Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 756

Kaon Krasniqi, 14 vjeçari që po ndërton të ardhmen përmes inteligjencës artificiale

$
0
0
Fotografi nga arkivi personal i Kaon Krasniqit. Foto: Kaon Krasniqi

Kaon Krasniqi, 14-vjeçari nga Kosova, magjeps me projektet e tij në fushën e inteligjencës artificiale. Ai me Inteligjencë Artificiale ka krijuar aplikacione që do të shërbejnë për shumë përdorues të kësaj fushe, shkruan Portalb.mk.

Krasniqi synon të sjellë kontribute të mëdha për vendin e tij, ai tashmë po zhvillon agjentë të inteligjencës artificiale, duke treguar një aftësi dhe pasion të jashtëzakonshëm për këtë fushë të avancuar.

Për Portalb.mk ai tha se qysh në moshën gjashtë vjeçare ka krijuar projektin e tij të parë e cila ishte një lojë e thjeshtë e ndërtuar me Scratch.

“Pasioni im për teknologjinë lindi kur prindërit më rekomanduan të ndjek një kurs për programim. Aty u njoha për herë të parë me botën e teknologjisë dhe fillova ta kuptoj sa e bukur dhe kreative është kjo fushë. Prindërit e mi kanë qenë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Ata ishin ata që më nxitën të vazhdoja në këtë drejtim dhe më dhanë besimin për të ndjekur pasionin tim. Kam qenë 6 vjeç kur krijova projektin tim të pare, ishte një lojë e thjeshtë e ndërtuar me Scratch, por për mua ishte një përvojë shumë e veçantë”, tha Krasniqi.

Ai tha se qëllimi i tij është të krijojë një platformë që ndihmon njerëzit të mësojnë dhe kuptojnë më mirë fushën e teknologjisë, synimi i tij kryesorë është të krijoj aplikacione që përmirësojnë jetën e njerëzve.

“Projekti im i fundit është i fokusuar në mësimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme. Qëllimi është të krijoj një platformë që ndihmon njerëzit të mësojnë dhe kuptojnë më mirë këtë fushë, duke e bërë më të aksesueshme për të gjithë. Synimi im kryesor është të krijoj aplikacione që përmirësojnë jetën e njerëzve. Dua që teknologjia që zhvilloj të ketë një ndikim pozitiv dhe të zgjidhë probleme reale në jetën e përditshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se përzgjedh tema për projektet e tij që lidhen me problemet që has në shkollë.

“Mundohem të gjej një ekuilibër midis shkollës dhe projekteve. Shpeshherë përpiqem që të përzgjedh tema për projektet e mia që lidhen me problemet që has në shkollë, kështu që më ndihmon të mësoj më shumë dhe të jem më produktiv. Përdor një kombinim të gjuhëve programuese dhe teknologjive të ndryshme, në varësi të nevojës së projektit. Edhe pse në fillim duket sfiduese, dëshira ime për të krijuar projekte e bën procesin shumë më të lehtë dhe më motivues për mua”, tha Krasniqi.

Ai edhe më tej tha se ideja e tij ka lind nga projektet innovative që krijohen duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Ideja më lindi kur pashë sa shumë projekte inovative mund të krijohen duke përdorur inteligjencën artificiale. Më fascinoi potenciali i saj dhe u ndjeva i frymëzuar të ndërtoj diçka që mund të ndihmojë të tjerët”, tha Krasniqi.

Projekti im pritet të lançohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, tha Krasniqi.

“Projekti im pritet të lançohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Besoj se do të sjellë risi, sepse shumë njerëz janë të interesuar të mësojnë rreth inteligjencës artificiale dhe kjo platformë do t’u ofrojë një mënyrë praktike dhe të thjeshtë për ta bërë këtë”, tha Krasniqi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 756

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>