Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 754

Kryevepra “1984”, nga produksion i Teatrit kombëtar të Kosovës fitoi çmimin shfaqja më e mirë në “SkupiFestival”

$
0
0
Shfaqjen "Grimca Elementare", nga faqja e Festivalit

Mbrëmë me shfaqjen “Grimca Elementare”, me autor Majkëll Huellebek, në regji të Kris Sharkov, në interpretimin nga Teodora Duhovnikova, Zhaklin Daskallova, Dimitar Nikollov, Martin Dimitrov, Elena Ivanova, Sllavena Zajkova, Darina Radeva. Produksion i Teatri kombëtar Ivan Vazov, Sofje  Bullgari, u përmbyll me sukses edicioni i 18-të i “SkupiFestival”, njofton Portalb.mk.

Pas përfundimit të shfaqjes, juria edicionit të 18-të e “SkupiFestivalit” në përbërje, nga tri zonjat: Kritike e Teatrit Handan Salta nga Turqia, aktoret Drita Kaba Karaga dhe Keti Donçevska– Iliq nga Maqedonia, shpallën edhe fituesin e këtij edicioni ku mira doli shfaqja “1984”, me autor Xhorxh Orvell, regjia Igor Mendjiski, produksion i Teatrit kombëtar të Kosovës.

Çmimin special “Luran Ahmeti” e ndau për aktoret Selma Alispahiq dhe Helena Vukoviq, në shfaqjen “Nyja e Gidionit” autore Xhona Adams  dhe prodhuar nga produkuksioni Intermeco dhe festivali Mess Sarajevë nga Bosna dhe Hercegovina.

Ndërsa nga FNT “SkupiFesival” ndau çmimin special për regjinë më të mirë, për shfaqjen “Grimcat Elementare” me autor Mishel Velbek  dhe dramatizim dhe regjisorë Kris Sharkov, prodhim i teatrit kombëtar Ivan Vazov nga  Sofja e Bullgarisë. Këtu edhe u përmbyll edicioni 18-të i FNT “Skupifestivalit”.

Sipari i edicioni 18-të të Festivalit “SkupiFestival”, u hap më 14 tetor, dhe përfundoi me 19 tetor, në hapësirat e Teatrit Shqiptar-Shkup. Këtë edicion e shpalli të hapur Teatri Kombëtar i Kosovës me kryeveprën “1984”, ndërkaq u pëmbyll me shfaqjen “Grimca Elementare”, me autor Majkëll Huellebek, në regji të Kris Sharkov.

“SkupiFestival” çdo vit sjell shfaqje dhe shije estetike nga më të ndryshmet , këtë edicion për gjashtë net me radhë, të gjithë dashamirët e artit, patën mundësinë të shohin shfaqje me vlera nga e mbarë bota.

Edhe këtë vit festivalin e ndihmuan Ministria e Kulturës, Qendra për Kulturë dhe Informacion e Bullgarisë në Shkup, Telekomi i Maqedonisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 754


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>