Quantcast
Channel: Intervista – Portalb
Viewing all articles
Browse latest Browse all 756

Arjeta Puca: Nëse keni një ëndërr që të tjerët e konsiderojnë të pamundur, mos u ndalni!

$
0
0
Fotografi nga arkivi personal i Arjeta Puca. Foto: Arjeta Puca

2Fotografi nga arkivi personal i Arjeta Puca. Foto: Arjeta PucaSuksesi nuk është një vijë e drejtë, por një rrugëtim i mbushur me sfida dhe dyshime. Gjatë rrugës sime, kam pasur momente ku askush nuk besonte te ëndrrat e mia, tha për Portalb.mk Arjeta Puca drejtuese e kompanisë “Timak” në Shqipëri. Kjo kompani e saj ka ndërtuar makinën e parë ushtarake të blinduar “Made in Albania”, të quajtur “Shota”. Madje kompania që ka krijuar makinën e parë shqiptare të blinduar është përgjithësisht e përbërë nga vajza. Ajo gjithashtu shtoi se nuk është e nevojshme që të gjithë të besojnë tek ti, mjafton që ti të besosh tek vetja dhe të punosh për vizionin tënd. Puca foli për fillimet e saj, sukseset gjatë këtij rrugëtimi, gjithashtu edhe transetoni mesazh frymëzues deri tek të rejat.

Portalb.mk: Jeni themeluese e kompanisë “Timak” në Shqipëri, që bazohet në punën e vajzave, ku për pak kohë ja keni dalë të prodhoni disa mjete të blinduara, së fundmi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake SHOTA, na tregoni se si ishin fillimet e juaja në këtë sferë?

Arjeta Puca: Si çdo fillim, edhe imi ishte i vështirë, veçanërisht në një fushë teknike dhe të dominuar kryesisht nga burrat. Sfida më e madhe ishte të fitoja besimin e njerëzve në aftësitë e mia teknike dhe vizionin tim. Por puna dhe rezultatet flasin vetë – me kalimin e kohës, duke prodhuar ambulanca, makina zjarrfikëse, automjete policore dhe mjete ushtarake për organizata si NATO, OKB, BE dhe WHO, ne treguam aftësitë tona dhe krijuam një emër të besueshëm në treg.

Pamje nga vajzat e Kompanis “Timak”. Foto: Arjeta Puca
Pamje nga vajzat e Kompanis “Timak”. Foto: Arjeta Puca

Portalb.mk: Kompania “Timak” prodhon ambulanca dhe automjete të mbrojtjes dhe sigurisë, na tregoni këto automjetet e juaja në sa vende ofrojnë shërbim?

Arjeta Puca: Aktualisht, produktet tona përdoren në mbi 20 shtete, duke përfshirë vende në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine, Afrikë, Evropë dhe Azi. Kjo na bën krenarë, sepse tregon që cilësia dhe besueshmëria jonë kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Portalb.mk: Ju gjithashtu punoi me OKB-në, Bankën Botërore dhe NATO-n, sa ju ofrohet ndihmë nga këto vende, sepse si shtet më i vogël Shqipëria keni nevojë për me tepër përkrahje?

Arjeta Puca: Ne kemi bashkëpunuar me OKB-në, Bankën Botërore dhe NATO-n, por nuk kemi pasur mbështetje financiare direkte prej tyre. Projektet tona me këto organizata kanë qenë të fituara përmes tenderëve ndërkombëtarë, ku kemi konkurruar me kompani të tjera. Gjithsesi, kemi marrë mbështetje përmes programeve të menaxhimit të biznesit nga BERZH dhe promovimit nga shteti shqiptar, i cili na ka përfshirë në projekte strategjike.

Fotografi nga grupi i vajzave. Foto: Nga Kompania “Timak”
Fotografi nga grupi i vajzave. Foto: Nga Kompania “Timak”

Portalb.mk: Në fillimet e juaja sa kishit përkrahje si një vajzë shqiptare e kthyer nga emigracioni dhe nga ju erdhi ideja për të prodhuar makina të blinduar?

Arjeta Puca: Fillimisht, u riktheva në Shqipëri për të vijuar punën e babait tim, i cili në Turqi prodhonte makina borëpastruese dhe kripore. Por ky sektor nuk funksionoi këtu, ndaj fillova të aplikoj për tenderë në fusha të tjera. Pas fitimit të tenderëve për ambulanca dhe duke qenë vetë inxhiniere, e mësova procesin e prodhimit. Më pas, erdhën kërkesa për ambulanca të blinduara dhe nga aty lindi ideja për të krijuar një automjet ushtarak të blinduar shqiptar, diçka që deri atëherë nuk ishte realizuar në vendin tonë.

Portalb.mk: Për momentin është prodhuar vetëm një prototip i makinës SHOTA, keni në plan që të prodhohet në seri?

Arjeta Puca: Po, prototipi u përfundua në qershor të vitit të kaluar dhe aktualisht kemi interes nga disa shtete. Sapo të finalizojmë marrëveshjet, do të nisë prodhimi në seri. Ky është një hap i madh për industrinë shqiptare të mbrojtjes, dhe mezi pres ta shoh SHOTËN duke operuar ndërkombëtarisht dhe duke shpëtuar jetë ushtarësh.

Pamje nga makina SHOTA. Foto: Nga Kompania “Timak”
Pamje nga makina SHOTA. Foto: Nga Kompania “Timak”

Portalb.mk: Cilat janë planet e së ardhmes në prodhimet e mbrojtjes?

Arjeta Puca: Pasi SHOTA të hyjë në prodhim në seri, synimi ynë është të zhvillojmë edhe automjete të tjera ushtarake. Në një fazë të mëvonshme, duam të zgjerohemi në prodhimin e anijeve ushtarake. Besoj se kemi infrastrukturën dhe aftësitë për ta realizuar këtë vizion brenda pesë viteve të ardhshme.

Portalb.mk: Si një grua e fuqishme sigurisht që lexuesit tanë dëshirojnë të dinë çelësin e suksesit tënd dhe mesazhin tënd deri te vajzat dhe gratë shqiptare?

Arjeta Puca: Suksesi nuk është një vijë e drejtë, por një rrugëtim i mbushur me sfida dhe dyshime. Gjatë rrugës sime, kam pasur momente ku askush nuk besonte te ëndrrat e mia. Por nuk është e nevojshme që të gjithë të besojnë tek ti, mjafton që ti të besosh tek vetja dhe të punosh për vizionin tënd.

Mesazhi im për vajzat dhe gratë shqiptare është ky: Mos lejoni që kufizimet shoqërore apo paragjykimet të përcaktojnë atë që mund të arrini. Guximi është çelësi i gjithçkaje. Nëse keni një ëndërr, një vizion apo një ide që të tjerët e konsiderojnë të pamundur, mos u ndalni! Sepse momenti kur e realizoni atë ëndërr është një nga ndjesitë më të fuqishme dhe të paharrueshme të jetës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 756

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>