteteve të paligjshme rreth prerjeve dhe sjelljeve vërtet korruptive që kemi parë në të kaluarën. Për pyllëzimin ka pasur marrëveshje edhe më parë, por asnjëherë nuk kanë pasur nivelin e financimit që ka kjo marrëveshje. Tash po shikojmë 19.2 miliardë dollarë në mbarë botën për të trajtuar këtë problem për vendet në zhvillim dhe mendoj se kjo do të bëjë vërtet një ndryshim dhe ne mund të shpresojmë ta arrijmë gjatë viteve të ardhshme.

Dhjetëra vende i janë bashkuar nismës së udhëhequr nga SHBA-të dhe BE-ja për të ulur emetimin e metanit me 30% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2020. Por gjithashtu, ne kemi parë që jo të gjithë emetuesit kryesorë të metanit në botë i janë bashkuar kësaj marrëveshjeje. Çfarë duhet bërë për të bindur të gjithë liderët botërorë se duhet të punojnë për të reduktuar emetimet e metanit?

Rachel Galloway: Pra, gjëja e parë ishte një njoftim vërtet i mirë më 2 nëntor nga disa vende që ata do të nënshkruanin këtë marrëveshje për metanin dhe Mbretëria e Bashkuar është shumë krenare që është një nga nënshkruesit e parë. Pra, nga vendet që u nënshkruan, përbëjnë 50% e emetimeve të metanit në botë. Pra, ky në vetvete është një angazhim i madh dhe duhet të ketë një ndikim real, por ka vende që ne gjithashtu duhet t’i angazhojmë, duhet t’i bindim ata për shkencën për atë që shkenca thotë se është e drejtë. Ne duhet t’u tregojmë atyre se në fakt përmes ndryshimeve teknologjike ato vende që janë regjistruar tashmë janë në gjendje të bëjnë ndryshimet pa ndikim negativ ekonomik dhe aty ku nevojitet financim, se ai është i disponueshëm për përshtatje.

Maqedonia e Veriut përjetoi zjarre të mëdha verën e kaluar, gjë që ka treguar nevojën e saj për ndihmë të konsiderueshme nga vendet e tjera, ndërsa pesë vjet më parë përmbytjet në Shkup vranë 22 njerëz. Deri në çfarë mase fatkeqësi të tilla duhet të jenë një alarm zgjimi për autoritetet lokale në lidhje me ndryshimet klimatike me të cilat po përballemi?

Rachel Galloway: Mendoj se keni absolutisht të drejtë, tragjeditë që kemi parë, zjarret e pyjeve këtu këtë verë, përmbytjet në pjesë të tjera të Evropës, përmbytjet këtu pesë vjet më parë. Këto fatkeqësi natyrore janë të lidhura me ndryshimet klimatike dhe mendoj se njerëzit e ndikimit po preken nga këto ndryshime. Unë fola, për shembull, me pronarët e vreshtave këtu, të cilët po shohin ndryshimet e motit dhe ndikimin në prodhimet e tyre. Pra, njerëzit po shohin një rrezik për jetën përmes fatkeqësive natyrore dhe një rrezik për jetesën e tyre ekonomike. Pra, autoritetet lokale duhet të kenë plane vërtet të mira për elasticitetin dhe krizat dhe në fakt ne po punojmë me një numër komunash për momentin në një pilot projekt për përgatitjen e elasticitetit ndaj krizave, duke pasur strategjitë në vend dhe punën që nevojitet të bëhet me autoritetet qeveritare gjithashtu, në mënyrë që ne të mund të reagojmë shpejt nëse fatkeqësi të tilla vazhdojnë të ndodhin në të ardhmen.

Mbretëria e Bashkuar ka zbuluar strategjinë e saj neto zero, e cila angazhohet për të ulur emetimet e karbonit dhe për të zbutur ngrohjen globale. Cilat nga masat e paraqitura nga Mbretëria e Bashkuar mendoni se janë vendimtare?

Rachel Galloway: Ne jemi angazhuar për një strategji vërtet ambicioze, e dini, duke na vendosur në zero neto deri në vitin 2030, ne do të jemi vendi i parë në botë që do të ligjësojmë në fakt, kështu që ne thamë se duhet ta bëjmë këtë dhe duhet ta zbatojmë. Ka disa pika dhe objektiva kyçe gjatë rrugës që duhet t’i arrijmë. Pra, ne duhet të rinovojmë lëndët djegëse fosile deri në vitin 2030, ne duhet të përdorim automjete të ndryshme deri në vitin 2030, ne jemi zotuar të nxjerrim bojlerët me gaz nga shtëpitë e njerëzve deri në vitin 2035. Pra, ajo që na duhet në të vërtetë tani është të investojmë para në të dhe në të vërtetë të sigurohemi që të ketë buxhete për secilin nga vitet e ardhshme që nga tani deri në vitin 2035 në fakt na lejon të zbatojmë strategjitë, sepse strategjitë janë ato të duhurat, por ju vetëm duhet ta bëni atë.

Megjithëse 132 vende në COP 26 janë zotuar publikisht të arrijnë emetimet zero neto para vitit 2050, vende si Kina, India, Rusia dhe Indonezia e kanë shtyrë këtë angazhim ose nuk kanë dhënë asnjë zotim zero. A ka ndonjë gjë tjetër që duhet bërë për të bindur këto vende që të qëndrojnë në krah të 132 vendeve të tjera?

Rachel Galloway: Pra, padyshim që ishte zhgënjyese, ne do të kishim shpresuar që të gjitha vendet anembanë botës do të kishin paraqitur tashmë zotime neto zero deri më tani dhe do kishte marrëveshje për t’u rikthyer vitin e ardhshëm dhe për të parë zotimet neto zero të të gjithëve si një mundësi tjetër për vendet që do të ecnin përpara dhe do ta bënin këtë. Por, ne kemi bërë përparim. Të gjitha vendet tani pranojnë se klima po ndryshon dhe ekziston gjithashtu një pranim i shkencës që qëndron prapa se tani që arsyeja që klima po ndryshon është e krijuar nga njeriu. Kjo është e re. Ne nuk ishim në atë vend disa vite më parë. Ne nuk e kishim atë opinion nga Rusia, nuk po e shihnim atë qëndrim nga Kina. Pra, ky është hapi i parë – ne e pranojmë shkencën. Hapi tjetër është t’u dëshmojmë vendeve të tjera se ne mund të bëjmë ndryshime dhe të vazhdojmë të rritim me sukses ekonomitë tona, që mund të bëjmë që teknologjitë e reja të funksionojnë, se mund të gjejmë burime alternative dhe efektive të energjisë dhe kjo do të jetë në të gjitha ne të vendosim fondet në përpjekje dhe t’u tregojmë vendeve të tjera se ia vlen të bëhen këto ndryshime.

Rachel Galloway, foto: Meta.mk
Rachel Galloway, foto: Meta.mk

Në fund të verës së kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli edhe Strategjinë e Veprimit për Klimën, me një sërë synimesh dhe detyrimesh të propozuara nga vendi për të zbutur efektet e ngrohjes globale. Cilat aktivitete mendoni se janë vendimtare për Maqedoninë e Veriut dhe duhet të përmbushen në periudhën e ardhshme për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike?

Rachel Galloway: Pra, mendoj se, para së gjithash, Maqedonia e Veriut ka dalë me një sërë angazhimesh vërtet ambicioze, por i mbështet ata me strategji aktuale, të cilët do t’i dorëzojë me strategjinë për klimën, me strategjinë e energjisë për të cilën ne ishim shumë të kënaqur të mbështetim me ndihmën e përgatitjes së strategjisë dhe zbatimit, sepse në fakt vendi nuk do të mund të ndryshojë pa u zhvendosur në burime të rinovueshme të energjisë që nuk dëmtojnë mjedisin.   Do të jetë shumë e vështirë, do të ketë nevojë për mbështetje financiare që kemi diskutuar tashmë. Gjëja tjetër për të cilën po punon Maqedonia e Veriut është strategjia 20-vjeçare e zhvillimit kombëtar, të cilën ne gjithashtu kemi qenë të lumtur ta mbështesim. Si dhe ajo që bën është vendosja e blloqeve ndërtuese në të gjithë gamën e fushave të punës që duhej të realizoheshin vërtet në këtë plan ambicioz.

Maqedonia e Veriut ka pasur probleme me ndotjen e ajrit, menaxhimin e mbeturinave, ndotjen e ujit dhe tokës. Çfarë përvojash mund të marrim nga Britania e Madhe si shembuj pozitivë të mbrojtjes së mjedisit dhe t’i zbatojmë ato në vend?

Rachel Galloway: Natyrisht, Mbretëria  e Bashkuar ka marrë një sërë masash gjatë viteve të fundit, disa prej të cilave janë të rëndësishme vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por në fakt ka shumë që janë të rëndësishme këtu. Kështu, për shembull, në dy javët e fundit duke punuar me UNDP-në kemi hapur Qendrën e aftësive të reja në Tetovë, që bashkëpunojnë me Construction Scotland Innovation Centre, duke trajnuar njerëzit për aftësi të reja në industrinë e ndërtimit, kështu duke sjellë së bashku Agjendën e gjelbër, por edhe agjendën pozitive ekonomike. Në të kaluarën, kishim një projekt binjakëzimi që kishte të bëjë me menaxhim e mbeturinave dhe duke parë disa nga teknikat që kemi përdorur dhe tani ka ligje të reja për menaxhimin e mbeturinave këtu në Maqedoninë e Veriut, të cilat shpresojmë se do t’i mundësojnë Maqedonisë së Veriut të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve dhe ta çojë atë në shekullin e 21-të. Gjithashtu, Britania e Madhe gjatë 10-20 viteve të fundit ka zhvilluar me të vërtetë legjislacionin tonë në këto fusha dhe tani po punon me Ministrinë e Mjedisit se si të përmirësohet legjislacioni këtu, për ta përmirësuar atë dhe për t’u siguruar që ai të zbatohet.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në periudhën e kaluar është vlerësuar për mbështetjen e saj të projekteve që kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes së mjedisit. A mund të shihni rritje të ndërgjegjësimit të qytetarëve për këtë çështje, si dhe rritje të ndjenjës së përgjegjësisë nga ana e institucioneve në periudhën paraprake?

Rachel Galloway: Pra, një gjë që më ka goditur gjithmonë që prej kur jam këtu, në fakt, ka shumë njerëz që janë vërtet të përkushtuar dhe të entuziazmuar për mjedisin, veçanërisht të rinjtë që me të vërtetë kanë bërë fushatë për të dhe kërkojnë ndryshim. Por, në fakt kam parë ndryshim në disa vite që prej kur jam këtu. Një shembull i mirë është projekti “Pastrojeni/Clear it up!”, projekt i drejtuar nga Instituti i Studimeve të Komunikimit, që mblodhi së bashku akademikë, organizata të shoqërisë civile, media, që punonin në fushatat mjedisore, në mënyrë që të rritej nota e bashkëpunimit, por në fakt ndryshoi sjelljen e institucioneve. Ministria e Ekonomisë pranoi rekomandimet nga “Pastrojeni!”  për ligjin e burimeve minerare që tashmë është në draft në Kuvend, Ministria e Mjedisit pranoi rekomandimet nga “Pastrojeni!”  për menaxhimin e burimeve ujore. Pra, ajo që kemi parë është se të gjitha pjesët e ndryshme të shoqërisë bashkohen dhe në fakt sjellin ndryshim, kështu që nuk është vetëm ndikim pozitiv dhe mjedisor, por në fakt është edhe ndikim pozitiv i qeverisjes së mirë dhe unë mendoj se është ky lloj aktiviteti dhe sjellje që në fakt do të fitojë që të gjitha vendet, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të jenë në gjendje të ndërtojnë një të ardhme të gjelbër të qëndrueshme.

Ymrane Jonuzi: Gjatë aktiviteteve tona siguria e çdo bjeshkatari është prioriteti ynë (VIDEO)

$
0
0

Ngjitja nëpër male është bërë trend kohën e fundit. Në Maqedoni janë një sërë klubesh të cilat organizojnë ngjitje çdo javë nëpër male. Klubi Malor “Gryka e Dervenit” e bën këtë gjë që nga viti 2017. Ky klub u formua nga dashamirë, bjeshkatarë dhe entuziastë nga komuna e Sarajit dhe udhëhiqet nga Ymrane Jonuzi. Qëllimi i tyre ishte që të avancojnë bjeshkatarinë, promovimin e shtigjeve malore dhe turizmin rural jo vetëm në Komunën e Sarajit por edhe më gjërë, shkruan Portalb.mk.

“Aktivitetet tona janë konform plan-programit vjetor për ngjitje dhe ecje nëpër bjeshkë. Ky plan është perpiluar nga kryesia e klubit dhe këto aktivitete ne i zhvillojmë gjatë gjithë vitit. Perveç ecjeve në mal, plan-programi ynë parasheh edhe projekte kryesisht për mbrojtjen e mjedisit dhe senzibilizimin e popullatës.” tha Ymrane Jonuzi, kryetare e Klubit Malor “Gryka e Dervenit”.

Gjatë këtij viti ata organizuan disa projekte. Në tetor ata pastruan Kanjonin e Matkës, ku më pas vazhduan ecjen në majën Pamiri. Aktiviteti tjetër që u krye me sukses ishte edhe organizimi i shkollës dimërore në Kodrën e Diellit.

Click to view slideshow.

“Çdo dashamir i natyrës që ka vullnet dhe deshirë për të eksploruar, me shpirt avanturistik, me kondicion psikofizik mund të bashkangjitet në ecje. Shtigjet më të përshtatshme për fillestarë janë ato të lehtat dhe të mesmet. Kryesisht ne kemi shtigje posaçërisht për fillestarë që të mund të bëjnë hapin e parë në bjeshkatari.” tha Jonuzi.

Përgatitjet që duhet t’i ketë me vete çdokush për të bërë ngjitje të sigurt dhe komode janë kepucë, shkopinj, xhaketa, një çantë në krah dhe kondicion psikofizik.

Siguria e çdo bjeshkatari është prioriteti ynë. Nëse respektohet udhëheqësi i grupit atëherë nuk ka gjasa të ndodhë ndonjë aksident apo lëndim. Paraprakisht i informojmë bjeshkatarët dhe fillestarët për rregullat e ecjes dhe respektimin e tyre. Normal se ekzistojnë rreziqe gjatë ecjes, por, me një vemendje dhe vëzhgim të posaçëm nga udhëheqësi i grupit ato mund të parashikohen dhe të parandalohen. Prandaj është shumë e rëndësishme që prej fillimi dhe deri në fund të ecjeve apo marshrutave që i kemi duhet respektaur urdhërat e udhëheqësit të grupit.” u shpreh Ymrane Jonuzi.

Ecjet e tyre i realizojnë nëpër Malet e Grykës së Dërvenit, Malit Sharr, në Kosovë, Shqipëri, Itali, Bullgari dhe Greqi. Ngjitjet bëhen gati çdo të diel, ku lajmërimet bëhen mes rrjeteve sociale.

Teatri duhet të frymojë shqip edhe përmes temave

$
0
0

Bajrush Mjaku është një nga aktorët tanë më të shquar në të gjitha hapësirat shqiptare. Një aktor i çmuar gjithandej, me shumë role në teatër e në filma, fitues i shumë çmimeve, pjesëmarrës në shumë festivale dhe i vlerësuar lartë nga kritika për role të realizuara në mënyrë brilante. Ka pasur fat të punojë me shumë regjisorë, por edhe më shumë autorë tekstesh, duke u paraqitur gjithandej nëpër skenat evropiane dhe më gjerë. Në këtë intervistë për HEJZA-n, Mjaku jep përgjigje interesante rreth aktualitetit të teatrit shqiptar.

HEJZA: Çka është Teatri për aktorin: vend pune, apo shtrat lindje ku aktori përjeton Rilindjen e vet në çdo karakter që e ndërton?

MJAKU: Teatri për aktorin është përjetim – ndryshe nga krejt përjetimet tjera, tjetërsim, shkarkim emocionesh, ballafaqim me shumë të panjohura, frikë dhe para së gjithash, zbulim…. Aktorit në atë shtrat lindjesh, siç e keni quajtur ju, i jepet mundësia që të ndjejë e prekë shumë situata të këndshme dhe të pakëndshme, shumë klithje e përpëlitje shpirtërore… si përpjekje për ta bërë të veten atë “botën e tjetrit”, të personazhit që realizon. Pra, merr, por edhe jep – i jep personazhit tërë qenien e vet. Aktori i teatrit i dorëzohet atij “shtrati” deri në sakrificë, duke lindë të tjerë, por edhe duke u ri-lindë vetë… Dhe kjo ngjizje e bënë të shenjtë lojën në teatër, e aktorin e bënë një lloj profeti…

HEJZA: Cili është kufiri mes aktrimit dhe interpretimit? Apo kërkimi i këtij kufiri është një aventurë e pakuptimtë, prandaj e injoruar edhe nga kritika jonë teatrore?

MJAKU: Këto nocione nuk është se janë shumë larg njëra-tjetrës dhe nuk është se kanë ndonjë dallim të madh. Aktrimi është procesi i veprimit të aktorit në skenë (pra, gjithçka çfarë ai bënë në skenë), kurse me “interpretim” zakonisht mendohet mënyra e realizimit të aktrimit – pra, në aspektin zhanror, stilistik etj. Interpretimi kryesisht ka kuptim të “deshifrimit” të tipit të aktrimit, të qasjes që aktori ka ndaj personazhit që është rrekur për ta realizuar… Aktrimi është (siç thot Stanislavski) një e vërtetë e qartë, e pa diskutueshme, e pranuar nga të gjithë…

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, do të thosha se problemi kryesor është jo te “mos-kompentenca e kritikës”, por te fakti që ne nuk kemi kritikë fare! Pra, jo se nuk kemi njohës të teatrit apo të tillë që kanë njohuri e ndjeshmëri për të vlerësuar një shfaqje teatrore, por e vërteta qëndron diku tjetër: te zotërinjtë të cilët vendosin për politikat redaktuese në gazeta, TV, radio, e portale të ndryshme, te pronarët e këtyre mediumeve, të cilët kritikën teatrore e kanë eliminuar fare. As që çajnë kokën për të.

HEJZA: A kemi politika të qëndrueshme kombëtare për teatrin si segment jashtëzakonisht jetik për kulturën e një etnie?

MJAKU: Me keqardhje mund të konstatojmë se jo! Pra, jo, nuk mund të bëjmë fjalë për kurrfarë politika e aq më shumë politika të qëndrueshme për teatrin. Fitohet përshtypja se repertorët e teatrove bëhen në mënyrë aksidentale, pa ndonjë elaborim ose pa ndonjë përgjigje të tipit: përse pikërisht ky autor tani, përse ky tekst në këtë kohë, e kështu me radhë. Kam përshtypjen se jemi shndërruar në improvizues teatror. E them këtë duke e pasur parasysh faktin se në repertorët e teatrove shqiptare gjejnë vend shumë më shumë komedi komerciale, të lehta që synojnë vetëm ta argëtojnë publikun, e rrallë ndonjë shfaqje që përpiqet të artikulojë dramat aktuale të shoqërive tona… Pra, kjo është situata sa u përket teatrove, ndërkohë që të mos flasim për qasjen që kanë ministritë tona të kulturës ndaj teatrit… dhe ndaj kulturës në përgjithësi! Pra, janë politika që jo vetëm se nuk e stimulojnë zhvillimin e teatrit, por e dekurajojnë, i bëhen pengesë.

HEJZA: Cilat janë politikat nacionale të teatrove për dramaturgjinë kombëtare?

MJAKU: Janë kurrfarë. Pra, nuk ka kurrfarë politikash! Madje, teatrot tona as që lodhen të mendojnë në atë drejtim. Këto teatrot tona në hapësirën gjithë shqiptare sikur janë të vetëkënaqur me idenë që janë “Teatro me interesa nacionale” – por, për të qenë një teatër i këtillë, nuk mjafton vetëm gjuha e shprehjes në skenë, në këtë rast gjuha shqipe, por teatri do duhej të frymojë shqip edhe përmes temave. E kjo nënkupton se vend të posaçëm duhet të zë drama kombëtare, respektivisht, autorët shqiptar, natyrisht pa pasur nevojë që të anashkalohet as dramaturgjia botërore. Por, është e domosdoshme ta stimulojmë zhvillimin e dramës shqipe, t’i stimulojmë e promovojmë autorët shqiptarë, sepse kështu e ndihmojmë, në fakt, zhvillimin e vet teatrit.

HEJZA: Aktori dhe politika ditore! Aktori si aktivist politik apo militant partiak! Aktorëve u mungon “klubi i debateve artistike”, lëvizjet që do të sillnin dinjitet më të fort për aktorin në skenë dhe jashtë skene! Por, nuk i mungon elani për t’u angazhuar për pushtet! Si duket aktori i pushtetit në skenë është politikan artist apo artist politikan?.

MJAKU: Për fat të keq është shtuar numri i aktorëve që kanë nisur të merren aktivisht me politikë – e madje, janë shtuar edhe militantët politik. Por, që duhet ta themi: prej momentit kur aktori tjetërsohet, jo në personazh, por në militant partiak, ai e ka tradhtuar teatrin, respektivisht profesionin e tij. Ibseni te “Armikun i popullit”, nëpërmjet dr. Stokmanit, që në vitin 1882, ka dhënë definicionin për militantët partiak. Ai thotë: militantët partiak janë një kope e madhe e dhenve, të cilët mundohen të futen në kazan (aludim për partinë) – delet vrapojnë të futen në atë kazan, ku pastaj zihen e përzihen e nga aty dalin të ngjyrosura (me ngjyrë partiake). Në këtë kohë kur numri i partive politike është i madh, edhe numri i aktorëve me ngjyra partiake është marramendës. Ata aktorë të ngjyrosur më nuk i hyjnë në punë skenës, e shpesh, as politikës… Prandaj, sa më larg ngjyrave që dalin nga kazani partiak. Aktorëve nuk u mungon “klubi i debateve artistike”, se në fakt ai “klub” për aktorin është teatri – skena. Pra, skena është ai forumi ku aktori komunikon idetë dhe rrah e diskuton me publikun çështje të ndryshme, politike e sociale.

HEJZA: Teatrot në botën e civilizuar janë shenja gjuhësore të shpirtit aristokrat. Çka janë teatrot tona? Pse artistët tanë janë më të suksesshëm dhe shumë fish më të çmueshëm jashtë teatrove tona se sa brenda tyre?

MJAKU: Ky përkufizimi për teatri si medium “aristokrat” mendoj që tashmë është i tejkaluar. Teatri duhet të jetë për të gjitha shtresat e publikut – pra, edhe për të varfrit, edhe për ata të margjinave, të provincave… Prandaj, unë nuk besoj që teatri është vetëm për “elitat” apo për “aristokracinë”. Teatri duhet t’u flas të gjithëve – pavarësisht klasës sociale e pavarësisht moshës. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe kjo fatkeqësisht nuk po ndodhë në teatrot tona, të cilat janë mbyllur në vetvete dhe komunikojnë vetëm me një rreth të mbyllur të publikut. E ky rreth janë më shumë snobë që vinë në teatër të shihen, e pak publik që teatrin e do dhe e çmon me të vërtetë.

Burimi: Hejza

Viewing all 754 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>