
Ndërtimi i Spitalit të Kërçovës është i përfshirë në listën prioriteteve që do të mbulohen financiarisht nga marrëveshja e partneritetit strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në një takim me gazetarët sot kur u pyet nga Portalb.mk. Ai theksoi se aktualisht fokusi është në zgjidhjen e problemeve urgjente që përballen çdo ditë qytetarët, si mungesa e mjekëve dhe infermierëve.
“Spitali i Kërçovës ka hyrë në pjesën e spitaleve me prioritet edhe që do të mbulohet prej buxhetit të cilin e kemi me Britaninë dhe një që prej tyre është edhe Spitali i Kërçovës . Në moment nuk kemi ndonjë proces i cili do të duhet të hapet nesër pasi që atë që ua thashë i kam ndarë prioritetet në shumë të shpejta të mesme dhe me të gjata. Spitali i Kërçovës është shumë i rëndësishëm megjithatë në këto tre muaj kushedi çka do bëjmë dhe nuk mund të hapim proces”, tha Aliu.
Portalb.mk e pyeti ministrin se si e komenton faktin që premtimet për ndërtimin e Spitalit në Kërçovë vazhdojnë tash e 40 vite, por projekti ende nuk është realizuar dhe qytetarët mbeten pa zgjidhje.
“Jo, tash besoj se do të ketë, megjithatë them personalisht nëse më pyetni unë çka kam bërë për këtë periudhë, personalisht jam marrë me këto dhimbje që i ka sistemi shëndetësor që të shërohen sa më shpejtë për shkak se reflektojnë negativisht te pacienti. Për ne pacienti është në qendër të vëmendjes, kështu që mundohemi që këtë pjesë ta optimizojmë ta neutralizojmë ose ta zhdukim nëse do mundemi”, tha Aliu.
Ndryshe me 24 prill, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se në vend të objektit “të ri” të spitalit eksitues në Kërçovës do të ndërtohet një spital tjetër nga themeli, në një lokacion tjetër, pasi themelet e objektit nuk janë të përshtatshme.
Ish Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, edhe pse vitin e kaluar (2024) kishte dhënë fjalën se ndërtimi i Spitalit të Kërçovës do të fillojë me punë në fillim të këtij viti (2025), më 19 mars për tha se “ende s’ka nisur procedura e prokurimit”.
Kujtojmë që një objekti i spitalit të ri të Kërçovës, filloi të ndërtohet që nga vitet e 90-ta. Kërçovarët vazhdojnë t’i marrin shërbimet shëndetësore në hapësirat e spitalit të vjetër, pavarësisht se autoritetet lokale dhe qendrore disa herë u kanë premtuar spital me kushte moderne. Spitali, i cili do të duhej t’u shërbente pacientëve, sot është bërë vendstrehim për qentë endacakë.
- LEXO: Miliona euro shkuan kot, Spitali i Kërçovës s’do të përfundohet, do të ndërtohet një i ri nga themeli
- LEXO: Taravari harroi çka premtoi, i ndryshoi fjalët për Spitalin e Kërçovës (Video)
- LEXO: Spitali i Kërçovës do fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2025 dhe për dy vite do të jetë gati, paralajmëroi Taravari
- LEXO: “Spitali i ri i Kërçovës”, i hapur për qentë në vend të pacientëve që enden në spitalin e vjetër (FOTO)
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Kërçovës kërcënoi të punësuarit që mos të flasin me mediat