Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all 739 articles
Browse latest View live

Emira Ymeri flet për fillimet dhe ecurinë në fushën e dizajnit të modës (VIDEO)

$
0
0

Gjithmonë e buzëqeshur, me një stil të veçantë dhe karizmatike është dizajnerja nga Kumanova, Emira Ymeri. Ajo ka kohë që është e njohur me koleksionet e saj, por, së fundmi, Emira e provoi veten edhe si kostumografe në dy shfaqje, te “Nyjat” dhe “Ves Ves”. Përveç kësaj, ajo është edhe profesoreshë në Universitetin e Nënë Terezës në Shkup. Për Portalb.mk Emira flet më shumë për fillimet  dhe ecurinë në fushën e dizajnit të modës.

Rrugëtimin në fushën e dizajnit e ka nisur shumë rastësisht. Emira gjithnjë ka pasur një bindje se nuk ishte e mirë në artin figurativ. Kur ajo ishte në shkollë të mesme, gjithnjë i fshihte vizatimet e saj dhe notën e merrte me teori. Çfarëdo teme që  jepej për të punonuar për vizatim, Emira nuk e bënte, por, në vend të kësaj ajo vizatonte kreacione të ndryshme. Ishte profesoresha Albina e cila e kishte vënë re këtë dhe një ditë iu afrua dhe e pyeti se përse nuk vazhdon ta studiojë dizajnin e modës.

“Unë më herët nuk e kisha menduar këtë dhe nuk e kisha vërejtur talentin tim në dizajn të modës. Këtu e kuptova se sa shumë rëndësi ka një pedagog i mirë. Mua profesoresha Albina ma gjeti talentin që e kisha dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Unë e studiova këtë profesion dhe në asnjë moment nuk jam bërë pishman. Jam shumë e lumtur që tani që jam profesoreshë vet dhe vërej një interesim të madh nga ana e studentëve që ta studiojnë këtë drejtim.” tha Emira Ymeri.

Click to view slideshow.

Tani Emira e ka gjetur veten edhe si kostumografe. Procesi i të qenurit kostumografe realizohet në atë mënyrë kur në fillim jepet skenari për ta lexuar dhe për t’u inspiruar, më pas kur fillohet me skicat e kostumeve gjithmonë duhet të jesh në kontakt me regjisorin e shfaqjes. Kjo detyrë e tërheq shumë dhe e bën të ndjehet shumë komode. Përgjatë punës në dy shfaqjet e para ajo e ka kaluar një eksperiencë të shkëlqyer me stafin.

Shfaqja "Nyjat"
Shfaqja “Nyjat”

Meqë pranvera po afrohet, ne e pyetëm Emirën për trendet e këtij viti. Ajo që theksoi Emira është që këtë vit po mbizotëron stili i viteve 80’ dhe 90’. Këtë e vërejmë si tendencë te yjet botërore. Emira tha që trendet është mirë të përcillen, mirëpo është shumë e rëndësishme që të gjithë të posedojnë një stil të veçantë, me qëllim që të dallohemi nga të tjerët.

Mesazhi që Emira përcolli për të gjithë të rinjtë të cilët e ndjekin drejtimin e dizajnit është që të kenë vetëbesim, të jenë sa më pozitiv, t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen, të punojnë fort për të realizuar synimet e tyre.


Artisti Alkent Pozhegu: Qëllimi i mozaikut të Zelenskit ishte të përcjell një mesazh paqeje (VIDEO)

$
0
0

Përderisa e gjithë bota e ka fokusin te agresioni rus ndaj Ukrainës, artisti Alkent Pozhegu tërhoqi vëmendjen e medieve botërore me mozaikun e presidentit Volodimir Zelenski. Arti i tij dallon nga të tjerët dhe është i veçant, pasi që mozaiqet i punon nga drithërat dhe farat. Alkenti është nga Gjakova e Republikës së Kosovës dhe me profesion është gastronom. Artin e ka të trashëguar nga familja e tij dhe ai është munduar që ta ruajë gjatë gjithë jetës,  shkruan Portalb.mk.

Gjithçka nisi para 15 vitesh me artin e frutave, ku Alkenti e provoi veten të garojë për të hyrë në Librin Guinness, por, rekordi nuk u pranua. Më pas ai provoi veten në artin e mozaikëve, ku arriti të thyej tre rekorde Guinness me portrete të Donald Trampit, Rita Orës dhe ai i Messit me Kristiano Ronaldon.

Të gjitha veprat e Alkentit janë në përmasa tejet të mëdha dhe të punuara me drithëra dhe fara. Rekordin e parë Guinness e theu në vitin 2014 me portretet e Messit dhe Kristiano Ronaldos, në vitin 2017 theu rekord me portretin e Rita Orës e cila ishte 300 m2 dhe duke vijuar në vitin 2019 me përmasa 500 m2 me portretin e Donlad Trampit. Të gjitha këto projekte, Alkentit i kanë marrë kohë dy deri në tre vjet për t’u përgatitur.

Click to view slideshow.

Punimet e tij kanë arritur të shkojnë edhe në veshin e artistëve të cilët i ka punuar. Ai tregoi historinë me Rita Orën, kur gjatë punimit të mozaikut, Alkenti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me babain e saj dhe ai ia ka përcjell ecurinë e punës edhe Ritës. Në fund, Alkenti vendosi që medaljen e Guinness-it t’ia dërgojë Rita Orës për dhuratë. Një rast tjetër ishte edhe me Donald Trampin, kur vajza e tij e publikoi mozaikun nëpër rrjetet sociale.

“Për të qenë pjesë e Guinness-it duhet që ta shfaq idenë te ata, më pas nisim komunikimin për disa muaj ose vite dhe kur ta marr dritën e gjelbër nga Libri Guinness, ma dërgojnë projektin, ku unë duhet ta zbërthej. Më pas, në ditën finale duhet t’i zbatoj të gjitha detyrat që më kërkohen në projekt. Për ditën finale punojmë me ekipin 10-12 orë dhe më pas e dërgoj projektin për verifikim.” tha Alkent Pozhegu.

Ndërsa, sa i përket punimit të tij të fundit të presidentit Volodimir Zelenski, qëllimi i Alkentit ishte të përcjellë një mesazh paqeje. Në mozaik u përdorën kokrra të misrit të bardhë, të kuq dhe portokalli, grurë, oriz, farë luledielli dhe fasule. Të gjitha këto kanë peshuar rreth 100 kg dhe përmasat kanë qenë 3/2,5 metra. Për ta realizuar këtë mozaik, Alkenti punoi rreth një javë.

Në muajin mars Alkenti planifikon që ta hapë ekspozitën e tij në Prishtinë, në Muzeun e Kosovës. Kurse kur u pyet se a planifikon të garojë përsëri në një prej garave të Guinness-it, ai tha që po!

“Doja të të them…” botimi i ri nga Lira Bojku (FOTO)

$
0
0

Para disa ditëve nëpër rrjetet sociale, Lira Bojku, publikoi një status duke na bërë të ditur që ka botuar librin e saj më të ri “Doja të të them… Сакав да ти кажам”. Lira është nga Shkupi, që në moshë të hershme ka treguar afinitet të veçantë për artin e letërsisë dhe atë figurativ. Botimi i ri, është përmbledhje tregimesh që si tematikë kryesore ka dashurinë, si edhe librat e saj të mëparshme, shkruan Portalb.mk

“Karakteristikë e veçantë këtë herë është fakti që tematika e dashurisë që vetëm thellohet dhe zgjerohet, tani ndërthuret lehtas edhe me nota dhe elemente të tjera të cilat herë-herë e dominojnë këtë të parën. Këto gërshetime tematike që i sjell si risi, janë gjithmonë aktuale dhe pjesë e së vërtetës brenda së cilës jetojmë dhe domosdoshmërisht janë pjesë e pashkëputshme edhe e dashurisë së vërtetë, të pastër e të dëlirë, por edhe e asaj të ashtuquajturës dashuri që jo gjithmonë është e shëndoshë.” tha Lira Bojku.

“Doja të të them..." Lira Bojku
“Doja të të them…” Lira Bojku

Nëpërmjet këtij libri Lira ka dashur të gërryej, të ngre pyetje, të protestojë në njëfarë forme lidhur me temat dhe problemet siç janë: dhuna në familje dhe gratë si viktimë e kësaj dhune, abuzimi në familje, diskriminimi ndaj gruas, lufta me sëmundjen e kancerit, birësimi, “sheqeri dhe kripa” brenda raporteve martesore, trekëndëshi martesor e kështu me radhë. Lira mendon dhe i qëndron asaj që dashuria e çdo lloji është e vlefshme për ta shkruar.

“Më motivon dëshira apo nevoja e pashpjegueshme për të përfytyruar, krijuar, imagjinuar dhe shkruar për atë që shpesh herë vështirë përshkruhet ose thuhet me fjalë, por mund të ndjehet…dhe mendoj që arti është mënyrë e përkryer për të shprehur të pathënën. Uroj që lexuesit e këtij libri mbi të gjitha ta shijojnë e pastaj dhe të gërmojnë, përjetojnë, zbulojnë e mbase dhe do arrijnë të zgjidhin diçka nga dilemat e zemrës apo kokës”, u shpreh Lira.

“Doja të të them..." Lira Bojku
“Doja të të them…” Lira Bojku

Arti i rrëfimit për Lirën është një udhëtim i pafund me tren, ku ajo si autore duke shkruar e rrëfyer tregimet e saj domosdoshmërisht ndalet në stacionet e trenit, për të parë e soditur, për të dëgjuar, për të përjetuar herë dhimbje, herë admirim, herë magji e ekstazë, herë gëzim e hare dhe kështu gjithçka që ajo ka mbledhur dhe ka dashur t’ua thotë lexuesve këto vitet e fundit i solli në këtë libër me titullin “Doja të të them-Сакав да ти кажам.„

“Një ndjenjë kënaqësie dhe arritjeje të mbërthen kur sheh interesimin e lartë të lexuesve të cilët veçmë kanë filluar ta kërkojnë dhe lexojnë librin. Mbresat dhe vlerësimet e para janë mjaft pozitive gjë që më gëzon dhe natyrisht nëse tregimet e mia sjellin kënaqësi te lexuesit e nëse arrij që t’i ndjejnë, përjetojnë si diçka të tyren, nëse i bëj të mendojnë, të ndryshojnë diçka te vetvetja atëherë mendoj që ia kam arritur qëllimin…” tha Bojku.

Ky libër vjen paralelisht në dy gjuhë, në shqip dhe maqedonisht dhe Lira vjen si autore dhe përkthyese e së njëjtës. Librin mund ta gjeni në Shkup dhe në Tetovë tek Libraria Nobel. Lira ka edhe tre botime të tjera të cilat janë “Këpucët e kuqe”, “Dashuria në lavatriçe” dhe “Љубовта на генерал Ш.”.

Në Shkup u dha premiera e shfaqjes “Fjala që fillon me M” në regji të Fatos Berishës (VIDEO)

$
0
0

Në Qendrën Kulturore për të Rinj mbrëmë u dha premiera e shfaqjes “Fjala që fillon me M” në regji të Fatos Berishës. Kjo shfaqje ishte një bashkëpunim mes aktorëve të Self-Made-Shkup dhe Teatrit Urban-Prishtinë. Shfaqje është një dramaturgji e re, me dialogje shumë të drejtëpërdrejta dhe me një humor të zi  e cila i kishte munguar skenës tonë, shkruan Portalb.mk.

Në botën moderne të bombarduar me imazhe dhe informacione, kjo shfaqje erdhi  nga bota e dramave të autorit Allan Boll. Drama ishte e ndarë në tre akte, ku udhëtohej me personazhe që perceptojnë imazhin e vetes, suksesit dhe pozitat  e gjinive nga prizma e kulturës së konsumerizimit bashkëkohor.

Click to view slideshow.
Fatos Berisha
Fatos Berisha

“Është hera e parë që punova me këtë grup të rinjsh dhe më sollën një kënaqësi, entuziazëm dhe një energji shumë të mirë që ndikoi edhe tek unë gjatë punës. Në fillim u përballëm me vështirësi për gjetjen e hapsirave për t’i realizuar provat, por, më pas me ndihmën e drejtoreshës Dijana Toska dhe QKR-së u mundësua realizimi i shfaqjes.” u shpreh Fatos Berisha.

Fatosi gjithashtu theksoi që kjo shfaqje do të vazhdohet të jepet në Shkup dhe qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut, po edhe në Kosovë. Kjo ishte hera e parë që ai punoi në një shfaqje në vendin tonë, por, ka pasur raste kur ka ardhur me shfaqje të tij si mysafir.  Aktorët e shfaqjes ishin Gëzim Zherka, Blerta Gubetini, Gentiana Ramadani dhe Eldin Shiroki.

Blerta Gubetini
Blerta Gubetini

“Ne si grup jemi munduar që të ndërtojmë një shfaqje që i transmeton të gjitha emocionet e mundshme. Personazhi im në shfaqje është një grua e guximshme, me vetbesim e cila punon shumë për t’i arritur të gjitha ambiciet e veta por, mbi të gjitha është një feministe e vërtetë.” tha Blerta Gubetini, aktorja nga Prishtina.

 

Shfaqja u punua për shtatë muaj dhe Eldin Shiroki shtoi që gjatë provave ndjehej skeptik se si do pritej shfaqja nga publiku, por, pas mbarimit të premierës nëpër korridore dëgjoheshin vetëm komente positive. Datë për reprizë të shfaqjes ende nuk ka, por, Berisha shpreson që në mars të jepet edhe një herë shfaqja.

17-vjeçarja, Robin West, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, përdor celular “dumbphone” (FOTO)

$
0
0

Shtatëmbëdhjetë vjeçarja, Robin West, është ndryshe nga bashkëmoshatarët të saj, ajo nuk ka një smartphone. Në vend që të përdor TikTok dhe Instagram gjatë gjithë ditës, ajo përdor një të ashtuquajtur “dumbphone”, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Këto janë celularë me funksionalitete shumë të kufizuara në krahasim me një iPhone. Me këtë celular ju mund të bëni telefonata dhe të shkruani mesazhe. Nëse jeni me fat mund të dëgjoni radio dhe të bëni fotografi me kualitet të dobët, por, definitivisht nuk mund të lidheni me internetin ose të përdorni aplikacione.

Këto pajisje janë të ngjashme me disa nga celularët e parë që njerëzit blenë në fund të viteve 1990.

Vendimi i Robin West për të hequr dorë nga smartfoni i saj i mëparshëm ndodhi dy vjet më parë dhe ishte një gjë e momentit. Ndërsa kërkonte një celular zëvendësues në një dyqan, ajo u josh nga çmimi i ulët i një “telefoni me tulla”.

Celulari i saj aktual, nga firma franceze MobiWire, i kushtoi asaj vetëm 8 paund.  Për shkak se nuk ka funksionalitet smartphone, ajo nuk ka një faturë të shtrenjtë mujore për t’u shqetësuar.

Robin West
Robin West

“Derisa bleva një telefon me tulla nuk e vura re se një smartphone po më pushtonte jetën. Kam pasur shumë aplikacione të mediave sociale në të dhe nuk kam bërë aq shumë punë për arsye se gjithmonë isha në telefonin tim. Jam e kënaqur me celularin, nuk mendoj se më kufizon. Unë jam padyshim më proaktiv.” thotë ajo.

 

Sipas një raporti nga firma softuerike SEMrush, dumbphones po vazhdojnë të gëzojnë një ringjallje. Kërkimet në Google për to u rritën me 89% midis viteve 2018 dhe 2021.

Ndërsa shifrat e shitjeve janë të vështira për t’u arritur, një raport tha se blerjet globale të telefonave jo të mençur do të arrinin një miliard njësi vitin e kaluar, nga 400 milionë në vitin 2019. Kjo krahasohet me shitjet në mbarë botën prej 1.4 miliardë telefonash të mençur vitin e kaluar, pas rënies prej 12.5%  në vitin 2020.

Brenda një viti, Sadije Dura arriti të bëhet kampione shtetërore në mundje (VIDEO)

$
0
0

Sadije Dura, 12 – vjeçarja nga Shkupi, është vajza e parë kampione shtetërore në mundje. Ajo është pjesë e Klubit ‘Liria’. Me këtë sport merret që një vit e gjysëm, por, që në fillimet e saj ka korur fitore të një pas njëshme, shkruan Portalb.mk.

“Mundjen e kam dashur që shumë e vogël, por, profesionalisht nisa të merrem vitin e kaluar. Në familjen time me mundje është marrë xhaxhai im, djali i xhaxhait dhe ata kanë qenë një shtysë që unë të merrem me këtë sport.” tha Sadije Dura.

Në Klubin ‘Liria’, Sadija është vajza e vetme që ushtron këtë sport. Brenda një viti ajo arriti të ketë tre fitore, një në Kosovë dhe dy në Maqedoni. Para një muaji Sadija fitoi vendin e parë në kampionatin zgjedhor, ndërsa tani arriti që të jetë kampione shtetërore.

Kategorinë në të cilën ajo merr pjesë është U15 dhe pëfshin pionerët të grupmoshës më të vogël nga 13 deri në 15 vjeç. Stilin të cilin vajzat përdorin gjatë mundjes është vetëm stili i lirë, ndryshe nga djemtë të cilët përdorin edhe stilin greko romak.

Sadija tha që ky është vetëm fillimi dhe ajo synon që të arrijë edhe më lartë me suksese. Ajo arrin të bëjë çdo ditë nga dy herë në ditë ushtrime dhe punon shumë që të ketë rezultate më të mira.

Mesazhi që ajo përcolli për të gjithë bashkëmoshatarët e saj është që të merren me çfardo lloj sporti për mirëqenien e tyre.

Bujar Osmani: RMV është në koordinim me vendet e NATO-s dhe BE-së për parandalimin e dezinformatave ruse në vend

$
0
0

Në një intervistë për Portalb.mk, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se dezinformatat dhe propaganda janë një nga veglat e luftës dhe ne Qeveria i trajton si të tilla. Ai thotë se vendi ne vështirë ia del me parandalimin e penetrimit masiv të dezinformatave në bazë ditore në krijimin e opinionit publik. Sipas tij, propaganda ruse nuk është njëjtë e etabluar në të gjithë rajonin, diku është më e madhe, aty ku ka gjetur vend më të përshtatshëm dhe diku më pak. Ai thotë se duhet një punë sistemore të institucioneve të shtetit në koordinim me mekanizmat evropian dhe të NATO-s për të luftuar dezinformimin. Situata e tanishme e bën të domosdoshme mobilizimin e të gjitha kapaciteteve vendore për t’i dalë në ballë kësaj vale të dezinformatave që po e dëmton dhe sigurinë por edhe situatën e përgjithshme të mirëbesimit në vend, thotë ai.

Intervistoi Elida Zylbeari.

Maqedonia e Veriut para disa ditëve shpalli persona të padëshiruar apo persona nongrata pesë diplomat rus, për çfarë shkeljesh saktësisht bëhet fjalë?

Ministria e Jashtme por dhe shërbimet kompetente sigurisht se ndjekin punën e përfaqësuesve të jashtëm kur janë ato në shkelje të parimeve bazë të Konventës së Vjenës dhe rregullave të cilat duhet t’i respektojnë përfaqësuesit e shteteve tjera në RMV. Në moment kur konstatohet çfarëdo shkelje e këtij lloji, atëherë informohet ministria e Jashtme dhe pastaj ne marrim vendime në këtë drejtim. Me zhvillimet e fundit në Ukrainë, sigurisht se të gjitha institucionet janë më të sensibilizuara për shkak se po konstatohet një ndërhyrje më e thellë hibride, malinje, sido që ta quani, me qëllim të krijimit të një mendimi tjetër që është në kundërshtim me faktet objektive dhe me vlerat të cilat ne i përfaqësojmë dhe i promovojmë, qoftë si vend qoftë si Aleancë. Në bazë të informacioneve të fundit nga shërbimet kompetente, për shkelje të tilla të faktuara, MPJ mori vendim për shpalljen e pesë diplomatëve të Federatës Ruse si të padëshirueshëm dhe për kërkesën që ata të lëshojnë vendin. Ky nuk është vlerësim subjektiv dhe politik, por është vendim i bazuar në të dhëna konkrete për shkelje konkrete të procedurave dhe rregullave të cilat duhet t’i respektojnë të gjithë përfaqësuesit e shteteve në Maqedoninë e Veriut ashtu siç i respektojnë përfaqësuesit tonë në vendet ku janë të vendosur.

Konkretisht, a i bie kjo që kanë shpërndarë propagandë pro-ruse, a mund të na jepni më shumë detaje?
Nuk mund të flas për secilin rast konkretisht në detaje se cilat kanë qenë shkeljet edhe pse ato janë të dokumentuara si të tilla dhe në bazë të tyre kemi marrë vendimin. Është në drejtim të tejkalimit të kompetencave të cilët i ka një diplomat në vendin tonë. Këto tejkalime apo rregulla të lojës janë të përcaktuara shumë qartë edhe nga Konventa e Vjenës dhe nga marrëveshje të ndryshme bilaterale apo ndërkombëtare. Në këtë rast është konstatuar një tejkalim i tillë që kërcënon sigurinë e vendit por dhe sigurinë e gjithë aleatëve me të cilët punojmë dhe këmbejmë informata.

Si i vlerësoni marrëdhëniet Maqedoni – Rusi në këtë moment?

E dini se Federata Ruse na ka vendosur në listën e vendeve armike. Ne kemi qenë absolutisht të vendosur në qëndrimet tona për dënimin e agresionit rus në Ukrainë. Mendojmë që ky invazion i paprovokuar ishte shkelje eklatante e të drejtës ndërkombëtare dhe sistemit ndërkombëtar bazuar në rregulla, kërcënim të sovranitetit dhe integritetit territorial të një vendi të pavarur. Ne këtë akt e keni identifikuar si të tille dhe e kemi dënuar në format më të ndryshme, fillimisht në Parlament përmes votimit të rezolutës që e ka dënuar agresionin me mbështetje të përgjithshme të deputeteve qoftë të pozitës apo opozitës. Më pas, përmes bashkëngjitjes në korpusin e masave sanksionuese të Bashkimit Evropian si dhe mjeteve tjera siç janë solidarizimi me popullin ukrainas. Në këtë situatë nuk ka zona gri, është bardhë e zi, ose jeni me botën e civilizuar demokratike ose jeni me pesë shtetet të cilat në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u identifikuan si mbështetëse të këtij invazioni.

Si do të jenë marrëdhëniet ruso-maqedonase në periudhën në vijim?

Marrëdhëniet tona edhe bilaterale përcaktohen edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s por edhe në kuadër të statusit tonë si kandidat në Bashkimin Evropian dhe këto qëndrime janë të koordinuara. Nuk mund të parashikoj tani se si do të zhvillohet situata atje, ajo që duhet të bëjë menjëherë Federata Ruse është të ndërprejë invazionin dhe bombardimet në Ukrainë që ky proces i bisedimeve të merr epilog. Më pas natyrisht që bota demokratike do të merr vendim se çka më tutje në raport me Federatën Ruse dhe në raport me këto veprime që janë në kundërshtim me rregullat bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Çfarë sanksionesh ka vendosur RMV ndaj Rusisë, për çfarë konkretisht bëhet fjalë?

Ne jo vetëm që jemi bashkëngjitur sanksioneve që janë si përgjigje ndaj invazionit, por edhe të gjitha masave restriktive që nga 2014 e këndej, asokohe kur Rusia aneksoi Krimenë. Janë rreth diku 300 faqe material që çdo javë aprovohen në Qeveri si forma të formalizmit konkret të këtyre sanksioneve. Këto kanë të bëjnë me sistemin financiar rus, me kompanitë, me individ të cilët BE-ja i konsideron i përgjegjës për atë që ndodh në Ukrainë. Pasi formalizohen në Qeveri, institucionet janë të obliguara t’i implementojnë ato përmes mekanizmave të tyre.

A do ketë sanksione të reja?

Kjo do të varet nga ajo se çfarë vendimesh do të merr Bashkimi Evropian. Sidoqoftë ne kemi vendosur të kemi harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, kjo do të thotë se në të ardhmen ne do t’ju bashkëngjitemi të gjitha vendimeve qofshin ato ndërmarrje të masave restriktive ndaj cilitdo vend, RMV pra do t’u bashkëngjitet atyre sanksioneve.

Jemi dëshmitarë të përhapjes së shumë dezinformatave lidhur me situatën aktuale në Ukrainë. Si përputhen ato në gjithë kontekstin?

Dezinformatat dhe propaganda janë një nga veglat e luftës dhe ne i trajtojmë si të tilla. Ato janë absolutisht aktive këtu në rajon, më pak ose më shumë në vende të ndryshme të rajonit. Ato janë prezente dhe kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës dhe në të kaluarën në forma të ndryshme, tani janë intensifikuar dhe më tej. Qeveria ka ndërmarrë disa masa në këtë drejtim, ju e dini që ka ndërprerë emetimin e televizionit shtetëror rus në vend, mirëpo sigurisht se nëpërmjet të platformave të ndryshme rajonale ato vazhdojnë të veprojnë këtu, por edhe përmes platformave vendore. Kishte një analizë të një organizate joqeveritare e cila krahasonte numrin e publikimeve për Ukrainën dhe për Rusinë dhe në të mund të shihni se ka pothuajse një baraspeshë në këtë drejtim, që do të thotë se ashtu siç publikohen fakte dhe të vërteta me aq intensitet publikohet e pavërteta dhe dezinformata. Ky është një intensitet i rrezikshëm që ndikon në krijimin e opinionit publik dhe në keqpërdorimin e emocioneve të njerëzve. E gjithë kjo ndodh në një terren të papërshtatshëm për shkak të frustrimeve që kanë njerëzit në rrugën e bllokuar evropiane, kompromiset e shumta të cilat vendi ishte i detyruar t’i bënte në këto vite, dhe e gjitha kjo energji e pakënaqësisë, e frustrimit të njerëzve tani në mënyrë precize kanalizohet për të arritur qëllime konkrete. Këto qëllime janë për të thyer besimin e njerëzve në institucione, kjo mendoj që ka qenë një prej caqeve kryesore sepse në moment kur njerëzit i thyeni në besim ndaj institucioneve pastaj ato bëhen lehtë të manipulueshëm. Më pas, institucionet bëhen të parëndësishme në marrjen e vendimeve dhe kjo e vështirëson qeverisjen dhe menaxhimin në përgjithësi.

Çfarë mund të bëjë Qeveria dhe çfarë MPJ në luftën kundër dezinformatve ruse posaçërisht në përhapjen e tyre në Ballkan?

Nuk jam ekspert në luftën kundër dezinformatave, por mund të them që MPJ në kuadër të bashkëpunimit brenda Aleancës dhe brenda BE-së, është e kyçur në ato mekanizma evropian për të luftuar dezinformatat. Sigurisht se në kuadër të institucioneve ka edhe të tilla që janë kompetente drejtpërdrejt për t’u marrë me këto punë. Ka dhe Strategji nacionale e cila i përcakton hapat që duhet t’i ndërmerr shteti në përgjithësi, institucionet konkrete në veçanti, mirëpo ato duhet të jenë koherente, të implementohen ashtu siç janë përcaktuar. Kjo është një sfidë që ballafaqohet e gjithë bota dhe jo gjithnjë në mënyrë të suksesshme ia del në to.

Çfarë mendoni për reagimin e BE-së kur bëhet fjalë për luftën kundër propagandës ruse tani dhe çfarë masash dhe hapash mendoni se duhet të marrë BE për të zbutur efektet nga dezinformatat në Kremlin?

Sigurisht se edhe vet BE-ja është viktimë ose cak i kësaj propagande dhe prandaj janë këto mekanizma supranacionale ose evropiane, për të luftuar dezinformatat dhe mendoj që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kyçura në shfrytëzimin e këtyre mekanizmave përfshirë dhe neve. Sa janë të suksesshme këto mekanizma është një pikëpyetje. Po shihet qartë se te ne vështirë ia dalim me parandalimin e penetrimit masiv të lajmeve të rreme në bazë ditore në krijimin e opinionit publik. Merrni anketat dhe do të shihni se cili është qëndrimi i njerëzve karshi luftës, ata janë krejtësisht të dezinformuar dhe keqinformuar në këtë situatë. Nuk them se kjo krejt bëhet nga platformat vendore, ka shumë platforma që vijnë nga rajoni. Propaganda ruse nuk është njëjtë e etabluar në të gjithë rajonin, diku është më tepër aty ku ka gjetur vend më të përshtatshëm dhe diku më pak. Mirëpo kur jemi veçmë në rajon, brenda tij është shumë më kollaj të shpërndahet ndikimi. Kjo kërkon një punë sistemore të institucioneve të shtetit në koordinim me mekanizmat evropian dhe të NATO-s. Situata e tanishme e bën të domosdoshme mobilizimin e të gjitha kapaciteteve tona për ti dalë në ballë kësaj vale të dezinformatave që po e dëmton dhe sigurinë por edhe situatën e përgjithshme të mirëbesimit në vend.

Një pjesë e hulumtimeve të mendimit publik tregojnë se 45 përqind e maqedonasve do të mbështetnin një Bashkim Euro-Aziatik të udhëhequr nga Rusia? Rezultat i kujt janë këto qëndrime të qytetarëve të Maqedonisë?

Rezultatet e anketave të fundit janë dëshpëruese. Jo vetëm kjo që e thatë ju, por besimi në Bashkimin Evropian ka rënë nga 49% në 2019-tën në 8% tani. Kjo është një rënie drastike dhe shumë dëshpëruese. Unë parapëlqej të besoj se nuk është ky emocion i cili është burimor si i tillë ose inherent i njerëzve. Por, është më tepër frustrimi ndaj mos-ecjes në rrugën evropiane, bllokadat e njëpasnjëshme ndaj vendit tonë në mënyrë të paarsyeshme në momente sepse realisht vendi i kishte plotësuar moti të gjitha kushtet për të nisur bisedimet dhe tani këtë dëshpërim njerëzit e shprehin në forma të ndryshme përfshi edhe në një disponim anti-perëndimor ose disponim pro-rus. Është ndikimi i vazhdueshëm i propagandës qoftë rajonale qoftë i drejtpërdrejtë nga Moska për të kultivuar këtë disponim. E gjithë kjo e ka bërë të veten. Natyrisht që ka njerëz që janë dhe të bindur për arsye kulturore, fetare dhe të tjera, por nuk mendoj që qëndrimi dominant është inheret por është më tepër frustrim dhe zë proteste sesa zë besimi ndaj një kauze tjetër alternative nga ajo  e Bashkimit Evropian. Prandaj kur flas me miqtë në BE, them diagnoza është kjo dhe trajtimi duhet të jetë konform diagnozës, apo terapia të jetë kauzale jo simptomatike. Nuk duhet t’i trajtojmë simptomat por arsyen. E cila është arsyeja? Ajo është bllokimi i rrugës evropiane. Ta shërojmë këtë moment pastaj do të jetë shumë më lehtë për t’i kundërshtuar këto instrumente të cilat e fryjnë një disponim të krijuar nga arsye tjera.

E çfarë thotë Bashkimi Evropian në këtë?

Mendoj që zhvillimet e fundit i kanë vetëdijesuar shumë skeptikë në BE të cilët zgjerimin e shihnin si rrezik për BE-në. Kanë filluar të vetëdijesohen se në fakt zgjerimi është politika kryesore e sigurisë për Bashkimin Evropian. Ata e kuptojnë se mos ishin strategjik në vitin 2000 në anëtarësimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore sot do ishim krejt në situatë tjetër sa i takon sigurisë së Evropës. Mirëpo ai lidership strategjik dëshmoi se sa i rëndësishëm është zgjerimi. Të njëjtën ata e kuptojnë se duhet ta bëjnë sot karshi Ballkanit Perëndimor.

Si i vlerësoni marrëdhëniet ruso-kineze?

Republika Popullore e Kinës në Kombet e Bashkuara ka qenë e përmbajtur, nuk ishte kundër rezolutës së dënimit të agresionit por nuk e kanë mbështetur. Ne kemi shpresë se edhe Kina do të bashkëngjitet botës e cila dënon këtë invazion dhe nuk do të pozicionohet me Rusinë sa i takon këtij agresioni. Mendoj që edhe Kina ka interes nga bashkëpunimi ekonomik me Evropën dhe sigurisht se nuk do të kishte dëshiruar që këto interesa ekonomike që janë shumë thelbësore edhe për Kinën edhe për Evropën të dëmtohen për shkak të një kauze e cila është e pabazë, joligjore dhe e paprovokuar.

Eldin Shiroki: Ata që duan të merren me aktrim, duhet të kenë dashuri të parezervë ndaj këtij profesioni (VIDEO)

$
0
0

Aktori 26-vjeçar nga Shkupi, Eldin Shiroki, po i jep gjithnjë një frymë tjetër teatrit shqiptar me  humorin e tij. Ekspresiviteti i tij, energjia pozitive dhe dëshira e madhe për aktrim, ishin shtysë për të që të merrej me këtë profesion. Eldini është pjesë e trupës së Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Për Portalb.mk ai tregoi nismën dhe rrugëtimin në aktrim.

Familja dhe shoqëria ishin ato të cilat e motivuan Eldinin që të merrte vendimin të merret me aktrim, duke e parë talentin që ai posedonte që në fëmijëri. Ndërsa tani, ai ka arritur të ngjitet në skenë me aktorët më të mirë shqiptar, të bashkëpunojë me regjisorët më të mirë të vendit. Përkushtimi i tij ndaj këtij profesioni ka rezultuar me atë  që gjithmonë ta ketë publikun krah tij.

“Më pëlqen që ta sfidoj veten me role të llojllojshme. Zhanri që më së shumti më fle është komedia, aty përshtatem më lehtë. Por, që në momentin kur na shpërndahen rolet në tavolinë, unë mundohem  të futem te ai personazh, duke parashtruar pyetje në vazhdimësi në lidhje me karakterin e tij. Nuk mund t’i ndaj rolet se cili ka qenë më i mirë, të gjitha dramat i kam marrë me të njëjtin përkushtim, dëshirë dhe vullnet për punë.” tha Eldin Shiroki.

Momentalisht, Eldini është duke punuar në shfaqjen “Sonte nuk jam vetëm” nga Dituri Neziraj dhe në regji të Kreshnike Osmanit. Kjo është një shfaqje për fëmijë dhe premiera u mbajt më 8 prill në ora 16:30 në Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj. Në këtë shfaqje do të luajnë edhe Valdeta Ismaili, Flakron Aliu, Dea Pajaziti, Gëzim Zherka, Melika Kastrati dhe Mumin Abdullahi.

Mesazhi që Eldini përcolli për artistët e rinj është që të gjithë ata të cilët duan të merren me aktrim, pikë së pari duhet të kenë dashuri të pa rezervë për këtë profesion, pasi me këtë do të bashkëngjitet edhe përkushtimi, vullneti dhe dëshira e madhe për të punuar. Duhet të keni kreativitet dhe imagjinatë dhe nëse i keni këto dy elemente, duhet të filloni të merreni me këtë profesion, shtoi Eldini.

Shfaqjet në të cilat Eldini ka luajtur deri më tani janë: “Murlin Murlo”, “Lojëra në oborrin e pasmë”, “The Conversation Chair”, “StandUpComedy”, “Theatre&Intergration”, “West Side Concept”, “Legjendat Shqiptare”, “Azizi ose dasma që shpëtoi perëndimin”, “Fjala që fillon me M”, “Nuk Paguajmë”, “Poshtë Krevatit”, “Përralla Postare” ,“System Error” dhe e fundit “Sonte nuk jam vetëm”.


Ibraimi: Ka indikacione se ndikimi rus do të vazhdojë në Ballkan, pavarësisht të luftës në Ukrainë

$
0
0

Në përgjithësi, nuk besoj se fushata e dezinformimit rus dhe mbështetja aktuale e perceptimit të gabueshëm të luftës në Ukrainë, do të ndikojë në ndryshimin e mundshëm të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, mundësi reale për luftë në Ballkan nuk ka. Dezinformimi rus me mjetet hibride, vazhdon të shpërndahet më tej, duke ju dhënë shpresë të kotë një shtrese të caktuar qytetarësh se një ditë Rusia do t’i shpëtojë nga Perëndimi.
Kështu mes tjerash deklaroi eksperti i politikës ndërkombëtare, autori dhe gazetari, me fokus në gjeopolitikën dhe çështjet e sigurisë së Evropës dhe Ballkanit, Selim Ibraimi në një intervistë për Portalb.mk.

Intervistoi: Suad Bajrami

Para ca kohësh, kryeministri bullgar Kiril Petkov informoi se agjentë rus në Bullgari po punojnë vazhdimisht kundër marrëdhënieve të mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht të mbyllet ardhmëria evropiane për vendin tonë. Nëse shohim në perspektivë, sa janë treguar të suksesshme ndikimet e këtilla dhe sa ka rrezik që këto aktivitete ta varrosin ardhmërinë evropiane?

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimorë mori hov aty nga viti 2008 dhe u manifestua në format hibride në vitin 2017 në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi në vitin 2016 dhe në Bullgari në partitë politike, universitetet dhe në mediat bullgare. Po e njëjta, është zhvilluar në Maqedoninë e Veriut gjatë qeverisjes së dikurshme të Nikolla Gruevskit, duke u paraqitur si bllokues i të gjitha proceseve integruese dhe zhvillimit të raporteve armiqësore më shtetet fqinjë. Ndikimi rus atëherë si në Shkup dhe në vendet fqinjë ishte i padukshëm dhe askush nuk besonte se Rusia ishte një ndër aktorët e jashtëm që kishte zënë rrënjë në politikat dhe vendimmarrjet qeveritare të Shkupit. Nga këndvështrimi i sotëm, lirisht mund të themi se ndikimi rus i ka pasur pasojat e veta në rikthimin e mendjeve të vjetra në politikëbërje në vendet ballkanike.

Po të mos ishin SHBA kur së fundi ata intervenuan me gjetjen e një zgjidhje të shpejtë të kontestit me Athinën, gjendja sot do të ishte e mjerueshme apo fatale për Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe në tërësi Ballkanin Perëndimorë. Në drejtim të faktorit rus në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm kryeministri bullgar, por, edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se si në Shkup dhe në Sofje ka njerëz që punojnë kundër arritjes së një marrëveshje në mes dy qeverive. Duhet pranuar se pasojat e ndikimit të mëhershëm rus në MV, ka zënë rrënjë të thella, dhe këtu pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s dhe vendi është kandidat për në BE. Vendet e përziera, multietnike dhe fetare, janë një ndër pikat nxitëse të Moskës në rajon. Këtë mbështetje të heshtur që e shohim në Ballkan për luftën e Putinit, vjen pikërisht nga strategjia afatgjate e Moskës për t’u përzier në shumë punë dhe për të mbajtur të përbashkët “vëllazërinë ortodokse”. Mirëpo, me luftën në Ukrainë dhe agresionin rus, koha është që “bota ortodokse”, të ndërgjegjësohet dhe të marrë në duart e veta unitetin dhe bashkëpunimin me fetë e tjera dhe kombet tjera.

Ka indikacione, se ndikimi rus do të vazhdojë, pavarësisht të luftës në Ukrainë. Ky ndikim duhet të shihet nga forma se si dezinformohen popujt e Ballkanit, jo vetëm nga Rusia dhe mbështetësit e saj, por, edhe nga Serbia e cila fatkeqësisht po e mbështet këtë fushatë të rrejshme. Tani e tutje, qeveritë progresive të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duhet të vazhdojnë të punojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme ndër -fqinjësore dhe të brendshme, pavarësisht rolit të Rusisë dhe aktorëve të saj në Shkup dhe në Sofje apo gjetiu.

Sa kanë ndikuar dezinformatat ruse në perceptimin e popullatës së Maqedonisë së Veriut për atë se çfarë po ndodh në të vërtetë në Ukrainë dhe sa është e rrezikshme që ky perceptim me kalimin e kohës të kanalizohet në drejtim të zbutjes së politikave sanksionuese të RMV-së ndaj Rusisë?

Përhapja e dezinformatave dhe shfrytëzimi taktikave hibride nga Kremlini është bërë dhe zhvilluar më herët në Ballkan dhe në Maqedoninë e Veriut. Tani kemi rastin t’i shohim vetëm pasojat që për fat të keq kanë ndikim të njëanshëm në mendjet dhe zemrat e një shtrese të konsiderueshme të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Nuk është për tu habitur se pse një kategori e caktuar e grup moshave jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjerë, në rrjetet sociale dhe në forma tjera e shprehin haptazi mbështetjen e luftës ruse në Ukrainë. Në proces afatgjatë me zbulimin e veprave kundër njerëzimit të ushtrisë ruse në Ukrainë, me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe njoftimeve për krime lufte, popullata ortodokse në Ballkan dhe në vendet ku aty Rusia ka ndikim ende, do të ndryshojë perceptimin ndaj luftës së Kremlinit. Në këtë dekadë, nuk është koha e veprave të Stalinit dhe të Bollshevizmit.

Shoqëritë dhe shtetet multietnike të rajonit tonë duhet të përcaktohen qartë se lufta në Ukrainë nuk sjell asgjë të mirë për qytetarët maqedonas, për serbët dhe asnjë popull tjetër në Ballkanin Perëndimorë.

Në përgjithësi, nuk besoj se fushata e dezinformimit rus dhe mbështetja aktuale e perceptimit të gabueshëm të luftës në Ukrainë, do të ndikojë në ndryshimin e mundshëm të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut. Vetëm në një skenarë të pamenduar mirë të përhapjes së një luftë të përgjithshme në Evropë, do të mund të mendonim për zhvillime që do të mund të sjellin ndryshime në politikat e mbrojtjes dhe natyrisht atë të jashtmen të vendit tonë. Tani për tani, në kontekst të luftës në Ukrainë, ky ndikim do të vazhdojë të ketë këto nivele të ndryshme, duke i manipuluar kokat e vetëm atyre personave dhe politikanëve që dëshirojnë ta shohin realitetin ndryshe nga pjesa tjetër e botës demokratike dhe të civilizuar.

Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, teza që qarkullonte në opinion ishte se lufta mund të përhapet edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por tani kjo tezë kohëve të fundit nuk po përmendet. A ishte kjo një mundësi reale për përhapjen e luftës, apo vetëm pjesë e strategjisë dezinformuese të Rusisë?

Lajmet që u përhapën në mediat online para dhe pas pushtimit rus të Ukrainës, kishin për qëllim fillimisht nxitjen e krijimit të një opinioni në favor të sulmit të Rusisë dhe vazhdimin e thellimit të hendekut apo mosbesimit në mes etnive dhe feve në Ballkan, se ja lufta do të përhapet pas Ukrainës edhe në Ballkanin Perëndimor. Teza ka qenë e vjetër, dhe ka pasur për qëllim të testojë ambientin e sigurisë nëse forcat radikale dhe shërbimet inteligjente ruse bashkë me pjesëtarë lokal të përhapjes së politikave ruse në Ballkan, mundësisht të ndërmarrin aksione të fshehta për destabilizim qoftë të Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Kosovës Veriore. Fillimisht mediat apo rrjetet sociale bashkë me “trollët” e tyre në rrjetet sociale, kanë bërë përpjekje vazhdimisht të përhapin informacione të rrejshme për luftën kinse të drejtë të Putinit në Ukrainë dhe përsëritjes së të njëjtës situatë në Ballkan. Ky fakt mbështetet edhe nga veprimet konkrete të diplomacisë ruse.

Dhe këtu nuk ishte i kotë kërcënimi i diplomatit rus në Bosnjë se në qoftë se Sarajeva zyrtare do të tentonte të anëtarësohej në NATO, sipas tij Bosnja do të pësonte njëjtë si Ukraina. Përkundër rrëfimeve të njohura të propagandës ruse, strategjia e Kremlinit bashkë me infrastrukturën e saj për tensionimin e atmosferës dështoi. Tani, ka mbetur që qeveritë pro reformatore, të parandalojnë veprimet online të aktorëve jo shtetërorë dhe këtu duhet vepruar shpejt duke vënë në zbatimin ligjin. Aktualisht, mundësi reale për luftë në Ballkan nuk ka. Dezinformimi rus me mjetet hibride, vazhdon të shpërndahet më tej, duke ju dhënë shpresë të kotë një shtrese të caktuar qytetarësh se një ditë Rusia do t’i shpëtojë nga Perëndimi. Në fakt, kjo është një propagandë e rrejshme dhe nganjëherë parandalon që qeveritë progresive t’i kryejnë reformat. Vetëm një luftë e përgjithshme në Evropën Perëndimore dhe atë Lindore, lë hapësirë për skenarë të frikshëm në Ballkanin Perëndimor.

Ditët e kaluara bota është tronditur nga skenat e tmerrshme në Buça të Ukrainës. Si e vlerësoni qasjen e Rusisë për mospranim të fakteve për krimet e kryera ndaj popullatës civile në Ukrainë madje duke akuzuar se pamjet janë të montuara?

Për specialistët e politikave të BRSS-së dhe të Rusisë së Putinit, gënjeshtrat apo mospranimi i fakteve nuk është diçka e re. Gjatë ” Urisë së Kuqe” në vitet e 30 ta të shekullit XX, mbi 3-4 milionë ukrainas vdiqën nga politikat e Stalinit, e lidhur më vonë me planet e kolektivizimit të pronës private. Në fakt, kjo ishte vdekje e qëllimshme apo vdekje masive për banorët e Ukrainës të zënë ngushtë nga sovjetikët. Ky gjenocid, asnjëherë nuk u pranua nga Kremlini. Rasti tjetër i quajtur si ” Masakra e Katlynit” në Poloni, ushtarët sovjetikë në fillim të pranverës së vitit 1940, me urdhër të Stalinit dhe ushtarakëve sovjetikë, pushkatuan mbi 22.000 oficerë dhe ushtarë polakë, dhe intelektualë. Këtë masakër sovjetike, Stalini u mundua ta paraqesë si vepër të ushtarëve gjermanë. Asnjëherë maskara nuk u pranua nga BRSS-ja. Vetëm në vitin 1991 pas shembjes së BRSS-së, Jelcini e pranoi si vepër të sovjetikëve, por askush nuk u përgjigj për këtë vepër. Kurse masakra në Buça të Ukrainës dhe në qytetet tjera është vetëm një vazhdimësi e politikave të vjetra ruse ndaj fqinjëve. Me këtë vepër, Rusia e Putinit po armiqësohet me të gjitha popujt përgjithmonë, duke e izoluar popullin rus nga bota. Megjithatë, përkundër gjithë mohimeve ruse, SHBA, NATO dhe Britania e Madhe, i kanë dokumentuar mirë veprat ruse të krimit dhe gjenocidit.
Si p.sh. “MAXAR TECHNOLOGIES” me imazhet satelitore inteligjente, ka treguar saktë dhe qartë për varrezat masive dhe veprat tjera kundër njerëzimit të ushtrisë ruse në Ukrainë. Janë të kota kundërshtimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë për të paraqitur imazhe të rrejshme dhe të redaktimit po ashtu të rrejshëm të fotografive me souftverëve, rreth masakrës në Buça dhe në qytetet tjera. Pa dyshim se Rusia do të vazhdojë t’i hedhë poshtë të gjitha faktet dhe masakrat e bëra në Ukrainë, duke akuzuar SHBA dhe NATO-n, se po pengojnë arritjen e një marrëveshje në mes dy vendeve.

Për shkak se popullata ruse është e privuar, madje edhe me ligj, të informohet nga burime tjera pos atyre të kontrolluara nga shteti për ndodhitë në Ukrainë, sa ka gjasa që po e njëjta popullatë ta rrëzojë Putinin. Apo, ndoshta rrëzimi i tij mund të pritet nga pasojat që vijnë prej luftës?

Duhet pranuar gjithashtu se popullata ruse është në izolim dhe ligjet e reja të aprovuara nga Kremlini edhe më tepër do të përkeqësojnë situatën e brendshme të lirive individuale, të shprehjes dhe shtypit. Dihet se gjendja e shtypit edhe ashtu e vështirësuar në Rusi është rënduar më shumë me kufizimet e reja. Redaktorë dhe gazetarë rusë kanë dhënë dorëheqje nga mediat shtetërore në protestë kundër politikave redaksionale dhe të luftës në Ukrainë. Për sa u përket zhvillimeve të brendshme politike, qeveria ruse do të vazhdojë të mbajë të shtypur qytetarët rusë me metoda të ashpra deri në një izolim të skajshëm. Mbetet që populli rus në muajt në vazhdim të mos pajtohet me këtë luftë dhe të kërkojë ndryshime ashtu njëjtë si në vitin 1990. Një Rusi demokratike e lidhur përsëri me botën e zhvilluar, mbetet në duart dhe mendjet e popullit rus, i cili duhet të punojnë për rrëzimin e autokratëve dhe kthimin e lirisë. Ndryshe, vazhdimi i mëtutjeshëm i kësaj Rusie, do të ketë pasoja për të ardhmen e popullit dhe mirëqenien e tij. Ndryshimet në Rusi duhet të nisin nga brenda. Dhe lufta në Ukrainë që e gjeti të papërgatitur mirë Rusinë, duhet të shpërbejë për popullin rus, si moment historik për ndryshime rrënjësore, me rrënimin e autokratëve, me dhënien fund të mendësisë së mbrapshtë në qeverisjen ruse me shtetet fqinjë dhe botën. Ndryshime të vërteta për një Rusi të hapur dhe larg ngjarjeve të 1917-tës.

Dy vullnetaret franceze në vend: Puna vullnetare ju ndihmon ta njihni më shumë veten dhe sjell shumë përfitime (VIDEO)

$
0
0

Faustine Pommarel dhe Camille Ferrari janë dy vullnetare nga Franca të cilat para tre muajsh kanë ardhur në fshatin Tearcë, ku përmes projektit European Solidarity Corp janë vullnetare në Qendrën për Edukim dhe Zhvillim (CED). Kryesisht punojnë me fëmijët e kësaj komune, njëra jeton në një familje shqiptare dhe tjera me një maqedonase, për Portalb.mk ata tregojnë më shumë rreth eksperiencës së tyre këtu.

Shumicën e kohës Faustine dhe Camille punojnë me fëmijë në Tearcë dhe fshatrat afër. Ata punojnë në projekte të ndryshme si ato ekologjike, sportive si dhe mbajnë orë të frëngjishtes.

Faustine Pommarel, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Faustine Pommarel, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Edhe pse është një punë të cilën ata e duan, Faustine thotë se përballen edhe me sfida, pasi është hera e parë që e kanë lënë Francën për një kohë kaq të gjatë.

“Mendoj se sfida më e madhe është të kuptosh kulturën, sepse ka shumë kultura por është gjithashtu e ndryshme nga kultura jonë dhe gjithashtu të përmirësojmë anglishten tonë pasi nuk është shumë e mirë. Të njoftojmë njerëz dhe të kuptojmë problemet e të rinjve në Maqedoninë e Veriut dhe të tjera. Mendoj se kjo është”, tha Faustine Pommerael.

Ndonëse të lësh vendin për një kohë kaq të gjatë njëvjeçare sa do qëndrojnë këtu është sfiduese, nga ana tjetër dëshira dhe pasioni për punën vullnetare duket të jetë më e madhe për to. Camille thotë se përmes punës vullnetare mund të arrini ta njihni dhe ta gjeni më shumë veten si dhe sjell më shumë përfitime.

Camille Ferrari, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Camille Ferrari, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Mendoj se të jesh vullnetare është shumë eksperiencë e mirë sepse mund të shihni shumë gjëra, është e mrekullueshme sepse të jep shumë mundësi. Si ne kur erdhëm këtu, mund të shkojmë në shumë mbledhje-organizime, ku nuk mund të shkonim nëse nuk erdhëm këtu, është e bukur ta shohësh atë. Ne punojmë me fëmijët. Nëse nuk e din se çfarë dëshiron të bësh në të ardhmen, mund të jetë mundësi e mirë pasi bën disa gjëra dhe mund të zgjedhës se ku e gjen veten. Ne e përgatisim ditën e ekologjisë dhe mund ta shohim nëse preferojmë të bëjmë diçka në këtë drejtim apo të punojmë me fëmijët, ka shumë mundësi për ta gjetur vetveten”, tha Camille Ferarri.

Faustine dhe Camille ndër të tjera u shprehën se të rinjtë këtu janë të interesuar për aktivitete jashtë shkollore dhe se kanë gjithmonë ide të reja. Ndërkaq thonë se të rinjve këtu ju duhen më shumë mundësi dhe aktivitete jashtë shkollës, për t’u bërë pjesë e më shumë organizatave dhe klubeve të ndryshme.

Foto: CED
Foto: CED

Të dyja njëzëri i rekomandojnë çdo të riu të vendit dhe jo vetëm që të provojnë punën vullnetare pasi e njëjta sipas tyre sjell përfitime të ndryshme.

Ky është mesazhi i Faustine për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut.

“Është shumë e rëndësishme të udhëtosh, nëse jeni të rinj por edhe nëse nuk jeni, pasi kuptoni më shumë kulturat tjera, pasi është shumë e rëndësishme dhe në Maqedoninë e Veriut ka shumë kultura. Kur udhëtoni ju gjithashtu e gjeni vetveten, ashtu si Camille tha më herët. Mendoj se mund të kesh shumë mundësi në Maqedoninë e Veriut, të gjesh një organizatë si CED që të ndihmon të udhëtosh dhe të jesh një vullnetar si ne. Është një eksperiencë shumë e mirë që të mbetet në mendje.”

Ndërsa mesazhi i Camille është ky:

“Ndonjëherë është e vështirë, por është shumë e rëndësishme të përpiqen të shkojnë në shumë organizata të shohin më shumë, edhe nëse nuk janë organizata, të dalin të shohin njerëz, të përpiqen të kuptojnë nevojat e tyre, t’i ndihmojnë dhe më pas mund ta gjejnë veten. Mendoj se mund të jetë eksperiencë shumë e mirë, dhe nëse dëshiron të punosh më pas, mund të ndihmojë në CV-në tuaj.”

Për më tepër ndiqni intervistën me to.

Ndryshe, në Qendrën për Edukim dhe Zhvillim (CED) që nga viti 2006 e deri tani dhjetëra të rinj nga dhe jashtë vendi kanë punuar si vullnetarë në aktivitete të ndryshme.

Doan Osmani e mori vendin e tretë në “Kosova Karate Senior Open 2022”

$
0
0

Qyteti i Ferizajt të shtunën ishte mikpritës i turneut tradicional të karatesë, “Kosova Karate Senior Open 2022”. Mes 16 garuesve nga Kosova, në këtë event u përfaqësua edhe Klubi i Karatesë “Fati” nga Tetova me anë të karateistit, Doan Osmani, shkruan Portalb.mk.

Në konkurrencë interesante në kategorinë absolute, Doani performoi në nivel të kënaqshëm dhe pavarësisht pakënaqësisë së tij nga disa vendime të arbitrave, ai në fund siguroi podiumin pasi u ndal në vendin e tretë, që gjithsesi paraqet sukses për të. Doan Osmani zhvilloi katër lufta, u mund vetëm në gjysmëfinale dhe në mënyrën më të mirë shfrytëzoi këtë turne për t’u përgatitur për sfidat e radhës që e presin në vijim të vitit.

“Edhe pse gjithmonë synoj të jem sa më lartë, duhet të jem i kënaqur me këtë rezultat. Në punën time synoj të jem sa më i përpiktë, të jap maksimumin dhe të fitoj me meritë duke ushtruar e performuar në gara, me respekt maksimal për çdo garues që më del përpara. Prandaj nuk dua të tingëllojë si arsyetim apo mos respekt ndaj dikujt, por realisht mendoj se në momente arbritrat nuk ishin edhe aq të saktë në ndarjen e drejtësisë. Gjithsesi unë e vlerësoj të suksesshme këtë garë dhe jam i kënaqur me paraqitjen, që gjithmonë mundet edhe më mirë. Me këtë rast dua të shpreh një falënderim publik për mikun tim Sait Lleshi, i cili më ka përkrahë tej mase në këtë garë.” është shprehur Doan Osmani pas përfundimit të turneut “Kosova Karate Senior Open 2022”.

Doani deri më tani ka arritur të jetë Kampion Shteti për mbi 10 vjet, Kampion Ballkani për tre vjet, Kampion Evrope në vitin 2019 si dhe vendin e dytë dhe të tretë në Kupën Botërore gjatë viteve 2015 dhe 2018. Ai thotë se kulmin akoma nuk e ka arritur dhe ai pretendon më shumë se kaq.

Arbëresha Korça: Të mos reagosh apo të bëhesh turmë kur dikush bullizohet, është bullizëm

$
0
0

Bullizmi në vete është një fenomen social por që ka pasoja psikologjike. Kur themi “bullizëm” kemi parasysh sjellje të përsëritura të dëmshme dhe agresive ndaj një individi nga një grup personash ose dhe një i vetëm sidomos në prani të të tjerëve. Këto sjellje mund të përfshijnë ngacmimet verbale, gjestet fyese, presionin dhe në rastet më të rënda edhe dhunën fizike. Sot për Portalb.mk flet psikologja Arbëresha Korça për ndikimin, pasojën dhe parandalimin e bullizmit.

Kemi disa forma të bullizimit si: bullizmi verbal (fyejmë dikë me fjalë ofenduese), fizik (sulm dhe goditje fizike ndaj viktimës), social (përbuzja dhe përjashtim i detyruar i viktimës nga një grup i caktuar) si dhe një nga format më të përhapura të bullizmit që është bullizmi elektronik ose kibernetik (ngacmime të përsëritura ofenduese, kërcënuese që i bëhen një personi në formë elektronike si telefon, kompjuter dhe rrjete sociale kryesisht).

“Një person që bie pre e bullizmit sigurisht që shfaq pasoja psiko-emocionale nga më të ndryshmet si frikë, ankth, mungesë vetëbesimi, mbyllje në vete, depresion madje në disa raste edhe dëshirë për të lënduar veten, sidomos nëse marrim parasysh që një pjesë e konsiderueshme e viktimave të bullizmit janë në moshë minorene dhe nuk kanë pjekurinë e duhur emocionale për ta përballuar. Këto pasoja mund t’i shoqërojnë edhe gjatë gjithë jetës nëse nuk marrin mbështetjen dhe trajtimin e duhur. Por, është shumë e rëndësishme që të theksojmë se jo vetëm viktima por edhe agresori ose personi që ushtron bullizimin është viktimë e një sërë problematikash që e kanë shtyrë drejt asaj sjellje.”  u shpreh Arbërsha Korça.

Historikisht. thotë Korça është vënë re që një person i cili bullizon ka ndjenja te theksuara inferioriteti të cilat kërkon t’i fshehë duke sulmuar dikë tjetër më të dobët në pamje të parë, sidomos kur është përpara një grup të caktuar njerëzish para të cilëve do shfaqë “forcën” e tij kundrejt viktimës.

“Personat që bullizojnë zakonisht rriten në ambiente familjare jo të shëndetshme, ku mund të ketë dhunë, ofendime, nënvlerësime. Nëse flasim për trajtim të dy palët kanë nevojë për përkrahje dhe trajtim por, nëse te viktimat merremi me pasojat që përmendëm më sipër, te bullizuesi problemi është më i thellë sepse fillon që në fëmijëri brenda familjes apo ambientit ku ai është rritur.” tha Korça.

Psikologja Arbëresha Korça gjithashtu theksoi që te një person që bullizon pavarësisht arsyeve të ndryshme empatia është e dobësuar dhe e kanë të vështirë të kuptojnë se sjelljet dhe veprimet e tyre, janë të gabuara dhe nuk arrijnë të kuptojnë lehtë se si ndjehen realisht viktimat e tyre si pasojë e dhunimit që ata ju bëjnë. Në thelb, psikologja thotë se ata kanë nivel të lartë të inferioritetit dhe palumturisë në marrëdhënie me veten, familjen apo dhe ambientin që i rrethon dhe duke sulmuar një person tjetër që mund te jetë më i dobët ose i pambrojtur i bën ata që të plotësojnë boshllëqet e veta dhe të ndihen më superior ndaj viktimës, sidomos në rastet kur përkrahen dhe nga të tjerët si p.sh. moshatarët e tyre.

“Kur e drejtojmë gishtin nga vetja mbase një pjesë e madhe e jona jemi të bindur që nuk kemi qenë ndonjëherë bullizues ndaj dikujt, pra të kemi pasur një sjellje të përsëritur ofenduese ose agresive ndaj dikujt. Por, të mos ndërhysh në momentin kur dikush tjetër po bullizohet, të bëhesh pjesë e turmës që po sulmon apo qesh, t’u japësh vëmendje komenteve fyese ndaj dikujt si në rastin e bullizimit elektronik, është në vete një lloj bullizmi dhe njihet si “bullizëm pasiv”.” theksoi Arbëresha Korça.

Sipas psikologes, bullizmi pasiv është ai që motivon më shumë agresorin sepse një person që bullizon pa vëmendjen e të tjerëve humb “forcën” e tij. Nëse kjo nuk ndihmon në eliminimin total të këtyre sjelljeve, është e sigurt që do jenë në nivele më të ulëta. Prandaj, ajo thotë se është shumë e rëndësishme që t’i ofrojmë ndihmën dhe përkrahjen tonë duke i dhëne mundësinë për tu shprehur, dukë bashkëpunuar me familjet sidomos në rastet e moshave më të reja, duke i drejtuar në profesionist, duke i informuar rreth këtyre çështjeve. Më e rëndësishmja është që të mos heshtim ndaj këtij fenomeni.

Aliti: Prioritet kemi reformimin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve në RMV (VIDEO)

$
0
0

Në një intervistë për Portalb.mk, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti flet për procesin e reformimit të administratës publike në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se prioritet kryesor si ministri e kanë digjitalizimin e shërbimeve por dhe miratimin e disa ligjeve që do të mundësojnë ri-organizimin më efikas të administratës.

Intervistoi: Elida Zylbeari

Çfarë po ndodh me procesin e riorganizimit të administratës? Është proces që mbi dy vite po zhagitet. Cili është plani për institucionet, cilat do të bashkohen?

E saktë është që ka Ligj për ri-organizimin e institucioneve dhe i njëjti nga viti1991 kur është krijuar nuk është ndryshuar. Kjo është një nga arsyet pse duhet të ndryshohet ky ligj, megjithatë shkak kryesor për ndryshimin e tij është fakti se në Maqedoninë e Veriut kemi dy-tre institucione që bëjnë veprimtarinë e njëjtë. Gjithashtu, sipas analizave kemi edhe institucione që nuk sjellin ndonjë vlerë të shtuar në sistemin e administratës. Ideja i këtij ligji është që institucionet me veprimtari të ngjashme të bashkohen në një institucion dhe të shuhen institucionet që janë të parëndësishme në sistemin e administratës. Si ministri e kemi bërë propozim-ligjin dhe informacionin për të e kemi kaluar para një muaj në seancë qeveritare. Sipas planit, tani në këto dy-tre muajt e ardhshëm do të kemi diskutime publike, do të kemi aty-këtu ndonjë ndryshim që do të mund të na vijnë nga institucionet e tjera, kryesisht nga ministritë sepse ideja është që të gjitha institucionet të jenë nën ministrinë e cila krijon ligjet për atë institucion. Plani është që deri në fund të korrikut të dorëzohet në Parlament dhe atje ju mbetet deputetëve që ta kalojnë ligjin.

Ku mund ta shohim planin për këtë ri-organizim, a është publik?

Në kuptimin e afateve se kur do të jenë këto diskutimet dhe në kuptimin e materialit që e kemi tani për tani të krijuar, shpresojmë për dy jave ta shpallim që të jetë gjithçka publike dhe transparente që të kemi feed-back-un më të mirë nga të gjithë palët e interesuara.

Pse ende nuk janë digjitalizuar librat amë?

Drejtoria e Librave Amë është e pavarur dhe kjo pyetje është me vend. Librat amë është dashur të digjitalizohen por nuk janë digjitalizuar, zakonisht janë dy arsye kryesore. E para është se kemi konflikte normative në legjislaturën e Maqedonisë, domethënë kemi shpesh raste kur një ligj interpretohet si kundër një ligji tjetër dhe kjo shpesh ka qenë arsyeja se pse disa projekte të digjitalizimit janë stopuar. Prandaj, ne si Qeveri punojmë që ti gjejmë të gjitha ligjet e tilla dhe t’i harmonizojmë njëra me tjetrën. Arsyeja e dytë është se deri më tani nuk është punuar mjaftueshëm si Qeveri dhe si institucionet siç është Libri Amë, në sferën e digjitalizimit. Ajo çfarë është lajm i mirë është se menaxhmenti i tanishëm i Drejtorisë së Librit Amë është i fokusuar në punën e digjitalizimit. Ne si ministri, si komponentë inkurajuese dhe ndihmuese e institucioneve tjera për digjitalizim kemi pasur dy takime me menaxhmentin dhe kemi krijuar grup pune në të cilën nga niveli operativ kemi angazhuar edhe punëtorë nga ministria e jonë dhe nga kjo drejtori që punojnë bashkërisht për të përpiluar planin për atë se cilat janë shërbimet kryesore që duhet të digjitalizohen dhe të caktohet afat kohor kur mund të realizohet kjo.

Po, cili është ai afat kohor?

Ne deri më tani me drejtorin e Librit Amë jemi marrë vesh që të bëjmë plan afatshkurtër, pra deri në fund të këtij viti të kemi disa shërbime prioritare si dhe afatgjatë për dy-tre vitet e ardhshme. Deri në fund të vitit presim të digjitalizojmë disa nga shërbimet që më shumti përdoren nga qytetarët në Drejtorinë e Librit Amë. Mirëpo sot nuk kisha dashtë të spekuloj se cilin shërbim mu për arsyen se e kemi rastin e interpretimeve të ndryshme të ligjeve ku një shërbim nuk lejohet të digjitalizohet sepse bie në ndesh me ligjin tjetër. E analizojmë edhe rregullativën si dhe aspektin teknik në mënyrë paralele.

Pavarësisht premtimeve të mëdha për efikasitet të administratës, qytetarët vazhdojnë të enden nëpër sportele dhe të përballen me absurditete burokratike. Çfarë po bëni ju si ministri për të zgjidhur këtë çështje përpos që analizoni ligjet?

Efikasiteti i administratës është koncept i gjërë dhe për të bërë ndryshime sistemore, të gjëra mendojmë se duhet të punohet nga nivele të ndryshme. Ajo që ne si ministri e kemi për detyrë është që parimisht të bëjmë ligjet e nevojshme që do të krijojnë mekanizma në administratë në mënyrë që ajo të jetë sa më efikase. Këtë vit përpos Ligjit për ri-organizim të institucioneve kemi dhe Ligjin për top-menaxhment, pra për mënyrën sesi zgjidhen drejtorët ose njerëzit e parë të institucioneve sepse kjo shpesh është një nga arsyet se pse një institucion është efikas apo s’është. Ideja është që me ligjin që e kemi propozuar ne, politika të mos ketë të drejtë të caktojë drejtorë, pra as qeveria e as parlamenti.

Jemi duke e përgatitur edhe ligjin për nëpunësit administrativ ku pjesë e ligjit është dhe mënyra sesi bëhen punësimet në administratën publike. E dimë se gjatë dekadave të fundit në Maqedoni, raste tipike të punësimit në administrate janë rastet kur një parti e caktuar politike cakton se kush duhet të pranohet në punë dhe jo të përdoret mekanizmi i meritokracisë. Ajo në çfarë jemi duke punuar ne me këtë ligj është që të konfirmohet se në rastin e punësimeve të mos mund të përzihet një parti politike.

Komponenta tjetër që do të ndihmonte në efikasitetin dhe transparencën e administratës është padyshim puna e digjitalizimit. Burokracia e tepërt në institucione bën që proceset në to të jenë shumë të ngadalshme dhe të mos ketë përgjegjësi. Mendojmë se me digjitalizim të proceseve nëse ka ngecje dhe jo-efikasitet shumë më lehtë do të  mund ta konfirmojmë se ku është problemi dhe menaxhmenti institucionit përkatës do të dije më lehtë sesi t’i zgjidhë defektet në institucion. Nëse këto dy procese zhvillohen si duhet do ta përmirësojnë dukshëm efikasitetin në administratën publike.

Për Ligjin për nëpunësit administrativ flitet që moti, që para dy ministrave para jush, por nuk ka realizim. Pse mendoni se tani nuk do të ndodh e njëjta?

Unë nuk do të kisha dashur të flas për arsyet se pse paraardhësit e mi nuk i kanë miratuar këto ligje sepse sigurish që nuk i kam të gjitha informatat. Por dua të them se për ligjet e këtilla dhe për digjitalizimin në kontekst të transparencës së administratës zakonisht çështja kryesore është vullneti politik. Ajo që mund ta konfirmoj tani është se edhe ne si ministri por edhe qeveria e tanishme e ka vullnetin politik të nevojshëm që të bëjë hapa konkret në rritjen e efikasitetit të administratës publike dhe të kalojë ligje që ndoshta në afat të shkurtër mund të mos jenë të mirëpritura politikisht por në afat të gjatë do të jenë në të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Kur do të themelohet Agjencia Digjitale?

Edhe kjo çështje është diskutuar me vite. Kemi krijuar një grup punës i cili është duke i analizuar dokumentacionet e deritanishme nga dy ministrat paraprak. Paralelisht me këtë jemi duke i analizuar krijimet e agjencive digjitale në vende të ndryshme që janë të suksesshme për të parë sesi do të mund ta krijojnë Agjencinë Digjitale në Maqedoni që do të jetë efikas. Ka modele të ndryshme dhe jemi duke e analizuar se cili model do të jetë më i mirë për vendin tonë. Është proces në ecje por nuk kam ndonjë afat të caktuar. Pas disa muajve do të kemi përgjigje më të saktë për afatet kohore. Dëshirojmë që në momentin kur ta vendosim sesi ta bëjmë Agjencinë Digjitale të jemi të sigurt se ajo është mënyra më e mirë për ta bërë atë.

A planifikohen të vendosen shërbime të reja te portali “E-shërbime”?

Janë bëre disa plane para se të emërohem unë ministër. Ajo çfarë bëjmë ne është se jemi duke i ri-shikuar këto plane. Ne mendojmë se më mirë është të bëjmë më pak shërbime por ato të jenë më të përdorshme për qytetarët, sesa fokusin ta kemi në kuantitet, pra të bëjmë mbi një mijë shërbime por përdorimi i tyre të jetë i vogël. Përpos kësaj do të punojmë për t’i promovuar këto shërbime në mënyrë që sa më shumë qytetarë të dinë se ato shërbime ekzistojnë dhe mund t’ua lehtësojnë jetën atyre në komunikimin me institucionet shtetërore.

A mund të na thoni sa është numri i administratës se bashku me punësimet e përkohshme përmes Agjencisë për punësime të përkohshme, kryesisht nëpër komuna?

I kemi këto të dhëna dhe e kemi publikuar numrin total të punonjësve në sektorin publik. Tani nuk i kam para vetes këto numra por mund t’ua dërgoj më vonë. Numri i punëtoreve në administratën shtetërore pra në ministri dhe institucione shtetërore është diku aftër 14 mijë. Aty ka rënie dhe ne jemi duke punuar që t’i mbajmë punëtorët më të mirë në administratë.

Cili është projekti apo iniciativa që do ta keni prioritet gjatë mandatit tuaj si ministër? Na thoni një?

Prioritet është digjitalizimi, por si do ta bëjmë këtë më së miri besoj që do të na duhet edhe disa muaj për të dalë me një projekt konkret se çfarë synojmë. Digjitalizimi në kuptimin e digjitalizimit të proceseve në administratën publike në mënyrë që ta bëjmë atë më efikase, të jetë sa më aftër shteti sa më afër qytetarëve.

A mund të kemi edhe ne në Maqedoni identitet digjital? A mund të shpresojmë se ju mund ta çoni këtë proces përpara që të kemi edhe ne kartela të identitetit digjital si në Estoni?

Kjo është padyshim njëra nga variantet më të mundshme, megjithatë ajo nënkupton se bashkë ne me duhet të jenë gjithë resorët e tjerë, duhet të kemi konsensus qeveritar për këtë. Jemi në proces të komunikimit të kësaj ideje me kolegët ministra dhe me kryeministrin. Kartela digjitale është një nga variantet më të mira, siç tregon dhe rasti i Estonisë, ajo është bazamenti i digjitalizimit të mëtejmë të proceseve të tjera.

Jusra Salihi: Punoni fortë për ëndrrat e juaja, sepse pa punë nuk ka sukses (VIDEO)

$
0
0

Gjuha e pikturimit të Jusra Salihit është unike, tërheqëse dhe me shumë gjallëri. Ajo është vetëm 14 vjet dhe me talentin që ka në pikturim, ka arritur të ketë ekspozita bashkë me artistë profesionistë. Jusra vjen nga fshati Sllatinë, Tetovë dhe është nxënëse e shkollës fillore “Eqrem Çabei”. Për Portalb.mk sot Jusra tregoi nismën e saj në fushën e artit.

Gjithçka nisi në klasën e gjashtë, kur kujdestari i saj bashkë me profesorin e artit figurativ vërejtën talentin që Jusra kishte në pikturim. Që në atë moment, ata u angazhuan që Jusra të ishte pjesë e ekspozitave dhe manifestimeve të ndryshme në shkollë me qëllim që të promovohej talenti i saj.

“Më pëlqen të pikturoj natyra. Aty e gjej inspirimin më të madh për të krijuar një vepër arti. Por, më vjen keq që veprat e të rinjve nuk vlerësohen aq shumë nga vendasit. Më kanë ofruar disa herë që të mi blejnë pikturat dhe në momentin që ju tregon çmimin, largohen.”  tha Jusra Salihi.

Click to view slideshow.

Ekspozita e saj e parë ka qenë që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte vetëm 11 vjet dhe u realizua në Galerinë e Arteve në Tetovë. Duke vazhduar kështu me ekspozitën tjetër për javën kulturore, ku Jusra ishte artistja më e vogël dhe gjithë të tjerët ishin artist profesionit mbi moshën 20 vjeç.

Jusra tani është në klasën e nëntë dhe është në atë periudhën ku duhet të vendos se ku do të vazhdojë në shkollë të mesme. Por, ndryshe nga moshatarët e saj, e ka shumë të lehtë këtë pjesë, ajo që shumë më herët e ka vendosur që do të vazhdojë në Gjimnazin e Arteve Figurative.

Mesazhi që Jusra përcolli për të gjithë artistët e rinj është që të punojnë fortë për ëndrrat e tyre, sepse pa punë nuk ka sukses.

16-vjeçarja, Hana Abdullahi, me pasion të madh ndaj violinës (VIDEO)

$
0
0

Kultivimi i muzikës klasike nuk është një gjë e zakontë mes gjeneratës Z. Por, gjithnjë ka përjashtime. Hana Abdullahi nga Tetova është 16 vjeçarja e cila ka një pasion të madh për violinën. Ajo që në moshën gjashtë vjeçare merret me këtë instrument. Gjatë kësaj dekade, Hana ka marrë pjesë në gara në nivel internacional dhe shtetëror si dhe ajo numëron shumë koncerte duke përfshi dhe koncertet e veta recitale, shkruan Portalb.mk.

Prindërit ishin ata që e shtynë Hanën që të niste me violinë. Në fillim ajo nuk i kishte aspak me qejf orët e muzikës. Por, me kohë, në momentet kur ajo filloi të shkonte nëpër gara dhe koncerte, filloi t’i ngjallet dëshira që të merrej me violinë. Hana tani është në vitin e dytë të shkollës së mesme për muzikë.

Muaji maj do të jetë përplot me gara për Hanën. Gjatë këtij muaji ajo do të merr pjesë në katër gara ndërkombëtare, disa me prezencë dhe disa online. Dje ajo arriti që të fitojë vendin e parë në “Garat Ndërkombëtare Polyhymnia”.

“Të gjitha koncertet kanë një vlerë në vete, por, koncertet recitale të mijat kanë gjithnjë një vend të veçantë për mua. Koncerti im i parë recital u mbajt në vitin 2019 në Pallatin e Kulturës kur kisha vetëm 13 vjet, si dhe vitin e kaluar kisha një koncert recital në të njejtin vend. Në këto koncerte luajta vepra të kompozitorëve dhe kohërave të ndryshme.” tha Hana Abdullahi.

Inspirimin Hana e gjen në artistët botëror dhe idhulli i saj është violinistja amerikane, Hilary Hahn. Hana pretendon që një ditë të ngjitet në skenat botërore, por ajo tha se për të arritur aty do të duhet shumë punë. Personi që e motivon atë që të arrijë në maja patjetër që është profesori i saj Shkëlzen Pajaziti.

Hana tani e dy vite është pjesë e programit të Western Balkan Student Orchestra, një orkestër e cila u formua tani shpejt. Ata kanë nisur përgatitjet për këtë verë dhe në plan kanë të bëjnë shumë turne. Përveç kësaj, Hana planifikon që të organizojë edhe një koncert recital, por tani për tani nuk ka asgjë konkrete.

Mesazhi që Hana përcolli për të gjithë artistët e rinj është që të mos heqin dorë asnjëherë nga ëndrrat e tyre sepse rruga drejt suksesit nuk është edhe aq e lehtë, por, duhet shumë punë dhe të mos dorëzohemi asnjëherë.


Tregime Pjeshkash: Gjashtë paneliste sot do të flasin rreth temës “Vendi im”

$
0
0

Sot në fillim në ora 20:00 në Teatrin e Shqiptar në Shkup do të mbahet edicioni i shtatë i Tregime Pjeshkash me temën “Vendi im”. Kjo ngjarje mundohet të krijojë hapësirë të lirë dhe të sigurt ku gratë dhe vajzat do të kenë mundësi të tregojnë përvojat e tyre. Gjithashtu nëpërmjet “Tregime Pjeshkash”, gratë nxiten për të krijuar opinionit publik, shkruan Portalb.mk.

Asnjë edicion më herët organizatorët nuk i kanë publikuar emrat e zonjave që do të jenë në panel. Këtë vit ata vendosën që t’i publikojnë por, gjithmonë duke u munduar të ruajnë një lloj misteri për to që publiku të integrohet për ta ndjekur ngjarjen në teatër. Nëpër rrjete sociale organizatorët na bën të ditur që panelistët e  kësaj mbrëmje do të jenë: Olsa Poshka, Agona Çupi, Jordana Shemko-Georgievska, Vjollcë Berisha, Besa Tateshi dhe Ina Grazhdani.  

“Vërejmë se në shumë emisione që transmetohen prime time dhe shtjellojnë tema të rëndësishme për vendin dhe shoqërinë ne hasim të ftuar burra, numri i grave të ftuara është diku rreth 20%. Ne si iniciativë besojmë fortë se përvojat e grave vlejnë dhe ato duhet të tregohen dhe kështu kemi vendosur që tema e këtij edicioni të jetë Vendi im. Gjithashtu në shoqëritë patriarkale si kjo e jona shumë shpesh flitet për vendin e gruas, për rolin e saj dhe për pritshmëritë e shoqërisë ose familjes ndaj grave e vajzave. Ne kemi kërkuar që zonjat e panelit këtë vit të flasin pikërisht për këtë pjesë, të ndajnë me ne tregime që lidhen pikërisht me këto pjesë, si dhe për momentin kur ato e kanë kuptuar cili është vendi që dëshirojnë ta kenë në shoqëri.” tha për Portalb Guxim Nuhiu, themeluesi dhe organizatori i Tregime Pjeshkash.

Kujtojmë që Tregime Pjeshkash nuk incizohet sepse ideja është të krijohet një hapësirë sa më e lirshme për panelistet që të mund të ndjehen të lira për të ndarë përvojën e tyre.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve të radhës Guximi theksoi që ata janë duke punuar shumë në realizimin e shtatë episodeve vodcast ku do të flasin me gra të profesioneve të ndryshme për përfaqësimin e grave në sferën publike. Këto aktivitete janë pjesë e fushatës “Barazi Gjinore Tani!” si pjesë e projektit Young Cities që mbështetet nga Democracy Lab dhe ISD.

Radmila Shekerinska: Rusia i acaroi marrëdhëniet me Perëndimin për arsye të brendshme

$
0
0

Radmila Shekerinska është një nga politikanet në vend që ka mbajtur pozita të larta si në nivel shteti ashtu edhe në partinë e saj amë – LSDM. Prej saj kërkuam opinion për disa situata aktuale që lidhen me agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, duke qenë se ajo ishte Ministre e Mbrojtjes (2017-2022) në kohën kur vendi jonë u anëtarësua në NATO, kur realizonte kontakte intensive me Aleancën. Në vitin 2004 ishte edhe ushtruese e detyrës, kryeministre e vendit, zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Ka magjistruar në shkollën prestigjioze Fletcher të Diplomacisë dhe Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007, që është një tjetër dëshmi e aftësisë së saj për të analizuar situatën në këto ditë kur e gjithë bota po përballet me konfliktin më të rrezikshëm në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Vërtetëmatësi.

Që nga fillimi i luftës, që Rusia ia imponoi Ukrainës, por edhe para këtij akti, janë përmendur motive të ndryshme si justifikim për agresionin rus. Por sigurisht, thyerja e pretenduar e premtimit verbal të dhënë presidentit rus Mihail Gorbaçov se NATO nuk do të zgjerohet drejt lindjes pas rënies së Murit të Berlinit është moment vendimtar. Në të njëjtën kohë, në vend të një forme kaq të dyshimtë të premtimeve nga NATO-ja ndaj BRSS-së, gjegjësisht BSHP (Bashkimi i Shteteve të pavarura), neglizhohet diçka që ka një formë konkrete, institucionale të bashkëpunimit. Ju jeni ndër politikanët e paktët që përmendni Partneritetin për Paqe. A duhej të ishte kjo baza e bashkëpunimit të aleatëve perëndimorë me vendet e ish-BRSS? A mund t’ia kujtoni lexuesve qëllimet themelore të atij programi të NATO-s, mbi të gjitha, ku ishte anëtare e atëhershme Republika e Maqedonisë?

Shekerinska: Çdo agresor sajon justifikime: kryesisht të rreme, ndonjëherë edhe absurde. Pushtimi rus i Ukrainës e kishte si hyrje konfliktin në Ukrainën lindore, por edhe luftë intensive (dez)informative me të cilën Rusia i ndezi tensionet dhe krijoi një narrativë justifikuese për hapin e ardhshëm. Për atë rrëfim, “e plotë është kur ka gjithçka”: një resht revizionizmi historik, një resht idesh e mohimesh të mëdha shtetërore, duke shtuar si mëlmesa tezat e fashizmit dhe tezën e përjetshme autokratike se “tjetri nisi i pari”.
Le të jemi të drejtpërdrejtë: NATO nuk është zgjeruar në Evropën Lindore si pjesë e ndonjë “plani të keq perëndimor”. Përkundrazi, fillimisht anëtarët e mëdhenj të NATO-s nuk kishin oreks të veçantë për zgjerim. Presioni kryesor erdhi nga shtetet “e reja të lira”, të cilat theksonin se sovraniteti nënkuptonte, ndër të tjera, lirinë për të zgjedhur aleatët e tyre duke pasur parasysh historinë e asaj pjese të Evropës, nuk e di se kush do të befasohej nga vendimi i tyre për të kërkuar anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike, e cila mund t’i mbrojë ata nga agresioni i mëtejshëm rus.
Nëse nuk jemi aq të sigurt se çfarë ka ndodhur saktësisht në vendet e EQL, e dimë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Maqedonia ka tridhjetë vjet që kërkon anëtarësimin në NATO. A na shtyu dikush për këtë? A na e ka imponuar dikush? Nga 70 deri në 90 për qind e qytetarëve e kërkuan atë dhe e konsideruan një garanci të rëndësishme të sigurisë për të ardhmen e vendit. Teza se Rusia pushtoi Ukrainën sepse NATO e “mashtroi” duke u  zgjeruar në lindje është tepër “e cekët” dhe e paargumentuar.
Së pari, NATO nuk solli forca ushtarake në territorin e anëtarëve të rinj. NATO e bëri këtë vetëm pasi Ukraina u pushtua në 2014, duke krijuar të ashtuquajturën “Enhanced Forward Presence“. BRSS kurrë nuk i konsideroi forcat e NATO-s në Gjermani si një kërcënim: përkundrazi, liderët sovjetikë preferuan që ato të mbeteshin, duke i konsideruar ato si garanci të një Gjermanie pacifiste, të bashkuar.
Së dyti, tre ish vende të Paktit të Varshavës (Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke) iu bashkuan NATO-s në 1999. Rusia u bë një nga anëtarët e parë të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s në vitin 1994 dhe në vitin 2002, së bashku me Aleancën, krijuan Këshillin Rusi-NATO. Nëse do të mendonin se ishin mashtruar, sigurisht që nuk do të zhvillonin bashkëpunim me mashtruesin. Përkundrazi, në dokumentin themelues të marrëveshjes thuhet se NATO dhe Rusia nuk konsiderohen më rivale! Biseda e vitit 2001 me Lord Robertson u dokumentua kur Vladimir Putin e pyeti: “Kur do të na ftoni në NATO?” Në një intervistë me Frost, Putini iu përgjigj pyetjes nëse Rusia do të anëtarësohej ndonjëherë në NATO: “Nuk e kuptoj pse jo. “Nuk do ta përjashtoja këtë mundësi”. Dhe e gjithë kjo – pas zgjerimit të NATO-s në Evropën Lindore.
E treta dhe ndoshta më e rëndësishmja: në të gjithë debatin për “premtimet gojore të paplotësuara” është interesante për mua që askund nuk përmenden “premtime të shkelura me shkrim” detyrimet e përfshira në marrëveshjet ndërkombëtare. Përkatësisht, “legalistët” duket se i kanë anashkaluar faqet historike që flasin për marrëveshjet mes viteve 1990 dhe 1997 mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat konfirmojnë kufijtë e atëhershëm mes dy vendeve. Orwell do të thoshte se disa premtime janë më të rëndësishme se të tjerat.

Rusia ka pasur mundësinë të kuptojë qëllimet programore të NATO-s dhe t’i përdorë ato – në sektorë me interes. Bashkëpunim intensiv ka pasur edhe në luftën kundër terrorizmit. Sidomos kur Shtetet e Bashkuara hynë në Afganistan. Shtetet e Bashkuara duket se kanë mbështetur luftën e Moskës kundër terrorizmit që vjen nga rajoni i Kaukazit, veçanërisht pasi pengjet u morën nga një shkollë fillore në qytetin e Beslanit nga një organizatë terroriste ndërkombëtare. Dhe kjo pjesë e historisë së fundit qartë është harruar?

Edhe pas zgjerimit të dytë të NATO-s drejt lindjes në vitin 2004, marrëdhëniet me Rusinë nuk u përkeqësuan. Në të kunderten. Kjo përfshin periudhën e të ashtuquajturit rivendosje të marrëdhënieve SHBA-Rusi, në të cilën, brenda vetëm pak vitesh, u nënshkrua dhe ratifikua Marrëveshja e re START, u miratuan sanksionet më serioze të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit, SHBA-të i dhanë mbështetje të fortë Anëtarësimi i Rusisë në OBT dhe Rusia ka mbështetur furnizimin logjistik të trupave amerikane në Afganistan. Në vitin 2010, sondazhet e opinionit në Rusi treguan një pikëpamje pozitive prej 60 për qind për Shtetet e Bashkuara, dhe Medvedev në vitin 2012 i vlerësoi tre vitet e mëparshme si kulmin e marrëdhënieve SHBA-Rusi – përsëri, krejt kjo pasi Aleanca u zgjerua deri te kufijtë e Rusisë.

Cili ishte roli i presidentit rus Putin në Samitin e NATO-s në vitin 2008, kur kandidatura jonë për anëtarësim në NATO u refuzua, me veton greke. Ky moment është sigurisht i rëndësishëm, por si mund të harrohet shpejt? A ishte i kënaqur Putini me këtë akt të refuzimit të kandidaturës sonë?

Unë nuk mund ta vlerësoj atë. Unë nuk kam qenë në atë Samit dhe, për fat të keq, nuk kam lexuar ndonjë dëshmi nga Maqedonia për këtë temë. Ajo që di është në fushën e informacionit publik dhe zyrtar që mund të harrohet. Një prej tyre është se në fjalimin e tij presidenti rus tha: “Për sa i përket zgjerimit të Aleancës, ne përgjithësisht jemi të kënaqur me vendimet që keni marrë. “Por kur flas për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, është e qartë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë”. Pra, asnjë fjalë kundër një zgjerimi tjetër (Kroacia dhe Shqipëria), por kritika e qartë për anëtarësimin e mundshëm të Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Më lejoni t’ju kujtoj, as në vitin 2014, as tani – Ukraina dhe Gjeorgjia nuk iu afruan NATO-s. Pra, edhe një herë – nuk ka asnjë justifikim.

A ka ndonjë vërejtje se Putini thjesht e përdori Paktin dhe anëtarësimin në NATO vetëm si një formë të “zgjidhjes së marrëdhënieve” në rrethin e interesit të tij. Para së gjithash, në marrjen e territoreve dhe përgatitjen për atë akt të shkëputjes në rajonin e Detit të Zi – Osetia, Krimea, Donbasi, Moldavia, mosndihma e Armenisë në luftën me Azerbajxhanin, për të cilën është nënshkruar një marrëveshje e përbashkët e mbrojtjes – … Ndërsa Deti i Zi nuk është “liqen i zakonshëm”, por një udhëkryq i shumë linjave energjetike!

Ajo tezë nuk më duket shumë argumentuese. Është e mundur që Putini fillimisht të ketë pasur ambicie për të ndërtuar një partneritet me Perëndimin. Atëherë edhe deklaratat e përmendura më parë duken logjike. Sipas disa analistëve, arsyet e ndryshimit të qëndrimit të Rusisë ndaj Perëndimit nuk duhen kërkuar në rajon, as në ndërrime globale, por në situatën politike në Rusi. Siç thotë: të lëmë mënjanë gjërat që kanë mbetur të njëjta dhe të fokusohemi tek ajo që ka ndryshuar: politika e brendshme ruse. Ndryshimi ndodh në zgjedhjet e vitit 2011, kur Putini kishte nevojë të mobilizonte bazën e tij elektorale dhe të diskreditonte opozitën dhe t’i ricaktonte rolin e armikut Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2010, sondazhet në Rusi treguan një pikëpamje pozitive prej 60 për qind për Shtetet e Bashkuara, dhe Medvedev në vitin 2012 i vlerësoi tre vitet e mëparshme si kulmin e marrëdhënieve SHBA-Rusi – përsëri, e gjithë kjo pasi Aleanca u zgjerua deri në kufijtë e Rusisë.
Sa i përket komentit tuaj për Detin e Zi – është me të vërtetë çështje strategjike shumë e rëndësishme, jo vetëm për arsye energjetike. Sipas Kaplan, Rusia nuk mund të jetë kurrë superfuqi pa daljen e duhur në det (të ngrohtë). Pa dalje në det, pra pa një marinë të shkathët dhe të fortë – statusi i një superfuqie është i paqëndrueshëm. Kjo do të thoshte se gjeografia, jo vetëm historia (kthimi në fuqinë dhe kufijtë perandorak), ndikoi në vendimet ruse në prag të luftës.

Megjithëse ekziston një ndjenjë se vendet e BE-së dhe NATO-s janë më të bashkuara se kurrë, ende ekziston përshtypja se disa shembuj po dalin vazhdimisht nga kjo gjendje – refuzimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës nga disa faktorë politikë bullgarë, këmbëngulja për të t’i vendosur veto vendit tonë për fillimin e negociatave me BE-në, shantazhi i presidentit kroat duke mos dhënë dritën jeshile për pranimin e Finlandës dhe Suedisë, pra kushtëzimi i disa “koncesioneve” për kombin kroat në BeH, kundërshtimi i presidentit turk Rexhep. Tajip Erdogan në lidhje me anëtarësimin në NATO të vendeve të përmendura…A mund të tejkalohet kjo apo do të ndikojë në fuqinë e rezistencës ndaj imperializmit rus?

Ky do të jetë testi për BE-në dhe NATO-n. Në përgjithësi, reagimi i fortë dhe i bashkuar i komunitetit euroatlantik e befasoi botën: të mësuar të shohë procedura të ngadalta, dominim të interesave kombëtare dhe harmonizim të pafund të pikëpamjeve në Perëndimin demokratik, pakkush supozoi se një përgjigje kaq e qartë, e shpejtë dhe efektive ndaj agresioni rus ishte i mundur. Ndoshta e njëjta logjikë e shtyu Putinin të bënte gabimin vendimtar gjeostrategjik. Nëse qëllimi i tij ishte të pushtonte Ukrainën, të ndalonte zgjerimin e NATO-s dhe të forconte dallimet midis aleatëve – ai po humb 3-0. Ukraina ka treguar qëndrueshmëri, shpirt luftarak dhe vendosmëri që askush nuk e priste. Lufta shpejt “prodhoi” kandidatë të rinj për zgjerimin e NATO-s, përsëri në kufirin e Rusisë – kur Rusia i trajton fqinjët e saj ashtu siç trajtoi Ukrainën, si mund të habitesh me fqinjët e tjerë kur ata vendosën të rrisin sigurinë e tyre përmes aleancave ushtarake me më të fuqishmit. Dhe së fundi: sulmi ndaj Ukrainës e ka bërë NATO-n edhe më të rëndësishme dhe më të bashkuar se kurrë më parë. Rusia ka shkaktuar gjithashtu trazira tektonike përsa i përket politikave energjetike, ekonomike dhe mbrojtëse të Evropës, të cilat do ta forcojnë Evropën në afat të gjatë dhe do të dobësojnë sistematikisht Rusinë.Përllogaritjet e gabuara kanë një çmim të lartë për sa i përket humbjeve njerëzore që janë të mëdha, por edhe për atë se ku do të shkojë bota.

Sigurisht, kohezioni fillestar midis aleatëve fillimisht do të testohet çdo ditë. Dhe ne shohim disa nga të çarat: disa vende janë më të varura nga energjia, disa do të paguajnë një çmim më të lartë ekonomik dhe për disa ndikimet politike të Moskës nuk janë zhdukur kurrë, ato vetëm janë mbuluar. Por ky është telashi dhe forca e shoqërive demokratike dhe organizatave të tyre. Ashtu si në Ukrainë, testin kryesor do të duhet të kalojnë udhëheqësit. Të mos lejojnë të bëhen sërish viktimë e “dallimeve të vogla”, mos të ndodh të humbasin para nga syve edhe pyllin edhe drunjtë, të mos mendojnë vetëm për matematikat elektorale dhe mos të lënë çështje të hapura, të cilat ua ulin ndikimin dhe e shkatërrojnë reputacionin e tyre.

Një prej ngjarjeve më të mëdha botërore, TEDxPellaSquare, po vjen në Shkup (FOTO)

$
0
0

Një prej ngjarjeve më të mëdha botërore, TEDxPellaSquare, po vjen në Shkup. Këtë të shtunë, në Filarmoninë e Maqedonisë, publiku jonë do të kenë mundësi të dëgjojnë për 12 orë fjalime motivuese nga 17 folës vendas dhe nga e gjithë bota. TEDx është ngjarje e cila përkushtohet në dhënien e fjalimeve motivuese në formën e bisedave të shkurtra, por të fuqishme, shkruan Portalb.mk.

Dy kompani nga Shkupi dhe SHBA erdhën me idenë e krijimit të një eventi të këtillë. Iniciativa nisi nga Arta Zeçiri, shkupjane e cila jeton për shumë vite në Amerikë. Dëshira e saj që të kontribuojë në vendlindje bëri që të sjell TEDx në Shkup. Ideja u mirëprit edhe nga Rajmonda Dulatahu-Selimi, e cila me profesion është juriste por, që 10 vite punon në sektorin e marrëdhënieve me publikun dhe është përfaqësuese e kompanisë KARIERA.mk. KARIERA.mk është kompani e cila që nga ekzistimi i saj, merret me organizime të konferencave, seminareve dhe punëtorive të ndryshme.

“Mendoj se shoqëria jonë është e etur për ngjarje të këtilla. Sidomos, duke u lidhur me faktin që jemi në një periudhë post-pandemike dhe me pasojat që i kemi nga kjo krizë shëndetësore në aspektin social, realizmi i një konference të këtillë do të na ndihmonte shumë që të fillojmë të kthehemi në normalitet, të ndajmë kontakte, të njoftojmë njerëz nga e gjithë bota, të shkëmbejmë ide dhe vizione. Gjithashtu gjithnjë kemi synuar që shoqërisë tonë t’i mundësohet një skenë ndërkombëtare, duke sjellë ekspert të specializuar në fusha të ndryshme, që vijnë nga kompani prestigjioze të vendeve të botës, si Facebook, Aljazeera, Google, etj.” tha Rajmonda Dulatahu-Selimi.

Folësit e TEDxPellaSquare
Folësit e TEDxPellaSquare

Siç thonë organizatorët, për të qenë pjesë e një TED konference duhet të përmbushen shumë kushte të citat i parasheh rregullorja ndërkombëtare e organizatës mediatike TED. Në këtë ngjarje do të ketë profile të specializuara të cilët do të ndajnë storjet e tyre të suksesit duke u bazuar në historitë personale. Siç thonë, vështirësi për ta ishte që të binin në kontakt me ekspertët e huaj dhe t’i bindin që të vijnë. Përkrahje të madhe gjetën nga folësit shqiptar, të cilët, sipas tyre, pa ngurruar pranuan të jenë pjesë e TEDxPellaSquare.

Kjo konferencë pretendon të motivojë të rinjtë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre.

Bojan Mariçiq: Propaganda antidemokratike nuk mund të zgjasë shumë, qytetarët janë të lodhur prej narrativeve destruktive

$
0
0

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për “Vërtetmatësi”,  ka folur për efektin e dezinformatave në kontekstin e invazionit rus mbi Ukrainë, si dhe për strategjitë që Republika e Maqedonisë së Veriut po i ndërmerr për t’i luftuar ato. Sipas tij, nga dezinformatat, nuk është e sulmuar vetëm shoqëria e Maqedonisë, por bëhet fjalë për një fenomen botëror. Ai ka shtuar se, në diskursin publik më së shpeshti janë rrëfimet se “Ukraina e sulmoi Rusinë”, “Perëndimi e provokoi luftën”, “Rusia sulmoi si përgjigje ndaj kërcënimeve të NATO-s” dhe dezinformata të ngjashme. Mariçiq beson se dezinformatat e tilla, megjithatë, nuk mund të bëjnë dëm shumë të madh politik, sepse qytetarët i njohin dhe nuk u besojnë atyre.

Zoti Mariçiq, cilat janë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për dezinformatat ruse lidhur me luftën në Ukrainë? A konsiderohen pengesë serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve, a pengojnë dhe sa, në përmbushjen e detyrimeve tona si anëtare e NATO-s, a janë intensifikuar ato pas dëbimit të diplomatëve rusë nga vendi dhe në përgjithësi, si i sheh Qeveria dezinformatat ruse në momentin aktual politik?

-Me dezinformata nuk merret vetëm shoqëria në Maqedoni, por e gjithë bota, sepse ato janë problem global dhe asnjë shoqëri nuk është imune ndaj tyre. Bota demokratike është nën sulm të vazhdueshëm nga qendrat nëntokësore të propagandës që synojnë të fusin frikë dhe pasiguri te popullata, të minojnë demokracitë dhe, në mënyrë të pandershme, manipuluese, në dëm të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve, të përhapin ndikim mbi palë të treta. Këto qendra ndikimi dhe pushteti nuk arrijnë të fitojnë mbështetjen e shumicës së qytetarëve nëpërmjet garës demokratike të koncepteve dhe ideve. Qeveria e ka kundërshtuar me vendosmëri dezinformatat dhe po krijon vazhdimisht partneritete në këtë betejë globale, me NATO-n, Facebook-un dhe Google-in, shërbimet e pavarura për verifikim të fakteve, me institucionet vendase, organizatat mediatike dhe median. Përballet me dezinformatat në baza ditore, nëpërmjet sistemit të vet të krijuar për komunikime në krizë, i krijuar me mbështetjen e qeverisë britanike. Është sistem nëpërmjet të cilit brenda një kohë shumë të shkurtër kontrollohet çdo lajm shumë i dyshimtë dhe nëse është i rremë, përcaktohen menjëherë mënyrat dhe kanalet e reagimit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Kemi filluar edhe aplikimin e  transparencës aktive të institucioneve në mënyrë që informacioni i saktë të jetë vazhdimisht në dispozicion dhe i dukshëm për publikun, me çka zvogëlohet hapësira e manovrimit të atyre që përhapin dezinformata. Në pjesën e legjislacionit dhe ndëshkimit, zgjidhja e dyshimeve për vepra penalë që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes do të dërgojë gjithashtu një mesazh serioz për dezinformatorët. Plani i Qeverisë për përballjen me dezinformatat është i gjerë, gjithëpërfshirës dhe i hapur, kurse për suksese të reja është e nevojshme të përfshihen sa më shumë aleatë dhe përkrahës të fakteve të sakta, në paraqitjen publike dhe të hapur të argumenteve.

Çilat narrativa dhe dezinformata, që burojnë nga Rusia apo media të afërta me Kremlinin, i vëreni më së shpesh në diskursin publik? A i konsideroni të rrezikshme dhe me kapacitet të madh për të shkaktuar dëme politike në vend?

Narrativat si “Ukraina sulmoi Rusinë”, “Perëndimi e provokoi luftën”, “Rusia sulmoi si përgjigje të kërcënimeve të NATO-s”, “Putini brenda një dite e pushtoi Kievin”, “Amerikanët dhe britanikët duan luftë me çdo kusht”, si dhe dezinformatat që u përhapën nëpër botë erdhën edhe tek ne, ndërsa të njëjtën kohë mbështetja për Rusinë u nxit nga grupe të caktuara pro-ruse, të cilat vepronin dhe veprojnë kryesisht nëpërmjet grupeve dhe faqeve në Facebook. Qeveria përballet me përhapjen e dezinformatave të tilla apo lajmeve të rreme nëpërmjet komunikimit të përditshëm të sinqertë dhe të hapur me publikun. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me partnerët tanë nga BE-ja dhe NATO-ja, komunikojmë në mënyrë të koordinuar dhe bëjmë gjithçka që kemi në dorë që qytetarët tanë të informohen siç duhet, gjegjësisht të marrin informacion të saktë nga burimet të besueshme. Nuk besoj se mund të bëjnë dëm të madh politik, sepse qytetarët tashmë i njohin dhe nuk u besojnë. Sondazhet ndër vite kanë treguar mbështetje të fortë për anëtarësimin e vendit në BE, në mënyrë që narrativet që vijnë nga lajmet e rreme nuk e fitojnë besimin e dëshiruar, por përkundrazi, e bëjnë publikun më selektiv në lidhje me informacionin.

A vini re narrativa që e përdorin invazionin aktual mbi Ukrainën për të na larguar nga NATO-ja dhe rruga jonë drejt BE-së, rrëfime nëpërmjet të cilave nga Maqedonia e Veriut kërkohet të bëjë një zgjedhje midis Perëndimit dhe Rusisë, ku Rusia paraqitet si “vëllazërore”, sllave, vend ortodoks, ndërkohë që Perëndimit dhe institucioneve të tij, anëtare e të cilit vendi është apo aspiron tradicionalisht, i ngjiten lloj-lloj epitetesh negative për ta nxirë, paraqitur si të largët dhe të huaj, për të krijuar një zmbrapsje të qytetarëve ndaj politikave, vlerave dhe arritjeve demokratike perëndimore?

– Dezinformatat e minojnë besimin e qytetarëve ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe përbën një sfidë të madhe për demokracitë dhe shoqëritë evropiane. Kjo është arsyeja për të cilën ne duhet t’i zgjidhim ato në përputhje me vlerat dhe liritë evropiane. Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e reformave evropiane dhe këtë e ka bërë me sukses në 5 vitet e fundit. Përafrimi i standardeve dhe vlerave evropiane me qytetarët tanë është synimi që e kemi vendosur dhe po punojmë vazhdimisht në atë drejtim, duke përcaktuar kështu qartë të ardhmen evropiane të vendit. Qëllimi nuk është denigrimi i Rusisë, por sigurimi i një fluksi të kontrolluar i informacioneve për publikun tonë, jo në aspektin e censurës, por përkundrazi, në drejtim të mundësimit të rrjedhës së informacionit përkatës dhe të saktë që do të informojë siç duhet publikun se çfarë vërtet po ndodh, jo vetëm në Ukrainë, por në përgjithësi në Evropë dhe në botë.

Sa jeni të kënaqur me zbatimin e Planit për veprim vendimtar kundër përhapjes së dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë të propozuar nga qeveria e mëparshme gati dy vjet më parë? A mendoni se plani tashmë duhet të plotësohet, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e re me luftën në Ukrainë? Apo mendoni se aktivitetet në këtë fushë duhet të koordinohen ndërkombëtarisht në bashkëpunim me partnerët perëndimorë? A ka ndonjë iniciativë apo aksion të përbashkët të tillë në nivel ndërkombëtar për momentin, në të cilat është përfshirë edhe Maqedonia e Veriut?

– Jam i kënaqur, por gjithmonë mund të jetë më mirë kur bëhet fjalë për zbatimin. Plani duhet të përmirësohet dhe të përshtatet me sfidat e kohës së re. Një sërë masash të parashikuara në plan tashmë janë zbatuar dhe do të inkurajojnë bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe do të kërkojnë përfshirjen në Sistemin e Sinjalizimeve të Shpejtë për përhapje të dezinformatave ((Rapid Alert System), me qëllim të shkëmbimit të informacioneve mbi përmbajtjen dhe temat e fushatave të dezinformimit në të gjithë Evropën. Për më tepër, jemi të përfshirë në disa projekte rajonale për menaxhim me dezinformatat. Kjo Qeveri vazhdon të mbështesë çdo aktivitet që vjen nga sektori civil sepse kjo është luftë e përbashkët kundër përpjekjeve të organizuara që synojnë minimin e procesit demokratik.

Qëllimi nuk është të nxihet Rusia,

por të mundësohet rrjedhë e informacioneve relevante dhe të sakta për atë që vërtetë po ndodh,

jo vetëm në Ukrainë, por në përgjithësi, në Evropë dhe në botë

Si po shkon zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë? A ka sulme, presione, dezinformata apo narrativa të rreme në këtë drejtim, nëpërmjet të cilave kërkohet zbutja apo heqja e tyre?

“Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë, Qeveria e ka harmonizuar plotësisht politikën e saj me politikën e jashtme të BE-së dhe këtu nuk kemi lënë vend për dilema, qartë u pozicionuam në anën e BE-së si vend kandidat për anëtarësim të plotë. Qëndrojmë së bashku në sanksionet kundër Rusisë në tërësi. Në aspektin e informatave, Maqedonia e Veriut krah për krah me aleatët, arriti të përjashtojë “RashaTudej” nga valët e saj. Propaganda antidemokratike nuk mund të zgjasë shumë sepse nuk bazohet në të vërteta, ndërsa nga ana tjetër qytetarët tanë tashmë janë të lodhur nga narrativet që padyshim nuk bartin klimë miqësore, por kanë synime shkatërrimtare.

A paraqesin dezinformatat dhe narrativet ruse rrezik për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe personalisht, a mendoni se dezinformatat për luftën në Ukrainë arrijnë lehtësisht te qytetari jonë dhe e mashtrojnë atë?

– Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është e përcaktuar qartë, Qeveria po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për ta mbajtur atë përkundër vendimeve në kuadër të politikës së zgjerimit të Unionit, të cilat na e vështirësuan ruajtjen e besueshmërisë dhe besimit mes qytetarëve në BE-në si partneri jonë. Fakti që dezinformatat për luftën në Ukrainë arrijnë lehtësisht te qytetari te ne është fatkeqësisht i vërtetë, por nuk besoj se e mashtrojnë, sepse tashmë thash që qytetarët tanë kanë mundësi të përzgjedhin informacione dhe mendoj se e njohin të rremën, ndërsa nga ana tjetër ata kanë qasje në burimet përkatëse nga të cilat mund të informohen.

Sondazhet e ndryshme të opinionit publik në vend gjatë një ose dy vitet e fundit tregojnë qëndrime shumë më pozitive ndaj Rusisë (madje edhe ndaj Kinës), në një farë mase mbështetje për anëtarësimin në Bashkimin Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia dhe të ngjashme. Cila është arsyeja për këtë dhe a po punon qeveria për rritjen e besimit në drejtim të anëtarësimit në BE?

– Personalisht nuk besoj që qytetarët po zgjedhin opsione të tjera nga ajo evropiane. Mendoj se sondazhet e tilla janë pjesë e tentativave për të shpërfytyruar imazhin e vërtetë dhe për të dezinformuar, madje edhe për të manipuluar publikun. Nga ana tjetër, sondazhet në mbështetje të perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në BE tregojnë një mbështetje të lartë publike për Unionin, megjithëse zhgënjimi i një pritjeje të gjatë për një datë për fillimin e negociatave është i dukshëm. Për këtë arsye, kjo mbase ka të bëjë me përpjekjet e dëshpëruara të shumë partive për të ulur nivelin e lartë të besimit që qeveria e gëzon te qytetarët dhe mbështetjen e tyre për atë që ne bëjmë – reformat evropiane për një jetë më të mirë, përafrimi me standardet dhe procese evropiane në drejtim të sigurimit të anëtarësimit të plotë në BE.

A mbetet e pandryshuar politika e përgjithshme e jashtme e Maqedonisë së Veriut që synon anëtarësimin në BE apo kërcënohet nga narrativet dezinformuese ruse?

– Sigurisht që mbetet e pandryshuar, do të ishte jo serioze nëse Qeveria do të gjunjëzohej nga narrativet dezinformuese ruse kur kemi punuar me aq intensitet dhe përkushtim në proceset integruese evropiane dhe ende po punojmë.

Dezinformata për luftën në Ukrainë,

për fat të keq ata arrijnë lehtësisht te qytetari i Maqedonisë,

por nuk besoj se e mashtrojnë

Gjatë dy muajve të fundit, sa po zgjat lufta në Ukrainë, në mediat e vendit mund të dëgjohet terminologjia e përdorur nga Kremlini dhe që pasqyron pikëpamjet dhe politikat e Kremlinit. Pra, në vend që të thuhet “pushtim i Ukrainës” ose “luftë në Ukrainë”, ai thotë “operacion special i forcave ruse në Ukrainë”, një nga dy rajonet separatiste të Ukrainës në lindje të vendit, Donjeck, emërohet “Republika Popullore e Donjeckut”e ngjashëm. Çfarë mendoni për përdorimin e termave të tillë në emisionet qendrore të lajmeve të këtyre mediave?

– Epo, ne jemi mbi të gjitha një vend demokratik me një shkallë të lartë të lirisë së medias – këtë e konfirmuan renditja botërore e agjencive prestigjioze. Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij, Maqedonia veriore ka shënuar avancim për 33 pozita për vitin 2021. Liria e shprehjes është e garantuar në vend, megjithëse me sa duket po abuzohet nga qendra të caktuara për të shtrembëruar imazhin, veçanërisht të luftës në Ukrainë. Këtu besoj se vetë mediat duhet të rishqyrtojnë narrativet dhe burimet nga të cilat i marrin informacionet për t’u ofruar qytetarëve informacion objektiv dhe të saktë. Përndryshe ata vetë rrezikojnë të humbasin shikuesit e tyre, sepse nuk mund të mbijetoni gjatë dhe të ruani mbështetje që bazohet në informacione të pasakta.

Jo të gjitha vendet fqinje janë anëtarë të NATO-s, madje as kandidatë për anëtarësim në NATO dhe jo të gjitha janë anëtarë të BE-së. Në disa nga vendet fqinje ka struktura politike serioze dhe të rëndësishme që janë tërësisht pro-ruse dhe mbështesin pushtimin e Ukrainës. Vendet e tilla fqinje kanë sektorë të fuqishëm mediatik, të cilët kanë ndikim dhe mediat e të cilëve konsumohen në territorin e Maqedonisë së Veriut. Numri i atyre që haptas e glorifikojnë dhe e mbështesin pushtimin e Ukrainës dhe politikat e Kremlinit nuk është i vigël. Cili është ndikimi i mediave nga vendet fqinje në përhapjen e dezinformatave ruse në Maqedoninë e Veriut?

– Ne po punojmë në mënyrë aktive për të përmirësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me vendet fqinje, ata janë fqinjët tanë dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të ndershme dhe miqësore. Nisma “Ballkani i Hapur” në këtë kontekst ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin dhe është një kontribut në bashkëpunimin rajonal të vendeve, nëpërmjet zbatimit të vlerave evropiane në rajon. “Ballkani i Hapur” kontribuon në thellimin e bashkëpunimit, duke hapur mundësi për konkurrencë më të madhe rajonale në tregun evropian dhe tregjet e tjera botërore dhe në drejtim të tërheqjes së investitorëve të huaj, por nga ana tjetër u lejon qeverive që janë së bashku në këtë iniciativë të shkëmbejmë informacionet edhe në drejtim të informimit të qytetarëve. Pozicioni i disa strukturave politike në rajon nuk do të thotë domosdo rrezik apo kërcënim për Maqedoninë e Veriut. sepse tek ne situata nuk është e tillë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve tona strategjike dhe me përkushtimin dhe vullnetin e Qeverisë për t’u përballur me sfida të tilla, besoj se nuk do të gjendemi në një situatë të përhapjes së gjerë të dezinformatave ruse. Qasja në media nga vendet fqinje ka një ndikim, por nuk mendoj se është vendimtare.

Ujkan Jani na tregon si të arrijmë peshë ideale trupore dhe një trup të shëndetshëm (VIDEO)

$
0
0

Gati se gjysma e popullatës në botë dëshiron të ketë një trup të shëndetshëm, shkruan Ipsos, pas një studimi që bëri në 30 vende të botës. Ndikimi i rrjeteve sociale ka nxitur njerëzit të duan të ndjekin një stil jete të shëndetshëm. Këtë po mundohet ta arrijë Ujkan Jani në qytetin e tij të Dibrës, duke shpërndarë shembuj pozitiv nga njerëzit të cilët ndjekin regjimin e tij të të ushqyerit dhe ushtrimeve, shkruan Portalb.mk.

Ujkani është i diplomuar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe momentalisht është i punësuar si  arsimtar i sportit në shkollën fillore “Penestia” në Dibër. Pas karrierës shumëvjeçare si fudbollist, ka vazhduar si trajner futbolli për të rinjtë për tre vite radhazi dhe një vit ndihmës trajner i ekipit të Korabit. Kohëve të fundit ka organizuar disa projekte dhe kurse sportive dhe e fundit që po e punon është “LetsFit Project“, projekt që ka për qëllim rënien në peshë duke ushtruar në mënyrë intensive dhe me plan ushqimor të balancuar.

“Është një thënie, “trupi, është tempulli yt, nëse kujdesesh për të, do të ta kthejë në të njëjtën mënyrë”. Pra, duhet të mendojmë më shpesh për mënyrën se si ushqehemi dhe sa aktiv jemi gjatë ditës. Nëse marrim iniciativë për t’u kujdesur më shumë, me pak vullnet mund ta bëjmë mënyrë të jetesës mbajtjen e trupit të shëndoshë dhe në formë të shkëlqyer. Sezoni veror është një ndër arsyet që të rinjtë angazhohen më së tepërmi nëpër palestrat sportive. Për të arritur peshën e trupit që dëshirojnë, me ushtrimet me intensitet të lartë (hiit) mund ta arrijnë më shpejtë peshën ideale.” tha Ujkan Jani.

Sipas Ujkanit, ushqimi i shëndetshëm duhet patjetër të përcillet me ushtrime, sepse trupit i nevojiten të gjitha burimet ushqyese të nevojshme për t’u rikuperuar muskujt dhe për të marrë energji të mjaftueshme për të kryer çdo lloj aktiviteti fizik. Për të marrë më seriozisht aktivitetin fizik, ai tha që ne si popull në përgjithësi presim deri në çastin kur puna është më urgjente dhe kjo çon drejt një jetese jo të shëndetshme. Nëse e shikon si obligim aktivitetin fizik, pas një kohe bëhet edhe varshmëri dhe patjetër gjen kohë dhe motivim për të vazhduar më tej. Ujkani së fundmi është duke praktikuar ushtrime me intensitet të lartë dhe për benefitet e të ashtuquajturës hiit ushtrime, ai tha:

“E mira e ushtrimeve me intensitet të lartë (hiit), është se mund të ekzekutohen në çdo vend dhe çdo kohë dhe pa përdorimin e mjeteve sportive. Janë ushtrime intensive që bëhen në kohë shumë të shkurtër, me plan javor prej 4 deri në 5 ditë në javë, që mund të zgjasin nga 10 deri në 30 minuta. Në aspektin fiziologjik, ndihmon shumë në përmirësimin e sistemit kardiovaskular, humbje në peshë, pasi djeg një sasi të madhe të kalorive, shpejton metabolizmin, forcon muskujt, rrit hormonet dhe ul stresin.” u shpreh Jani.

Pandemia ka ndikuar shumë në stilin e jetesës së njerëzve. Te shumica e njerëzve është dalluar shtimi i peshës. Këtë e ka vërejtur edhe Ujkani te njerëzit përreth. Por, ai është duke bërë një punë të shkëlqyer me të gjithë njerëzit të cilët ndjekin regjimin e tij. Kjo mund të vërehet edhe nëpër publikimet që ai bën në rrjetet sociale me rezultatet e njerëzve të cilët kanë pasur pas disa muajve ushtrime. Me këtë ai mundohet të shpërndajë motivim dhe të edukojë njerëzit përreth që ushtrimet dhe ushqimi i shëndetshëm duhet të jenë një përditshmëri për të gjithë.

Viewing all 739 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>